SkyscraperCity banner

16301 - 16320 of 16425 Posts

·
Registered
Joined
·
4,697 Posts
Dëshpëruese situata, të kishin prit edhe pak deri sa të sistemohej puna e virusit. Edhe ajo pak dritë që kishte ngelur për Kosovën dhe popullin shqiptar u shua.
 

·
Registered
Joined
·
6,777 Posts
Ku keni qenë deri dje, të dashur europianë?
Befas, 10 sekonda para se të bie qeveria, u alarmuan europianët. Mos ishte pak si vonë?

1. Angela Merkel, ajo që heshti një dekadë dhe toleroi politikën antikosovare të sabotimit nga presidenti serb, e përkrahu idenë që dialogun me Serbinë ta drejtojë qeveria e Republikës së Kosovës. E përkrahu, pak a shumë, edhe heqjen e tarifave siç e kishte propozuar qeveria. Mos ishte pak si vonë, zonja kancelare?
2. Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë u alarmuan dhe për herë të parë në historinë e shkurtër të Kosovës i dorëzuan demarsh LDK-së që të mos prishë koalicionin. Mos ishte pak si vonë, të nderuar ambasadorë?
3. Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon nuk i ndali porositë alarmante në Twitter që qeveria të mos rrëzohet. Ajo mund të jetë e pafuqishme vetë, por ku janë deputetët e tjerë të Parlamentit Europian? Ku kanë qenë prej vitesh? Tani, në kohëra të koronakrizës, kuptohet, kanë halle të tjera, secili këqyr bazën e vet elektorale.
4. Socialdemokratët gjermanë apeluan që në Prishtinë të ndalen lojërat e papërgjegjshme politike. Por socialdemokratët gjermanë mbajnë ministritë më të rëndësishme në qeverinë e kancelares Angela Merkel dhe kanë pasur gjatë gjithë këtyre viteve mundësi të jenë më proaktivë, më të zëshëm ndaj politikave destruktive të Beogradit në rajon. Sekretari i shtetit për Europë, Michael Roth, nuk harron asnjëherë që përmes Twitterit t’ia urojë ditëlindjen Ana Bërnabiqit, por reagon vetëm me gjysmë zëri kur presidenti serb që ka marrë miliarda nga BE i fyen rend me rend shtetet e BE-së dhe thotë se prej tyre nuk pret solidaritet, rroftë Kina. Ministri i Jashtëm Heiko Maas më shumë lë përshtypjen e një politikani që ka qejf të reklamojë kostume të ngushta burrash se sa të bëjë politikë, Machtpolitik, siç i thonë gjermanët. Gjermania, superfuqia e Europës rri anash, sepse nuk dëshiron të marrë përgjegjësi, ndonëse ky shtet ka investuar aq shumë në rajon dhe gëzon imazh tepër të mirë. Nuk mjafton që ministri gjerman i Shëndetësisë të vijë në rajon për të rekrutuar mjekë e infermiere. Duhet pak më shumë vizion.
5. Reaguan edhe europianë të tjerë. Dhe mirë që reaguan, sidomos në këtë kohë të krizës me pandeminë, kur kanë halle të tjera, por ku ishin këta europiane para një viti, dy vitesh apo tri vitesh, kur nuk kishte pandemi dhe kur samitet me autokratët e Ballkanit i ngjanin sesioneve për fotografim të burrave me ambicie për t’u bërë model pasi kishin vjedhur vendet e tyre me dekada?
6.
Këto reagime të europianëve erdhën vonë, tepër vonë. T’i lëmë anash krejt tmerret e politikës kosovare, sepse nuk ka dilemë që Kosovën e ka marrë në qafë “elita” krimogjene politike, por duhet thënë po ashtu: në dekadën e fundit BE i ka lënë gjërat në Ballkan të ecin vetë. Pothuaj në autopilot. Akterë të tjerë e kanë “pushtuar” terrenin. Në Berlin këshilltarë të Angela Merkelit me cinizëm thonë: heqjen e vizave për kosovarët nuk mund ta përfaqësojmë politikisht në opinion. Pra, opinioni qenkësh kundër, sepse kosovarët dhe sidomos politikanët e tyre kanë imazh të keq. E si nuk qenë kundër kur Gjermania dhe shtete të tjera të Schengenit ia hoqën vizat 40 milionë ukrainasve dhe gati 4 milionë gruzianëve? Vërtet këto shtete qëndrojnë më mirë se Kosova sa i përket sundimit të ligjit?
7.
Ishte Federica Mogherini ajo që u dha leje presidentëve të Serbisë dhe Kosovës të flasin për çdo temë, edhe për prishjen e kufijve. Dhe këta folën. U përkrahën nga lobistë të paguar mirë. Nga gazetarë cinikë perëndimorë të etur për protagonizëm. Ishin gra e burra cinikë të zyrës së Mogherinit dhe të zyrës së Johannes Hahnit që në dy vitet e fundit pandërprerë i kanë rënë daulles për një marrëveshje në dëm të Kosovës. Ishte Emmanuel Macroni që dha shenja se Franca përkrahë çdo zgjidhje për të cilën palët merren vesh. Austria me kancelarin Sebastian Kurz dhe me ish-diplomatë si Wolfgang Petritschi befas u bënë pjesë e agjendës për ndryshimin e kufijve, sepse “duhet dhënë Serbisë diçka”. E kjo diçka është tokë. Land! Kësaj valleje tash po i prin edhe ambasadori i Donald Trumpit, me mentalitet kauboji dhe pa kurrfarë dije për historinë e rajonit.
8.
Tash sa europiani, sa politikani e profesori, politologu e mençuraku alarmon botën e Twitterit se BE nuk po ka ndikim në rajon. Jo a? Kur bën aleancë me autokratë për një dekadë, kur i toleron veprimet e tyre, kur me Ballkanin merren injorante politike si Federica Mogherini, s’ke përse habitesh me rezultatin. Ndoshta kjo çfarë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, një skenar pothuaj latinoamerikan i dëbimit të qeverisë, do t’i zgjojë nga kllapia disa europianë. Por ekziston rreziku që Kosova shumë shpejt të ballafaqohet me “rezultatin” e gatuar prej vitesh dhe – po ashtu - shumë shpejt të harrohet edhe kjo çka ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një përdhosje e vullnetit elektoral nën presionin brutal të një kamarille me ambicie puçesh politike.
9.
Tash emisarin e ri të BE-së, Mirosllav Lajçak, e pret një punë e vështirë për të hequr barrierat dhe bërllokun që kanë lënë pas paraardhësit e tij. Kundërshtarët e tij të prirë nga kryetari i Kosovës janë mobilizuar edhe në Prishtinë. Ata kanë frikë se një kyçje e BE-së në dialog e vonon dhe ndoshta e pamundëson “pazarin”. Prandaj, po vlon retorika antieuropiane e ithtarëve të presidentit. “Pazarin” këta e bëjnë me “Rickin”, por nuk i refuzojnë milionat e BE-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
 

·
Smart User
Joined
·
3,153 Posts
Ne realitet jemi ne qe kemi shpresu shume nga nje koalicion, i cili qe ne start ka qene i deshtuar. Vetem kujtoni bisedimet per ta formuar qeverin, aty me shume ka pase fushate sesa vullnet per bashkeqeverisje.

Thojke Buki qe koalicioni i shpreses ra kur e zgjodhen kuvendarin pa marreveshje, po ju nuk i besojshit, qe tash.:D:D:p
Buki ju ka thane qe edhe Nisma ka me hi ne parlament, po njerzit nuk besojshin, cka me ju bo kur s'ngojne. LDK ka insistu me hi Nisma ne parlament, a thu pse. :)

Nuk eshte kijamet qe ka ra kjo qeveri, kijamet eshte se ne kemi nje kushtetute qe nuk lejon krijim te qeverise nga nje parti e vetme. Per te kriju qeverine dhe politikat e vetme nje parti politike ne Kosove duhet me i fitu 60% +1 vota te qytetareve e kjo eshte totalisht e pamundur, pavaresisht pershtypjes qe ne e kemi se sa ka perkrahje ne popull kjo apo ajo parti.

Kjo dmth qe edhe pas zgjedhjeve te reja (kurdo qe mbahen) prap kemi me pas nje VV qe eshte e detyrume me bo koalicion (kompromis) me ndonje parti tjeter, e pastaj prap do kemi mosmareveshje, intriga politike, tensione, etiketime, deshperime etj. Kosova ka nevoje per kushtetute te re, jo per qeveri te re me kete kushtetute.
 

·
Registered
Joined
·
6,777 Posts
Sigurisht LDK-ja i ka pergjigjet per keto pyetje masi e orkestroi rrezimin e qeverise. Perndryshe rrezimi i qeverise vetem per te ardhur ne piken e njejte do te ishte ofendim i intelegjences e loje me qytetarin.

A e ka pyet najkush LDK-ne e Isen e Agimin e Skender harmoniken se cka ndodh tash?
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,138 Posts
Reality check.

1. VV jo vetem qe e ka inicizu, shty dhe fuqizu po kane shpresu ne ramjen e qeverise sa me shpejte sepse presioni i jashtezakonshem i SHBA-ve ne njeren ane dhe i LDK-se si partner i barabarte ne qeverisje ne anen tjeter ishte bere problem qe nuk kapercehet nga qeveria e tyre. Albini, kete e arriti.

Pra, ju fanatiket e VV-se ne forum nuk keni pse me u deshpru, krejt kjo ishte nje kalkulim deri ne detaj politik i sulltanit tuaj, Albinit. Cheer up.
LDK-ja e ka dite qe VV deshiron me hiq taksen dhe me fut reciprocitet ne vend te saj. Dhe prap e kan bere koalicionin. VV-ja nuk e ka pas ndermend me pranu diqka qe nuk e perkrah vet.

Dhe ne ate moment me ministria te Qeverise e me punu ne kundershtrim me kryeministrin nuk mundet. Dhe sic thu ti nuk ka lidhje me qka ka deklaru Veliu, por edhe ne Munchen dol foli Hoti ne kundershtrim me Albinin. Thua ti, i kemi dy qeveri ne Kosove. E ktu esht problemi.

Ne asnje kompani serioze ne bote, nuk folin ne krye veti cdo punetore. Por ja esht CEO-ja qe udheheq ndonje takim, apo naj person tjeter i zgjedhor, dhe aj/ajo person i shpreh mendimet e kompanis dhe i mbron qendrimet e kompanis. Ne qoft qe brenda takimit ja fillojn ma shum punetore te ndryshme me shpreh mendimet e tyre, apo te thuajn diqka qe kundershton njeri tjetrin, aty behet kaos. Dhe ajo kompani nuk mund te merret seriozisht.

Kjo pak a shum tregon qe LDK-ja dhe VV-ja per nje kohe te gjat i paten 100 takime per me vendos prioritet e koalicionit, ama gabuan qe nuk ja filluan te bisedojn per ceshtjet kryesore ne fillim...
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,138 Posts
A e ka pyet najkush LDK-ne e Isen e Agimin e Skender harmoniken se cka ndodh tash?
Kjo puna e struktures e LDK-s, me duket pak qesharake. Njerz qe nuk kan kandidu per deputet dhe nuk kan vota popullit nga krejt Kosova, jan ata qe vendosin te ardhmen e Kosoves permes deputeteve te tyre ne Kuvend.

Ne qoft qe je Kryetare i nje partie apo ne kryesin, duhesh te ket aspirimin per me vepru ne nivel shteteror dhe jo komunal. E ne ate kryesi ish desht me kan njerz si Quni ma shum qe edhe kan qene deputet, dhe jan votuar nga populli ose qe veprojn ne nivel ministrie. E jo njerz qe nuk kan vota, ose jan kryetar ne komuna te vogla....

Nuk di a esht Arben Gashi pjese e kryesis te Ldk-s?
 

·
Registered
Joined
·
641 Posts
Prioritet mbi prioritete te Kosoves eshte permbyllja e ceshtjeve te hapura me serbine. Qeveria Haradinaj ra per shkak se nuk ishte e gatshme per bisedime, ra edhe kjo per ate shkak e edhe tjerat do te bien nese qeveria nuk shkon me na perfaqsu ne dialog.

Europes nuk i ka hanger kurre per Kosoven, saqe qe 10 vjet jemi ne bisedime pa kurrfar perparimi, ajo e deshiron vetem stabilitetin ne Ballkan, qe ta kete rahatine e vet, kurse Amerikes i ka humb durimi me neve duke i pase edhe 100 probleme tjera neper Bote dhe deshiron qe ta permbylle njehere e pergjithmone ceshtjen e Kosoves.

Kush i del ne rruge e fshine perpara. Ra Ramushi ne gropen e vet, ra ky ne grope te Ramushit. Deri sa nuk i heqim temat e medha prej tavolines, kurre qeveri normale ski me pase.

E nese deshironi me gjete fajtorin mbrenda kesaj qeverie, ajo tjeter teme, por thelbi eshte te taksa dhe mos gatishmeria me hy ne bisedime. LDK ja ka ba me dije moti qe ajo nuk rrin ne nje qeveri ne konfrontim me Ameriken dhe pas kalimit te pandemise, ajo do te del prej qeverise.
Albini vendosi me ja ngreh kambzen me qellim me kthy situaten ne favor te vetin, ne mes te pandemise. Taktizim i flliqt e i pamoralshem, po i rezultoi me sukses.

Kurse ato llafet tjera qe shkoi kjo qeveri per deklarata te Agim Veliut, ato jane hajgare.
Kallxoni cila parti kish me toleru shkarkimin e nenkryetarit te partise. A e kish toleru VV shkarkimin e Glaukut a? Kurre e perjete.
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,138 Posts
Kallxoni cila parti kish me toleru shkarkimin e nenkryetarit te partise.
Nuk di cfare vlere ka pozita e nenkryetarit kur jan edhe 100 nenkryetar tjere?
 

·
Registered
Joined
·
641 Posts
Nuk di cfare vlere ka pozita e nenkryetarit kur jan edhe 100 nenkryetar tjere?
Nuk jane edhe 100 po 7 jane krejt. Po edhe sikur te ishin 10 ai eshte nenkryetari i pare i partise. Ty nuk te pelqen, po mu edhe ma pak, tjerve hiq, pajtohna. Po ai akti i shkarkimit ishte me nxite urrejtjen ndaj figures se Albinit edhe me rrxu qeverine, per kurgja tjeter nuk eshte shkarku.

Ti po thu qe sbahet nami mu shkarku, po asnje parti nuk e kish toleru ate akte, po LDK po u dashka mu fliju per hire te Albinit. Sa e sa poshterimin e ka hanger LDK prej VV qe nga koha e zgjedhjeve, kjo ishte maja.

Pajtohem qe te gjithe funksionaret e partise duhet te maten ne zgjedhje, rrjedhimisht votat e popullit ne zgjedhje nacionale duhet me ja dhane fuqine mbrenda partise, kjo eshte nje e mete e madhe e LDKse. Ama as Haki Abazi nuk e ka marre asnje vote e u ba zv.kryeminister, qe ja ka shti flaken me te madhe ketij partneriteti. As Rozeta Hajdari e as Blerim Reka, po per cudi vec Agimi po ju pengon.
 

·
Zog shqiptari
Joined
·
5,889 Posts
Prioritet mbi prioritete te Kosoves eshte permbyllja e ceshtjeve te hapura me serbine. Qeveria Haradinaj ra per shkak se nuk ishte e gatshme per bisedime, ra edhe kjo per ate shkak e edhe tjerat do te bien nese qeveria nuk shkon me na perfaqsu ne dialog.

Europes nuk i ka hanger kurre per Kosoven, saqe qe 10 vjet jemi ne bisedime pa kurrfar perparimi, ajo e deshiron vetem stabilitetin ne Ballkan, qe ta kete rahatine e vet, kurse Amerikes i ka humb durimi me neve duke i pase edhe 100 probleme tjera neper Bote dhe deshiron qe ta permbylle njehere e pergjithmone ceshtjen e Kosoves.

Kush i del ne rruge e fshine perpara. Ra Ramushi ne gropen e vet, ra ky ne grope te Ramushit. Deri sa nuk i heqim temat e medha prej tavolines, kurre qeveri normale ski me pase.

E nese deshironi me gjete fajtorin mbrenda kesaj qeverie, ajo tjeter teme, por thelbi eshte te taksa dhe mos gatishmeria me hy ne bisedime. LDK ja ka ba me dije moti qe ajo nuk rrin ne nje qeveri ne konfrontim me Ameriken dhe pas kalimit te pandemise, ajo do te del prej qeverise.
Albini vendosi me ja ngreh kambzen me qellim me kthy situaten ne favor te vetin, ne mes te pandemise. Taktizim i flliqt e i pamoralshem, po i rezultoi me sukses.

Kurse ato llafet tjera qe shkoi kjo qeveri per deklarata te Agim Veliut, ato jane hajgare.
Kallxoni cila parti kish me toleru shkarkimin e nenkryetarit te partise. A e kish toleru VV shkarkimin e Glaukut a? Kurre e perjete.
Sa trunin e peshkut e keni ju militanet e LDK's. Pa kalu 2 muj niset me i harru premtimet e veprimet e juaja. Nese ke harru, po ta rikujtoj prap: a u zgjodh Glauk Konjufca kryetar Kuvendi? A insistoj LDK qe patjeter ajo me e marr atë post? A e flijoj VETËVENDOSJA Konjufcen për pozitën e kryetarit të Kuvendit për t'ia dorezu ne fund LDK's? A ky nuk qenka flijim dhe sakrific e VETËVENDOSJES? Hecni mytnu bre pash zotin se me juve as nuk duhet me diskutu.
 

·
Registered
Joined
·
5,584 Posts
Cdo dite edhe ma shume po binda qe ajo qe me tha ai shoku, qe momentalisht eshte ne skene politike.

Te dy anet kan deshte me ra qeveria. Albini si "popullist" ka rrefuzu me nenshkru marveshjen me Serbin, se i kushton ne vota. Une i pashe disa pika te marveshjes qe po sillen ne facebook edhe nese jane te verrteta, ateher marveshja nuk eshte shume e keqe. Amerikant po bojn presion me u nenshkru marreveshja.

Kete ma tha, pa u shkarku Veliu se qeveria do te bjen. Do vije nje kualicion i gjere, qe me pranu marreveshjen edhe Thaci e nenshkrun. Mas kesaj shkohet prap ne zgjedhje edhe vjen prap nje qeveri VV-LDK.

Albini ka pase mundesi shume her me shpetu ramjen e qeverise, por nuk deshti. As qe bisedoj me LDK-ne me dal prej kesaj gjendje. LDK-se ma se paku i ka konvenu ramja e qeverise, e me se shumti i ka konvenu VV-jes.

Marreveshje perfekte ska. Por Kosova duhet me dale prej status quos, e kjo don edhe vendime qe jane te dhimeshme.

EKSKLUZIVE: DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË” NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS
Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e SHBA-ve, RUSISË DHE FRANCES !
1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin TRAKTATIN E MIQËSISË dhe FQINJËSISË së mirë!
2. Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë.
3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual.
4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë.
5. MITROVICA – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe. Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleist, të ndarë përgjysëm dhe
5 të huaj të caktuar nga Administratori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO.
6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac – Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice. Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysëm, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.
7. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë.
8. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues.
9. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.
10. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD).
11. Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce, Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe Retkocerin.
12. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte.
13. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.
14. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite.
15. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura.
16. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri.
17. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim.
18. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030.
19. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro.
20. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin.
21. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet.
22. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja.
* * *
1. Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale! Me kete marrveshje te harrohet bashkimi kombetar./gazetametro.net
 

·
Registered
Joined
·
641 Posts
Po LDK insistojke ne kryetarin e kuvendit. Nuk pati marreveshje mes VV dhe LDK, "ra" koalicioni i shpreses dhe u zgjodh Glauku, krejt ne rregull deri ketu. Problemi eshte se VV insistojke marreveshje me LDK edhe pasi e kishte zgjedhe Glaukun ne krye te kuvendit. Kurse me vone per "hire" te koalicionit Glauku nuk eshte fliju, as shkarku, po u emeru Minister i MPJ.
Nuk mundesh me krahasu zhvendosjen e Glaukut, ku ai personalisht vec cka ka fitu perkrahje ne popull me ate levizje, me shkarkimin e Agimit. Ndryshe do te ishte sikur t`i terhekej vemendja, te diskutohej me partnerin, ndryshe me shkarku pa pik paralajmerimi, e aq me pak me nje arsyetim krejt te lodhte.
 

·
Registered
Joined
·
9,298 Posts
Kjo marrveshje ska gjase te kaloj, injoroj te gjitha pikat tjera, me mjafton vetem ajo pjesa per Mitrovicen qe kjo "marrveshje" te behet totalisht e papranueshme per palen Shqiptare!


Mitrovica si komune e bashkuar ka 336 km2 dhe 92.000 banore.

Prej tyre Shqiptaret kane 329.5 km2 dhe 80.000 banore, qe i bie 97.9% te siperfaqes dhe 86.9% te popullsise.

Sipas kesaj marrveshje, pas bashkimit dhe shpalljes se komunes free city(?!) , do te duhet qe komuna te kete 3 kryetar, asambleja komunale te jete 50%-50% dhe gjithçka tjeter pergjysme!

Me nje fjale ne duhet te heqim dore nga 1 prej 7 qyteteve tona te medha, te u japim diqka qe ne kontrollojme ne maden 97.9% :lol:, kjo shkon pertej apetiteve(reale) serbe!
 

·
#Albania
Joined
·
8,580 Posts
Anemban Kosoves po vijojn antarsimet ne Vetevendosje.

Albin Kurti ne Facebook

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.
Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.
Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.
Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,138 Posts
Nuk jane edhe 100 po 7 jane krejt. Po edhe sikur te ishin 10 ai eshte nenkryetari i pare i partise. Ty nuk te pelqen, po mu edhe ma pak, tjerve hiq, pajtohna. Po ai akti i shkarkimit ishte me nxite urrejtjen ndaj figures se Albinit edhe me rrxu qeverine, per kurgja tjeter nuk eshte shkarku.

Ti po thu qe sbahet nami mu shkarku, po asnje parti nuk e kish toleru ate akte, po LDK po u dashka mu fliju per hire te Albinit. Sa e sa poshterimin e ka hanger LDK prej VV qe nga koha e zgjedhjeve, kjo ishte maja.

Pajtohem qe te gjithe funksionaret e partise duhet te maten ne zgjedhje, rrjedhimisht votat e popullit ne zgjedhje nacionale duhet me ja dhane fuqine mbrenda partise, kjo eshte nje e mete e madhe e LDKse. Ama as Haki Abazi nuk e ka marre asnje vote e u ba zv.kryeminister, qe ja ka shti flaken me te madhe ketij partneriteti. As Rozeta Hajdari e as Blerim Reka, po per cudi vec Agimi po ju pengon.
Jo, nuk po tham qe LDK-ja ish desht me pranu. Se kuptohet reagimi i tyre, shkarkimi nuk mund te behet ashty e mos me prit naj reagim nga pala tjeter. Ama une po mendoj qe ktu ja ka fillu ma heret, dhe problemi ka qene qe ne fillim sjellja e Hotit si Kryeminister i qeverise te LDK-s, dhe mos respektimi i nja qeverie qe flet me nje ze.

Per Veliun e kisha qe esht ne kryesin e LDK-s si shumica tjere aty qe nuk kan marr pjese ne zgjedhjet nacionale. Me fillim nga kryetari i LDK's.
 

·
Registered
Joined
·
641 Posts
Qekjo LDK e njejte kur Hashimi ja shkarkoi nenkryetaren e partise Nekibe Kelmendi.
Per rastin konkret te Nekibe Kelmendit nuk kam njohuri, pervec atyne deklaratave te djeshme. Ama shkarkimi i Agimit nuk ka lidhje me deklaraten e tij per gjendje te jashtzakonshme. Sa per kundershtime ish dashte mu shkarku Avdullah Hoti para Agimit. Ti mendon qe LDK u dashte me perbi edhe kete poshterim:rolleyes:. Une mendoj ndryshe.

Kjo qeveri e pat fatin e shkurt shkaku i takses, taksa ishte shkaku, tjerat jane vec pasoja.
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,138 Posts
Une i pashe disa pika te marveshjes qe po sillen ne facebook edhe nese jane te verrteta, ateher marveshja nuk eshte shume e keqe. Amerikant po bojn presion me u nenshkru marreveshja.
Me humb Kosova Mitrovicen, Trepcen e Ujmanin, nuk di qka i duhet Kosoves shteti ma? Nga kodrat ne veri te Mitrovices, ushtria e serbis per 5 minuta e prish Kosoven.

Dhe nuk di pse me largu nje qytet i tere nga Kosova ku shumica absolute jan shqiptare? Edhe ne Veriu te Kosoves ende esht jan nje pjese e madhe shqiptare. Dhe prap 50% me 50% me vendos per krejt Mitrovicen. Kjo nuk ka logjik. Ky marrveshje vec qa ka me shtin ne luft popullin serb med shqiptaret mbas 100 viteve apet.
 

·
Registered
Joined
·
6,777 Posts
Per rastin konkret te Nekibe Kelmendit nuk kam njohuri, pervec atyne deklaratave te djeshme. Ama shkarkimi i Agimit nuk ka lidhje me deklaraten e tij per gjendje te jashtzakonshme. Sa per kundershtime ish dashte mu shkarku Avdullah Hoti para Agimit. Ti mendon qe LDK u dashte me perbi edhe kete poshterim:rolleyes:. Une mendoj ndryshe.

Kjo qeveri e pat fatin e shkurt shkaku i takses, taksa ishte shkaku, tjerat jane vec pasoja.
Ti pyte, une t'u pergjigja me rast konkret. Dmth kur Hashimi ja shkarkon nenkryetaren po bojka, kur Albini e shkarkon s'po bojka.

Keto fjalet per "poshterime" ruji per naj Facebook grup te LDK-se.
 
16301 - 16320 of 16425 Posts
Top