SkyscraperCity banner

1 - 20 of 3545 Posts

·
.
Joined
·
4,667 Posts
Discussion Starter #1

FSK-së i vijnë armët


Nga Dafina Myrtaj më 24.04.2009 në ora 8:12
Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar të furnizohet me një numër të caktuar armësh dhe pajimesh e mjetesh medicinale. Buxhetit për ndërtim të saj i shtohen edhe 3 milionë euro.





Fondi për ngritjen e FSK-së është shtuar edhe për tre milionë euro. Po ashtu shtetet mike të Kosovës kanë filluar të ofrojnë numër të caktuar armësh dhe pajisje të mjeteve medicinale për nevojat e kësaj force.

Zyra për informim e FSK-së ka njoftuar se është duke vazhduar puna e Grupit të Përbashkët Punues për përcaktimin e llojit të armatimit që do të ketë FSK-ja.
Ndërkohë, zyrtarë të FSK-së bëjnë të ditur se shuma e siguruar prej tre milionë eurosh ende nuk është përcaktuar se si do të shpenzohet.

“Nuk është bërë ende ndonjë plan se në çka do të shkojnë këto investime. Mirëpo kryesisht do të ketë trajnime, mjete logjistike. Megjithatë, kjo do të specifikohet pas përpilimit të planit”, thotë Enver Dugolli, zyrtar për informim në FSK për Express.

Një ditë më parë, ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, është takuar admiralin Mark Fitzgerald dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giuseppe Emilio Gay, të cilët i ka njoftuar për punën që po bën ky dikaster për të përmbushur misionin e vet kushtetues e ligjor, me qëllim të ngritjes dhe funksionalizimit sa më të mirë të saj.

“Në takim u bisedua edhe për vazhdimin e trajnimit për grupin e dytë të pjesëtarëve të FSK-së në Vushtrri, procesin e ekzaminimit të aplikantëve për rekrutë të FSK-së në Ferizaj dhe ftesat për trajnim të grupit prej mbi 300 ish-pjesëtarëve të TMK-së”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e MFSK-së.

Sipas kësaj komunikate, admirali Fitzgerald ka theksuar përkushtimin e tij të plotë për inkurajimin e shteteve të ndryshme për përkrahje të MFSK-së.

Kohë më parë, është bërë e ditur se armatimi që do të vijë në Kosovë nga SHBA-ja, është i lehtë. Përveç pajisjeve të tjera, njëra nga armët më të rënda do të jetë minahedhësi 80 mm. Në këtë rast, Kosova ka vetëm një depo që tash e përdorin trupat paqeruajtëse të NATO-s, në të cilën mund të vendoset armatimi. Ky vend ndodhet në Sllatinë të Fushë-Kosovës. Këto janë tunelet e Armatës së ish-Jugosllavisë.

Ekspertët e sigurisë janë shprehur se armatimi i FSK-së do të bëhet duke u bazuar në standardet e NATO-s, kurse pjesëtarët e saj do të jenë me pagesë.

Armatimi

Armatimi që pritet të vijë në Kosovë përfshin armët e lehta, të cilat përdoren kryesisht në trupat komando dhe elite. Ato janë:
- Uniformat e kamuflazhit
- Pistoleta
- Automatikë
- Mitralozë
- Minahedhës 60 mm
- Minahedhës 80 mm


http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/6650/C4/C16
 

·
Banned
Joined
·
1,435 Posts
Well since the name of that thread is Albanian armed forces and after all we are all Albanians and its not the Armed forces of Albania i dont know it seems weird in my eyes but i dont mind having two threads i guess it was just easier all in one
 

·
Registered
Joined
·
3,068 Posts
Une mendova qe qendra e trajnimit ne Vushtrri eshte e Policises se Kosoves?!
Ai vend nuk thirret "Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim" per kurgjo.


QKSPEZH si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme ofron trajnimet themelore dhe të specializuara për Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, Shërbimin Zjarrfikës të Shpëtimit si dhe për agjencionet tjera të sigurisë publike.
 

·
Registered
Joined
·
3,068 Posts


Prishtinë, 27 prill — Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë emëruar të hënën grupin e tyre të parë të oficerëve seniorë që do ta formojë strukturën e saj komanduese pas disa javëve trajnimesh me ekspertët e NATO’s. (Foto: Visar Kryeziu)



27.04.2009

Pas përfundimit të suksesshëm të stërvitjeve, sot në ambientet e Komandës Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Prishtinë, në mënyrë solemne u bë certifikimi i 44 oficerëve të lartë të gjeneratës së parë, të gradave nën-kolonel dhe major. Stërvitjet dhe aftësimi është mbajtur në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Prishtinë. Stërvitjet kanë zgjatur 5 javë dhe kanë qenë të drejtuara nga oficerë të NATO-s.

Pas certifikimit, këta oficerë do të kthehen nëpër njësitë e tyre, për të përcjellë njohuritë e fituara gjatë kohës së trajnimit tek pjesëtarët tjerë dhe për ti zbatuar në praktikë.
 
1 - 20 of 3545 Posts
Top