SkyscraperCity Forum banner
1 - 20 of 30 Posts

·
#Albania
Joined
·
11,385 Posts
Discussion Starter · #1 ·


Sipërmarrësit zviceranë kanë në plan që të ngrenë një port jahtesh për superlativa në Shqipëri. Por nëse “Porto Albania” është një projekt i shkëlqyer apo një dështim, kjo është për momentin e pasigurt

Nëse sheh hartën detare të bregdetit të Adriatikut, ka kaq shumë “xhepa erërash”.

Që nga Italia e deri në Greqi, ka një hapësirë prej 350 kilometrash vijë bregdetare ku mungojnë shenjat e sporteve ujore: Në Shqipëri, destinacioni turistik i panjohur në Europë, nuk ka një port të vetëm jahtesh.Por sipas planeve të një kompanie zvicerane, gjithçka do të ndryshojë së shpejti.

Në një gadishull kodrinor, të paprekur nga turizmi, rreth 20 kilometra në jug të qytetit turistik të Durrësit, kompania Finsec AG planifikon që të ndërtojë një port jahtesh për superlativa, me 800 vende parkimi, 150 apartamente dhe një hotel prej 85 milionë euro. Këto janë shifrat, që të prezanton Alexander Auer, president i Finsec.
Informacione më të hollësishme nuk të dërgon paraprakisht.

Shumë gjëra do të ndryshojnë, thuhet një javë përpara se të hidhen zyrtarisht themelet.Në internet nuk gjen asnjë gjurmë të “Porto Albania”, faqja e firmës është e papërfunduar.Kjo më bën që ta marr me rezerva fluturimin dhe dhomën e paguar për në Tiranë.

Në Tiranë gjen pak shpjegime.

Treshja themeluese, e përbërë nga një kompani shtypshkrimi, e Auer, një bankier në pension, i quajtur Peter Ruckstahl dhe një ish- shef 80- vjeçar i kompanisë Zueblin Immobilien, Franz Hidber, druhet se një investitor tjetër do ua heqë nga duart tokën e dhënë me koncesion për portin.

Gjatë kërkimeve për një vend të përshtatshëm për të zhvilluar një projekt për turizmin, Auer kishte takuar shqiptarin Artan Kraja, që jeton në Zvicër. Ai i kishte folur për bregdetin shqiptar.

Vizioni për portin u vendos të ishte në një gji, që dikur ishte planifikuar për të qenë bazë nëndetësesh.

Që prej atëherë kanë kaluar tetë vite dhe disa gjëra janë bërë. Si djali i një ish- zyrtari të lartë në Tiranë, Kraja kishte kontakte të mira.
Pas një telefonate të shkurtër, ne na pret ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Ajo shpreson për suksesin e projektit, i cili përshtatet me strategjinë e Shqipërisë për një turizëm gjithëvjetor.
Duke ngrënë ushqim në një restorant peshku, Auer thotë se bashkëpunimi me qeverinë është delikat.
Kur u ndërrua qeveria vitin që shkoi, Finsec ndryshoi po ashtu krah.

Shtrëngimet e duarve dhe ftesat për darka kanë nisur nga e para.Në fusht të vitit 2014, leja për ndërtimin e portit është dhënë më në fund.Por përpara se të hidhej guri i themelit në fillim të tetorit, të tjera pikëpyetje u shfaqën në Tiranë.Në një takim të kontraktorëve u tha se ajo zonë është shumë e rrëshqishme.

Arkitekti spanjoll, Emilio Tunon, që po projekton në zyrën e tij portin, aty ku punon edhe vajza e Rucksuhl, thotë se në këtë rast projekti është i vdekur.
Ai thotë se për më tepër, projekti është shumë modern. Madje ai dyshon nëse projekti do bëhet në atë gji të ngushtë.Por Hidber thotë se të gjitha mund të zgjidhen lehtë, me një argjinaturë rreth 100 metra të gjerë.Në ceremoninë e inaugurimit, projekti u prezantua si inovativ, miqësor për ambientin dhe një arkitekturë moderne.Në themele u fut një kuti me një gazetë të ditës dhe disa monedha.Krahas miqve të veshur shik, të pranishëm ishin edhe shumë banorë të zonës.Ata erdhën pasi kryeministri Edi Rama ishte njoftuar për aktivitetin dhe sepse shpresojnë për punë.“Nëse bëhet ky port, do ishte sikur një mrekulli nga qielli,” thotë një i papunë.Por a është aty një minierë ari?
Gjatë pritjes së organizuar nga ambasada e Zvicrës dëgjohen zëra skeptikë.Për momentin është siguruar financimi për një vit.Më pas, duhet të shiten vendet e parkimit në letër.

me shum
http://www.portoalbania.com/
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Firmoset koncesioni 15 mln dollarë për portin e jahteve në Durrës

Një tjetër port turistik I shtohet industrisë së turizmit në Shqipëri. Ditën e sotme, në ambientet e ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, është zhvilluar ceremonia e firmosjes së kontratës Konçesionare për Portit e ri të jahteve në Durrës.

Gjatë ceremonisë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe për sektorin e turizmit. Gjithashtu, Ministri renditi edhe impaktin pozitiv për banorët e zonës, pasi pritet të hapen vende të reja pune.

Ministri Haxhinasto, tha se investimi kap vlerën e 15 milion dollarëve dhe parashikon ndërtimin e infrastrukturës që do i shërbejë në masë të konsiderueshme turizmit. Zoti Haxhinasto I konsideroi si sinjale pozitive për ekonominë Shqiptare interesin e madh të investitorëve të huaj dhe vendas për të zhvilluar fushën e marinave turistike.

Ai nënvizoi se ky port vjen sëbashku me portin e Synej në Kavajë, një investim edhe ai i rëndësishëm, rreth 45 milion dollar, apo porti turistik i Shëngjinit, rreth 5 milion dollar, si dhe ai i Bunecit në jug të vendit që është duke u trajtuar si kontratë konçesionare. Pa lënë menjanë portin e ndërtuar tashmë të Orikumit, që është në fazën e plotësimit të gjithë kuadrit ligjor, për tu bërë një port i hapur ndërkombëtar për t”ju shëbyer jahteve që operojnë në detin Adriatik dhe Jon.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës - FB

 

·
Registered
Joined
·
279 Posts
E gjithe bota po i largoj porter nga qendrat urbane ne shqiperi po e fusin brenda ne shetitore
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Ka nje pasaktesi ne projekt, nuk duket fare porti i ri i peshkimit
Port i cili faktikisht eshte ne perfundim.

Edhe ashtu si projekt mua mu duk komplet pa kuptim duke qene se do te bllokonte edhe pamjen nga deti te shetitores taulantia. Besoj se do behet por me tutje nga krahu tjeter.
 

·
Banned
Joined
·
2,246 Posts
E gjithe bota po i largoj porter nga qendrat urbane ne shqiperi po e fusin brenda ne shetitore
Nuk e ke mire. Edhe Budva edhe Larnaka edhe shume qytete tjera qe i kam vizitu e kane portin e Jahteve mu ne zemer te qytetit. Askush nuk deshiron qe te parkoje jahten e tij 20-30 km larg qytetit e me pastaj te merr taksi per te zbarkuar ne qytet 30 minuta me vonese, kohe qe mund te zgjatet edhe me shume gjate tollovive te sezonit te veres.

Ndertimi i nje porti te tille duhet perkrahur nga te gjithe sepse ndihmon ne rritjen e cilesise se turisteve qe vizitojne Durresin. Per keso projekte ka nevoje Shqiperia.
 

·
Registered
Joined
·
1,559 Posts
Ja fusin kot kta, duhej me patjeter te benin portin e jahteve mu n veri te portit aktual? ...
Per me teper qe porti i peshkimit nuk duket fare aty -_-
Me e pranueshme do ishte sikur projekti te mendohet me ne veri ne currila se sa te planifikohej perbri shetitores
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
^^ Sipas nje projekti te paraqitur nga Dako gjate fushates zgjedhore porti do ndertohej ne currila. Sigurisht qe aty do te ndertohet sepse nuk ka vend tjeter.
 
  • Like
Reactions: elidijon

·
Registered
Joined
·
1,503 Posts
Foto eshte publikuar nga Ministria e Transportit. Mos te te vije keq po e cilesoj burim me serioz sesa mendimin tend.
Ne pergjithesi me dalin ato qe them. ;).

Nuk marr persiper te them qe porti i jahteve nuk do behet por e sigurt qe ajo foto eshte jo serioze sepse aty eshte porti i peshkimit i cili nuk figuron fare ne ate foto.

Zyrtaret parazita jane. Njerez qe merren me politike dhe pa as nje lloj aftesie. Ne tregun e lire te punes jane totalisht te paafte dhe ne vendet normale gjithmone perqeshen dhe perbuzen si parazite qe jetojne me leket e taksapagueseve dhe qe shtojne burrokracite. Socializem hesapi. Nejse

Ja ketu i ke fotot REALE te portit te peshkimit plotesisht ne kundershtim me foton ministrine:

http://www.skyscrapercity.com/showthread.php?t=1623913

Vazhdon te besosh qe ministria eshte serioze?
 

·
Semi-Retired
Joined
·
7,499 Posts
Ne pergjithesi me dalin ato qe them. ;).

Nuk marr persiper te them qe porti i jahteve nuk do behet por e sigurt qe ajo foto eshte jo serioze sepse aty eshte porti i peshkimit i cili nuk figuron fare ne ate foto.

Zyrtaret parazita jane. Njerez qe merren me politike dhe pa as nje lloj aftesie. Ne tregun e lire te punes jane totalisht te paafte dhe ne vendet normale gjithmone perqeshen dhe perbuzen si parazite qe jetojne me leket e taksapagueseve dhe qe shtojne burrokracite. Socializem hesapi. Nejse

Ja ketu i ke fotot REALE te portit te peshkimit plotesisht ne kundershtim me foton ministrine:

http://www.skyscrapercity.com/showthread.php?t=1623913

Vazhdon te besosh qe ministria eshte serioze?
Pa te ofenduar por do ishte mir qe per gjerat qe si di mos te beje komente palidhje, batuta apo ironi... Per portin qe flet ti ka pas nje ngerc mes Bashkise Durres dhe M.Transporteve ne kohen e Berishes. Ministria kerkonte te bente nje zgjerim te portit per te hequr qafe anijet e peshkimit nga kalatat qe kishte dhene me koncesion (monopole), Bashkia kerkonte qe te integrohej ne projektin qe do te behej per portin e jahteve. Perfundimisht Ministria beri sic dinte vetttt, beri ate shumtiren qe publikon ti, si port Peshkimi(jo jahtesh). Me pak fjal tani shumtira del jasht funksioni sepse qeveria e re mbeshtet projektin e Portit te Jahteve dhe me shum mundesi do integrohen edhe a. e peshkimit
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
^^ Faktikisht gabim e ke ti. Pyeta dje nje punonjes te bashkise dhe me konfirmoi se porti i jahteve do te ndertohet ne currila. Madje ma tha duke qeshur! Te shkon mendja se ka njerez qe ankorojne jahtin e tyre ngjitur me portin e peshkimit ku qelbet era peshk :nuts:.

Mesa duket projekti ne leter ekziston por firma fituese koncesionare nuk e ka bere publik akoma.
 
1 - 20 of 30 Posts
This is an older thread, you may not receive a response, and could be reviving an old thread. Please consider creating a new thread.
Top