SkyscraperCity banner

1 - 20 of 16368 Posts

·
Mŏdĕrātŏre ād vitām
Joined
·
6,749 Posts
Discussion Starter #1 (Edited)
***

Me arritjen e faqes së 10'000-të në këtë thread është parë i udhës arkivimi i bllokut të vjetër të postimeve të lira, për t'i lënë vend një teme të re.

***

// Gjej rastin për të përsëritur parimet themelore, të bazuara në rregulloren e përgjithëshme të këtij forumi, të cilat kanë peshë më shume se kurre në brëndësi të forumeve të lira:


  • Çdokush duhet të mbajë një qëndrim të hapur e një qasje të moderuar kundrejt bashkëbiseduesve.

  • Profili themelor i këtij forumit është ai i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban.

  • Kah këtij profili, në forum gjejnë vend edhe nën/forumet me tematikë të lire.
    Forum i lirë do të thotë një "forum me tema të ndryshme nga strukturimi parësor i kategorisë së Arkitekturës dhe Planifikimit Urban", në asnjë kontekst ky term nuk nënkupton "forumin anarkik - ku çdokush nis çfarëdo diskutimi që mund të përmbajë apo shpjerë në diskutim me përmbajtje shpesh fyese apo provokuese ndaj bashkëbiseduesve" .

  • Nëse një apo më shumë postime përmbajnë shkrime apo materiale, në këndvështrimin tuaj fyese apo provokuese, forumi vë në dispozicion funksionet e posaçme të raportimit ashtu si edhe nje hierarki moderatorësh, euromoderatorësh, administratorësh të cilët mund të kontaktohen në mënyre të drejtëpërdrejtë nëpërmjet një mesazhi privat (pm), e do të bëjnë gjithçka është e mundur, në kohën më të shkurtër, për t'u ardhur në ndihmë anëtareve të forumit.

  • Fyerjet, provokimet dhe kërcënimet në mënyrë direkte apo indirekte ndaj anëtarëve të tjerë, përbëjnë një qasje rreptësisht të ndaluar e cila mund të shpjerë në dënime deri në largimin nga forumi të anëtarëve që i vënë në jetë.

  • Është veçanërisht e këshillueshme që tematikat e ndjeshmërisë së veçantë të cilat mund të shpien në debate të kota e plotësisht jashtë frymës themelore të këtij forumi, si ç'mund të jenë postimet me përmbajtje politike, fetare apo nacionaliste, të lihen jashtë këtij të fundit.

  • Për çfarëdo sqarimi të mëtejshëm, ftoj të gjithë të shfletojne Udhërrëfyesin dhe Rregullat e forumit, e te konsultojnë publikisht apo privatisht
    moderator(ët)in / euromoderatorët / administratorët pergjegjës.

  • Lista e tyre, e përditësuar më 20/01/2016 është si vijon: AlbanPOLIMI, Matthieu, 3tmk, Singidunum, Boltzman, Jonesy55.
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,135 Posts
^^:lol:

Kurse nje lajm tjeter historik ne nje faqe historike! :cheers:

Zbulohet planeti i nëntë në Sistemin Diellor?


Dy astronomë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, kanë bërë të ditur se kanë gjetur prova të mjaftueshme se buzë Sistemit Diellor ekziston edhe një planet tjetër, raporton Washington Post.

Ata e kanë quajtur planeti i nëntë, duke vlerësuar se është tri herë më i madh dhe dhjetë herë më i rëndë se Toka, dhe gjendet jashtë orbitës së Plutonit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët Michael Brown dhe Konstantin Batigin, e kanë botuar punën e tyre në revistën “Astronomical Journal”. Ata kanë deklaruar se nuk e kanë parë drejtpërdrejtë planetin e nëntë, por pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme se ai ekziston.


http://www.telegrafi.com/teknologji/zbulohet-planeti-i-nente-ne-sistemin-diellor-video-85-425.html
 

·
Banned
Joined
·
2,169 Posts
Sorry , Tema Politika apo Diskutime e Dites te jete e ndare per Shqiperine vec dhe Kosoven vec se behet nje lemsh i madh qe i pari se merr vesh te dytin e i dyti te parin . KAOS !:cheers:
Pse te ndahet? Shume mire eshte keshtu. Ku e pe kaosin ti?
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,135 Posts
A nuk ishte ne plan qe faqja e re te pagezohet me emrin Oda? :eek:
Ne qoft qe e kemi mbeshtetjen e tjereve, jam i mendimit qe te behet emri Oda :D

OK por na e ndaj pak Politiken , Kosove e Shqiperi se u beme lemsh , plus dhe ca gjera te tjera duhen ndare .
Shkove larg, Gjergj. Edhe brenda politikave ne republikat te ndryshme jan mosmarreveshjet te medha:grandpa:
 

·
Zog shqiptari
Joined
·
5,876 Posts
^^
Është institucion shqiptar, si i tillë ishte përshtat. Përndryshe propozoj që të quhet faqja edhe Kuvendi. Është gjithashtu emërim puro shqiptar i një institucioni diskutimi e debatimi, ngjashëm sikurse Kneseti hebrej, Tagu gjerman, etj. Pasi që veç po kërkohet të jemi puro shqiptar, do të ishte rasti që të deshmohemi të pakten në këtë rast :D
 

·
γνῶθι σεα
Joined
·
4,923 Posts
^^
Është institucion shqiptar, si i tillë ishte përshtat. Përndryshe propozoj që të quhet faqja edhe Kuvendi. Është gjithashtu emërim puro shqiptar i një institucioni diskutimi e debatimi, ngjashëm sikurse Kneseti hebrej, Tagu gjerman, etj. Pasi që veç po kërkohet të jemi puro shqiptar, do të ishte rasti që të deshmohemi të pakten në këtë rast :D
Nuk me duket se "oda" eshte emertim puro shqiptar. Per me teper ne Shqiperi nuk perdoret si fjale, mendoj si parafolesi qe mire eshte keshtu sic eshte. :cheers:
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts

  • Fyerjet, provokimet dhe kërcënimet në mënyrë direkte apo indirekte ndaj anëtarëve të tjerë, përbëjnë një qasje rreptësisht të ndaluar e cila mund të shpjerë në dënime deri në largimin nga forumi të anëtarëve që i vënë në jetë.
Bla bla bla...Sa te pavlera jane keto shkrimet e tua sa qe habitem si lodhesh kot duke i shkruar!!! Je moderato? Merr masa jo fjale pa fund se nuk kemi nevoje per edukator.

Do ishte mire ne kete pike te jepje doreheqjen nje here e mire dhe te na beje nje nder te gjitheve.

Me gjithe respektin qe kam per ty mendoj se do ishte gjeja e duhur. Ti justifikohesh se jemi pak anetare dhe mundohesh ne menyre diplomatike te evitosh masat (sipas rregullores), sepse te vjen keq, sepse shpesh here anetaret e perfshire ne debate absurde jane kontribues aktive te forumit etje...Nuk perjashtoj as veten time ne kete rast :) ku shume here jam kursyer edhe pse e kam kaluar cakun duke u perfshire ne debate koti ne vend qe te perdor opsionin ''report''.

Merr masa mor shok cfare na lodh kot. :cheers:
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Nuk me duket se "oda" eshte emertim puro shqiptar. Per me teper ne Shqiperi nuk perdoret si fjale
Ne veri perdoret akoma sot, dhomat oda i quajne. A eshte emertim puro Shqiptar kete akoma nuk e di!. Prsh ke ''oda dibrane'' :cheers:.

Gjithsesi. tema nuk ka perse te ndryshoje emer dhe nuk kuptoj nga doli kjo ide.
 

·
Zog shqiptari
Joined
·
5,876 Posts
Plaku i dëshpëruar shanë politikanët

Në një video të publikuar në yotube shihet një plak i cili hedh akuza ndër më të ndryshmet për politikanët kosovarë.
Sipas lexuesit që e ka dërguar videon në adresë të Telegrafit, bëhet fjalë për një plak të dëshpëruar nga Mitrovica i cili jeton në kushte të vështira. /Telegrafi/
 
1 - 20 of 16368 Posts
Top