SkyscraperCity Forum banner
1 - 20 of 40 Posts

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Discussion Starter · #1 ·
Ka 8 muaj qe ka filluar ndertimi i portit te ri te peshkimit Durres.

Kontrata eshte firmosur ne korrik te vitit te kaluar, nga Ministria e mjedisit, qe menaxhon edhe sektorin e peshkimit me kompanine ndertuese Austriake ''Strabag SE''



Ndertimi ka filluar ne piken prane godines se kapitenerise se portit, ngjitur me murin dallgethyes, ndersa kompania austriake ka ngritur kantierin e makinerive dhe automjeteve te renda prane kalates Nr 1.

Ndertimi i portit te peshkimit po realizohet me financimin e bankes Islamike prej 14.6 milion dollare, te ndare ne dy lote.

Projekti eshte realizuar tre vjet me pare nga studio marokene CID. Ai parashikon ngritjen e nje skoliere prej 800 m linear perballe murit perendimor te portit, nga vendi ku ndodhet kapiteneria deri ne godinen e stacionit meteorologjik. Brenda basenit ujor prej 8 hektare, qe do te krijohet mes dy mureve, do te ndertohen tre pontile me gjeresi 4 metra dhe me gjatesi 84 metra secila.



Me ndertimin e portit te ri, do te mundesohet largimi i motopeshkatoreve nga zona portuale ku ndodhen tani, dhe do te cliroje 100 m kalate dhe nje siperfaqe prej 2.8 ha. Sipas masterplanit per zgjerimin dhe modernizimin e portit detar me te madh te vendit, me largimin e motopeshkatoreve nga vendankorimi aktual gjatesia e kalates se trageteve do te dyfishohet, ndersa manovrat e trageteve dhe anijeve ne basenin portual nuk do te kene pengesa.


Sipas kontrate mes paleve projekti duhet te perfundoje brenda nje perjudhe 2 vjecare, do te mundesoje ankorimin e 120 anijeve te peshkimit njeheresh por edhe largimin e tyre nga zona. Puna per ndertimin e portit te ri te peshkimit po ecen me ritme te shpejta.



Kjo eshte gjendja katastrofike qe ndodhet tani porti i vjeter..

 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Discussion Starter · #3 ·
Nisja e punimeve të Portit të ri të Peshkimit në Durres

Berisha: Plan kombëtar për peshkimin, element themelor për ekonominë




Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në përurimin e nisjes së punimeve të Portit të ri të Peshkimit.


Por, nisur nga rëndësia që ka ky sektor, kreu i qeverisë zgjodhi të zhvillonte dhe një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të peshkimit , ku parashtroi projektin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.


Veçoi pikërisht hartimin e një plani kombëtar për këtë sektor, si element themelor për zhvillimin e ekonomisë. Sipas tij, ky plan i ri kombetar per peshkimin do te jete i ngjashem me ate te ullirit. Konceptimi i ri do te shoqerohet se pari me lehtesi fiskale.


Ndërkohë që nuk haroi të shigjetonte kreun e bashkisë së qytetit bregdetar, si bllokues i këtij projekti, pasi nëse do të kishte dhënë mbështetjen e tij sot ky port do të inauguronte përfundimin dhe jo nisjen e punimeve.


“Kryetari i Bashkisë së Durrësit duhet të kërkojë të falur, pasi ju sot nuk do të ishit këtu për të inauguruar fillimin e punimeve por përfundimin e tyre. E ka bllokuar në mënyrë të çuditshme.
Durrësi me një port dinjitoz peshkimi vetëm sa lartësohet në rangun e qyteteve bregdetare. Zhvillimi i kësaj ekonomie u takon fillimisht qytetarëve bregdetare. Megjithatë është arritur të sheshohen të gjitha kundërshtitë. Ka mbetur vetëm betoni i Vangjushit, sepse ne jemi të vendosur t’u ndihmojnë t’iu përparësojmë sektorin dhe një potencial të madh në këtë fushë ekziston”, vuri në dukje Berisha.


Njëkohësisht në këtë bashkëbisedim u parashtruan dhe lehtësirat që do të ketë ky sektor, siç është dhe ulja e taksës nga 1 mijë euro në 100 euro për të gjitha anijet e peshkimit.

“Kemi një koncept të ri për peshkimin për tregun dhe për të gjithë elementët e kësaj ekonomie të rëndësishme. Ushqimet më të shëndetshme për njeriun dhe të domosdoshme. Në Shqipëri me zgjerimin e mëtejshëm të kësaj ekonomie bëhet e mundur të kultivohet kudo. Kemi shumë arsye ta marrim në mënyrën më serioze këtë sektor. Do tu kërkojmë autoriteteve portuale që anijet e peshkimit ta kenë tashmë 100 euro taksën”, garantoi Kryeministri.

http://www.abcnews.al
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Discussion Starter · #5 ·
^^ Sala inauguron rruge porte dhe aeroporte sa here i do qejfi :lol: faktikisht sot nisen punimet e fazes se dyte, e shikon edhe vet se vetem port qe aty nuk ka?!..
 

·
Registered
Joined
·
1,503 Posts
Punimet kane kohe qe kane nisur dhe le te themi qe jane diku tek gjysma. Por ky gjithsesi e peruron dhe gjen rastin per te shprehur "vizionin" per te ardhmen. Gjithsesi eshte nje zhvillim shume pozitiv per sektorin ku port.
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Discussion Starter · #11 ·
Peshkataret thonin qe me zor ti futesh aty nuk ka hapesire per me shume se 60 anije peshkimi. Duket qarte se projekti eshte ridimensioniar.
 

·
Registered
Joined
·
115 Posts
Ne fakt,ky dyshim me erdhi dhe mu sepse me llogjike,versioni italisht duhet te ket edhe versionin italian te dates.Por mesa duket Google sja thot shume si shkruhen datat neper bote dhe vendos kudo muajin perpara :) ja nji shembull:
 
1 - 20 of 40 Posts
Top