Here is another investment
Gati një milion dollarë për rikonstruksionin e maternitetit të Durrësit
(1 milion dolars for the reconstruction of a maternity-hospital in Durres)
Rreth një milion dollarë do të përdoren për rikonstruksionin e maternitetit të qytetit të Durrësit. Sipas drejtorit të maternitetit të Durrësit, Kristo Huta, me fondin prej 1 milion dollarësh të akorduar nga qeveria shqiptare do të bëhet i mundur përmirësimi i strukturës së brendshme të maternitetit, në një kohë që janë siguruar fondet edhe për kullat shtesë në spitalin e ri, me një fond prej 6 milionë dollarësh. Po sipas Hutës, investimet në maternitetin e ri të qytetit të Durrësit do ta kthejnë këtë maternitet në parametra bashkëkohore, nga më të mirët në shkallë vendi. Siç dihet, spitali i ri i Durrësit gëzon titullin e klinikës universitare për kirurgjinë, dhe në të ardhmen mendohet të kalojë në një spital universitar. Ndër investimet e realizuara në sistemin spitalor të Rrethit të Durrësit evidentohen ndërtimi i spitalit të Shijakut, me një fond prej 22 milionë lekësh, rikonstruksioni i spitalit ortopedik, me një fond prej 8 milionë lekësh etj.