SkyscraperCity banner
1 - 20 of 28 Posts

·
Banned
Joined
·
10,837 Posts
Discussion Starter · #1 ·
Projekti per portin e Shëngjinit.





Nga:Fresh property Albania
 

·
Banned
Joined
·
10,837 Posts
Discussion Starter · #3 ·
Porti i Vlorës, më i madhi në Ballkan


Qeveria shqiptare hapi dje ofertat e para konkurruese për dhënien me konçesion të Portit të Kontenierëve në Pyllin e Sodës, Vlorë. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit duke iu përgjigjur interesit të medias, u shprehën se firma "ZUMAX AG", ishte kompania e vetme që paraqiti ofertën gjatë kësaj procedure. Sipas tyre, kompania "ZUMAX AG" është kompania që ka iniciuar procesin, duke paraqitur propozimin e pakërkuar për këtë konçesion. Në bazë të VKM nr.99, datë 27.01.2009, " Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me konçesion të Portit të Kontenierëve në Pyllin e Sodës, Vlorë dhe Miratimin e Bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet si propozim i pakërkuar shoqërisë", kjo kompani do të përfitojë dhe nga bonusi prej 8% të pikëve. Në këtë drejtim, oferta e dorëzuar do të vlerësohet bazuar në kriteret e përzgjedhura të përcaktuara në dokumentacionet standarde të kësaj procedure, të njohur nga subjekti konkurrues. "Njoftojmë se, në përputhje me Ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006, 'Për konçesionet', të ndryshuar dhe VKM nr. 27, datë 19.1.2007, 'Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së konçesioneve', kreun IX pika 2, shkronja 'c'. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të përfundojë vlerësimin e ofertës së paraqitur brenda afateve dhe autoriteti do të ndjekë procedurat e parashikuara konform ligjit në fuqi", thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie. Deklarata citon gjithashtu se konçesioni do të jepet për një afat kohor 35-vjeçar. Ofertuesi sipas ofertës së paraqitur, ka depozituar 2% të vlerës së ofertës sipas ligjit në varësi. Vlera e investimit për fazën e parë është parashikuar 92 miliard lekë dhe i gjithë projekti kap vlerën 182 miliard lekë. Porti i Vlorës do të kthehet në një nga rrugët ujore më të rëndësishme të rajonit. Aktualisht, në Portin e Vlorës, sipas statistikave të Drejtorisë Portuale, kalojnë 239 mijë tonë në vit. Ndërsa pas investimit, është parashikuar të kalojnë rreth 3 milion kontenierë.

Porti i Vlorës, më i madhi në Ballkan

Terminali i Portit të Vlorës është parashikuar të jetë më i madhi në Ballkan dhe në vendet e Evropës Lindore. Projekti i Portit të Vlorës është realizuar nga një konsorcium anglo-zviceran, i cili është divizioni i kompanisë "Zumax AG". Terminali i kontenierëve, sipas projektit, është parashikuar të ketë një kapacitet prej më shumë se 3 milion kontenierësh në vit. Për realizimin e këtij projekti do të investohen 1.2 miliard euro. Sipas përfaqësuesve të kompanisë "Zumax Ag", porti do të shërbejë si një port transit dhe import-eksport për rajonin, duke ofruar hyrje efikase në det për vendet e Ballkanit. Ndërsa parku industrial, zonë e lirë, do të ketë mundësi të ofrojë tokë, lehtësira dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë në Vlorë. Përfaqësues të "Zumax AG" në të ardhmen parashikojnë ngritjen e shkollave profesionale në Vlorë, për të kualifikuar të rinjtë, në mënyrë që këta të kenë mundësinë të punojnë në kompanitë e huaja, të cilat do të operojnë në Zonën e Lirë Ekonomike, që është pjesë e këtij projekti. Në aspektin social do të ketë të punësuar 2000 punëtorë të kualifikuar dhe stafi menaxhues i portit do të ketë një personel prej 780 persona të specializuar. Sipas specialistëve, ndërtimi i këtij porti do ta shndërrojë Vlorën në një port të madh për Ballkanin dhe rajonin e Evropës Lindore.

Punimet për ndërtimin e portit

Vlora së shpejti do të nisë punimet për njërin prej porteve më të mëdha të Mesdheut, port i cili punëson jo më pak se 50 mijë qytetarë të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë. Në këto vite janë firmosur me dhjetëra kontrata, të cilat punësojnë dhjetëra e mijëra punëtorë, specialistë, ekspertë. Ndërkohë, projekti për ndërtimin e një terminali kontenieresh me kapacitet prej më shumë se 3 milion TEU në vit, si dhe Parkut Industrial zonë e lirë do të shndërrojnë Vlorën në një nga qendrat më të fuqishme të Mesdheut. Projekti me vlerë 1 miliard e 200 milion euro është realizuar nga një konsorcium anglo-zvicerian, i cili është divizioni i kompanisë 'Zumax AG', me bazë në Zvicër.

http://zumaxag.com/vlore.html

 

·
Banned
Joined
·
10,837 Posts
Discussion Starter · #4 ·
Ndreu :porti i Durresit po behet me moderni ne rajon

nterviste me drejtorin e Autoritetit Portual Durres ing. Eduart Ndreu
Ne nje interviste per standard drejtori Ekzekutiv i APD-se ing. Eduart Ndreu ka renditur disa prej investimeve themelore te cilat po realizohen me shpejtesi ne portin kryesor te vendit duke deklaruar se brenda vitit 2011 Porti i Durresit do te jete me moderni ne rajon me te gjitha parametrat e nje porti evropian e boteror duke nisur nga thellesia e basenit e deri tek modernizimi sektoreve.
Zoti Ndreu cilat jane disa prej projekteve te realizuara ne krejt territorin e APD
Ato jane te shumta dhe kapin vleren e disa dhjetera milione eurove dhe dollareve. Porti me i madh i vendit prej 5 vitesh eshte kthyer ne qendren kryesore ku zbatohen projekte dhe investime madhore ne dobi te ekonomise. Viti 2005 deri 2010 eshte edhe periudha qe une do te deklaroja se investimet kane qene me madhoret ne portin detar. Projektet do ti rreshtoj jo nga koha se kur jane realizuar por nga rendesia e tyre. Projekt i nje rendesie te vecante eshte zgjerimi dhe modernizimi i terminalit te trageteve. Ky eshte nje projekt me nje vlere prej 15 milione eurosh dhe eshte i vetmi qe po realizohet me nje kredi te huaj pasi projektet e tjera i kemi realizuar me parate tona. Projekti i ketij terminali perfundon ne pranveren e vitit 2011 dhe deri me tash nje pjese e tij eshte vene ne pune. Ne perfundim terminali do te kete nje siperfaqe prej 60.000 m2 prej te cilave 4.000 metra katrore godinat dhe 56.000 metra katrore sheshet. Ai do te kete nje kapacitet perpunimi per 15 milione pasagjere ne vit. Nder projektet e realizuara eshte ndertimi dhe pajisja e MKZ-se se portit. Per kete u shpenzuan 35 milione leke per godinen dhe 50 milione leke per mjetet dhe infrastrukturen. Eumlshte ndertuar zona administrative me tri korpuse ku do te strehojme perkundrejt qerase biznese te ndryshme qe lidhen me portin. Ky projekt kushton 12 milione euro. Kemi ngritur sistemin e sigurise portuale si dhe ate te monitorimit te cilet kane kushtuar mbi 1 mln euro. Nderkohe eshte ne proces modernizimi kalata lindore. Per kete projekt kemi planifikuar 111 mln dollare. Jane 270 m kalate qe do te modernizohen. Ajo do te jete 30 e gjere dhe pas saj do te krijohet edhe nje shesh me te njejtat permasa. Po brenda ketij projekti eshte perfshire edhe thellimi i detit pergjate kalates nga 7 m thellesi qe eshte sot ne 115 m. Deri tani vetem per ndricimin e kesaj zone kemi instaluar 28 kulla ndricimi si dhe kemi vendosur ne pune 3 elektrovinca te cilet me pare iu nenshtruan procesit te modernizmit ne kete kalate puna per perpunimin e anijeve vazhdon 24 ore pa nderprerje.
Sipas jush cilat do te jene projektet dhe objektivat te cilat presin zbatimin per vitet qe vijne
Ato jane te shumta por me konkretisht prioriteti yne mbetet thellimi i portit pasi per shkak te thellesise 7 metra porti ende klasifikohet ne portet mesatare. Ne tashme kemi nisur nga puna per kete projekt kemi angazhuar nje kompani gjermane HPC Hamburg Port Consulting e cila po merret me studimin e zones nenujore analizat gjeologjike kimike e te ndikimit ne mjedis. Kjo kompani do te na sugjeroje termat per thellimin e portit. Me pas do te kalohet ne procesin e tenderimit qe i bie nga fillimi i viti te ardhshem. Qe tani gjermanet na kane sugjeruar qe dheu qe do te germohet ose mund te shitet ne tregun e huaj ose mund te perdoret per krijimin e nje terminali ne lindje te portit detar. Synohet qe pas perfundimit te ketij projekti te realizohet nje thellesi prej 115 m ne kalate dhe 125 m ne kanal. Kjo thellesi do te lejoje hyrjen ne port te anijeve te tonazhit te larte.
Po per zgjerimin e terminaleve ne funksion te sherbimeve te tjera cfare objektivash keni
Sapo te largohet peshkimi nga vendi ku ndodhet sot do te punohet per zgjerimin e terminalit te trageteve. Kjo do te kerkoje nje pauze 2 apo 3-vjecare. Por do te procedohet ne vazhdimesi per ndertimin e terminalit te cimentos atje ku sot eshte vendosur kantieri detar Kurum sh.p.k. Turqit kane ne pronesi 8 ha toke. Ne duke u mbeshtetur ne ligjin shqiptar do ta shpronesojme ate duke paguar per vleren e tokes. Per kete kemi planifikuar 1 milion dollare. Objektivat tona mbeten reale dhe konkrete. Tashme pjesa dermuese e sherbimeve portuale jane privatizuar dhe po shkohet drejt transformimit te APD ne pronar te te gjithe tokes se portit dhe ne menexhues te kesaj pasurie. Gjate ketyre 5 vjeteve eshte privatizuar procesi i mirembajtjes se elektrovincave. Jane krijuar 2 kompani private ngarkim shkarkimi dhe ne proces eshte edhe nje e trete. Po punohet per dhenien me koncesion te terminalit te kontejnereve. Gjithashtu po punojme per privatizimin e procesit te mirembajtjes se pajisjeve dhe linjave elektrike. Shume shpejt nuk do te degjohet me per elektriciste apo hidraulike te portit por per kompani qe mirembajne keto sisteme. E gjithe kjo pune per zhvillimin dhe modernizimin e portit si dhe per privatizimin e sherbimeve ka sjelle vetem per vitin 2009 nje shume prej 28 miliarde lekesh fitime nga 17 miliarde qe ishte ajo ne vitin 2005. Si perfundim dua te deklaroj se porti i Durresit shume shpejt do te renditet ne portet kryesore te Ballkanit dhe pse jo edhe te Evropes si per sigurine madhesine territoriale raportin e sherbimeve dhe sasine e cilesine e tyre.
Porti rriten importet dhe eksportet
Kurbat e grafikeve te importeve dhe eksporteve ne portin e Durresit jane ne rritje duke pershpejtuar ritmin e tyre te zakonshem. Ne kete periudhe perfundon zyrtarisht edhe sezoni turistik veror dhe tregtaret grosiste kudo ne Evrope kthehen ne pune. Dje ne portin e Durresit gjendeshin ne rade dhe prisnin shkarkimin e mallrave te tyre afro 16 anije mallrash kurse tre te tjera te huaja prisnin te ngarkoheshin me mineral dhe tjetra po shkarkon grure. Kjo eshte nje situate krejt e pazakonte kane bere te ditur punonjesit e ngarkim-shkarkimit. Edhe ne dogane ka nisur sezoni i fluksit te ardhjes se anijeve qe zhdoganojne mallrat e tyre duke permiresuar te ardhurat te cilat jane planizuar dhe derguar nga Ministria e Financave. Ata qe kane hyre e dale kete vit me traget nga porti i Durresit kane vene re rritje te ankorimit te anijeve me mallra ne rade. Jane anijet e tregtareve vendas qe kane vajtur ne shtete te ndryshme te botes dhe ngarkuar prej andej mallra ushqimore dhe industriale. Nje seri mallrash te cilat me pare importoheshin me pakice dhe sillnin te ardhura me per doganen e Durresit kane pesuar rritje te ndjeshme. Keshtu jane automobilat e perdorur produktet elektroshtepiake nafta D-2 materialet e ndertimit plehrat kimike per bujqesine pijet alkoolike frutat ekzotike e te tjera te cilat ose hyjne me pakice ose nuk futen fare. Nderkohe rritje te forte ka pesuar edhe sektori i eksportit. Grafiket flasin per rritje te eksportit te konfeksioneve te cilat ose prodhohen me porosi ose mbajne vulen e firmave tona te prodhimeve te porositura per industrine e kepuceve eksporti i skrapit te zi dhe atij me ngjyre si dhe ai i produkteve bujqesore.
Ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar importet jane rritur ne masen 30 dhe eksportet 60 . Shkak per keto te fundit ka qene rritja e kerkesave nga operatoret e huaj por edhe normaliteti i cmimeve te tyre ne burse. Nje situate e tille ka krijuar pune edhe per agjencite e transportit detar dhe anijet e transportit.
Operatoret e portit shprehen Nje gjallerim te metejshem te situates e presim pas dates 15 shtator kohe kur tregtaret grosiste nga vende te ndryshme te Evropes u kthehen puneve te tyre.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/ar...orti-i-Durresit-po-behet-me-moderni-ne-rajon#
 

·
Banned
Joined
·
10,837 Posts
Discussion Starter · #6 ·
KRRTRSH miraton planin e portit te Sarandes
Ne drejtimin e Kryeministrit Berisha po zhvillohet mbledhja Keshilli i Rregullimit te Territorit per te diskutuar ne lidhje me projekte ne fusha te ndryshme.
KRRTRSH kaloi planin per rikonstruksionin e portit te Sarandes. Kryeministri Berisha deklaroi se porti i Sarandes do te lejoje ankorimin e anijeve te medha. Porti do te furnizohet 24 ore me energji elektrike dhe do te kete vende parkimi per makinat.
Ne mbledhje ka kaluar edhe plani i portit te peshkimit ne Durres.
Lidhur me kete projekt Berisha deklaroi se problemi i daljes se rruges nga porti pesoi modifikim te rendesishem. Ai theksoi se u vendos qe porti te dale ne port dhe se ku do ndertohet merkato e peshkut do percaktohet nga bashkia. Dalja nga porti i Durresit ne qytet ne nje kohe kur porti ishte 300 m larg rruges se qytetit mund te krijonte erera te pakendshme per qytetin. Ky pretendim beri qe te ndryshonte teresisht drejtimi i daljes ku dalja do jete brenda portit por kjo perjashtoi mundesine e lidhjes se tij me merkaton. Se ku do percaktoje bashkia e Durresit ndertimin e merkatos kjo mbetet pee tu pare. Normalisht portet e peshkimit lidhen direkt me merakton e peshkut theksoi Berisha. Ndersa ministri i Mjedisit Mediu tha se eshte dhene leja e mjedisit per kete projekt.
Porti i peshkimit do te spostohet ne nje territor ujor ne te cilin do te punojne rreth 130 anije peshkimi.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/ar...i/KRRTRSH-miraton-planin-e-portit-te-Sarandes
 

·
Banned
Joined
·
10,837 Posts
Discussion Starter · #7 ·
Ne zbatim te master planit porti qytetit do te jete port vetem per perpunimin e pasagjereve dhe aktiviteti i perpunimit te mallrave do te kryhet ne portin e limionit. Per kete me fondet buxhetore ka perfunduar kalata e mallrave ne limion me gjatesi 75 ml dhe thellesi 7.5 ml si dhe do te vazhdoj zbatimi i projekteve te tjera si kalimi i elektrovinxhit, rrethimi i portit, vazhdimi i ndertimit te kalates edhe 25 ml , ndertimi i skolierjes etj .po keshtu me fondet e Bankes Boterore dhe te Qeverise Shqipetare ka perfunduar hartimi i projekt zbatimit te ndertimit te kalates se trageteve ne portin e qytetit me gjatesi 180 ml dhe thellesi 9 m dhe brenda vitit 2009.

http://www.portisarande.com.al/index-4.html
 

·
...i Maliqit...
Joined
·
2,587 Posts
Projekti per portin e Shëngjinit.
That project looks incredibly fake, both in its layout and the fact that there's zero room in Shengjin for something like this. Allowing capacity for up to 500,000 ton cargo??? That means, it will be able to accommodate ships that don't even exist yet in cargo.

-------------

Oh wait...I'm not supposed to say anything negative and disappointing anymore. What I mean to say is...this is a wonderful project and will make Albania the country with the biggest port, the most modern port, and the largest cargo capacity nation in the Entire Mediterranean. I'm certain it will be build...

:|
 

·
Registered
Joined
·
356 Posts
That project looks incredibly fake, both in its layout and the fact that there's zero room in Shengjin for something like this. Allowing capacity for up to 500,000 ton cargo??? That means, it will be able to accommodate ships that don't even exist yet in cargo.

-------------

Oh wait...I'm not supposed to say anything negative and disappointing anymore. What I mean to say is...this is a wonderful project and will make Albania the country with the biggest port, the most modern port, and the largest cargo capacity nation in the Entire Mediterranean. I'm certain it will be build...

:|
That is rather negative and pessimistic from you Grupi Armiqsor! No one is expecting it to be making Albania the country with the biggest and most modern port in the entire Med. 500, 000 ton cargo ships may or may not exist but I think you've misinterpreted what they are saying. I think they mean that the port can expect to deal with up to that amount of cargo at anyone time. And even if they were to build such a project (which again I'm not saying they will), why are we not allowed to expect or have something with such a futuristic potential?

I think it will be built, albeit not in the immediate time but this is largely dependent on the needs of the northern part of our nation. This is the port of Kosova and so its up to them when and how they build it.
 

·
...i Maliqit...
Joined
·
2,587 Posts
No one is expecting it to be making Albania the country with the biggest and most modern port in the entire Med
Those articles, for some reason, somehow...had me confused :nuts:

I think they mean that the port can expect to deal with up to that amount of cargo at anyone time
They don't say that.

why are we not allowed to expect or have something with such a futuristic potential?
There's no law against day-dreaming.
 

·
Registered
Joined
·
973 Posts
pa i shti hunt n'cdo teme edhe me dhi me kto postet tua t'gata sbohet besom qe krejt forumi u bo monotoni shkaku yt edhe i disa tjereve qe hine vec me bo llaf palidhje.
 

·
Banned
Joined
·
12 Posts
Im glad to see these projects taking root...If they build this port and also the port of vlore on a large scale it would dramatically boost the economy. It would also be beneficial to enlarge the port of sarande to allow large ships to dock.
 
1 - 20 of 28 Posts
Top