SkyscraperCity banner

3441 - 3460 of 3545 Posts

·
Registered
Joined
·
172 Posts
Ka lezet me shiku ushtrine dhe policin e Kosoves, cdo ushtar ne form dhe me pajisje dhe uniform tamam. Sikur po shef ushtaret e shba. Kjo superioritet u duk me se shumti me ndihmen qe I dhan Shqiperis. Te kishte Kosova me shume buxhet do kishin nje ushtri drit vite larg rajonit. God bless Kosova.
 

·
Registered
Joined
·
3,068 Posts







British Embassy, Prishtina

Today, I had the pleasure to be in Istog and visit the Kosovo Security Force 2nd Regiment of the Land Forces Command. It is impressive to meet and talk to KSF soldiers about their work. They briefed me on their operations and training activities and gave a demonstration of the enhanced knowledge they have gained from training in the UK. I am pleased to continue the tradition of close relations between the UK and the KSF. I was honoured to be given the opportunity to give a lecture on Leadership to Officers and Non-Commissioned Officers of the 2nd Regiment.

Nicholas Abbott
https://www.facebook.com/UKinKosovo/
 

·
Registered
Joined
·
523 Posts
Procedurat e blerjes së armatimit për FSK-në do t’i udhëheqë SHBA-ja

150 milionë euro parashihet të kushtojë ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procedurat për të do të bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për KTV-në, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka treguar për dy projekte që kapin vlerën e 200 milionë eurove, do të mbështeten nga SHBA-ja me një participim edhe nga Kosova.

Përveç kësaj, edhe investimet në njësinë për mbrojtjen kibernetike do të bëhen në partneritet me amerikanët, projekt ky që do të kushtojë më shumë se 40 milionë euro.

Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e Forcës me NATO-n, për çka ka theksuar se nuk ka pasur ftohje të tyre, përkundrazi ai thotë se u ftua të marrë pjesë në shumë takime ku edhe u prezantua si komandant ushtrie.

Në njërin nga to kishte takuar edhe komandantin e ushtrisë serbe, i cili nuk i kishte folur pavarësisht që Rama e kishte përshëndetur.

FSK-ja i ka mbyllur objektivat e saj për 2019, porse më 2020 sfida kryesore do të jetë buxheti i vogël.


https://www.koha.net/arberi/200203/procedurat-e-blerjes-se-armatimit-per-fsk-ne-do-ti-udheheqe-shba-ja/
 

·
Registered
Joined
·
191 Posts
^^^^^^ Shpresoj se ky plan perfshine edhe mbrojtjen kunder ajrore, Kosoves nuk i duhen me shume se 2 helikopter per SAR. Ndersa ka nevoje urgjente per mbrojtje kunder ajrore dhe anti-tank.

200 milione per helikopter eshte shume absurde per Kosoven. Nuk do hyne ne pune 5-6 Black Hawk perball avioneve Mig-29, dhe helikoptereve Mil Mi-24/17 dhe droneve Kineze qe po merr Serbia.

Autoritetet ne Kosove dhe keshilltaret Amerikane nuk ben te sillen naiv kinse nuk e kuptojne se cili eshte rreziku me i madh qe i kanoset Kosoves.

Me shume se 2-3 helikopter jane lluks dhe lojra per te cilat nuk ka nevoje Kosova, dhe vetem do sherbejn per te larguar vemendjen e publikut nga nevojat e verteta te sigurise se Kosoves.
 

·
Registered
Joined
·
3,068 Posts
Sa po e kuptoj ketu flitet per blerje dhe nje far lloj donacioni nga SHBA. Shpresoj ne Black Hawk nja 5-6 kishte kry pune mir. Sa per mbrojtje kunder ajrore perveq MANPADS Kosova nuk ka kapacitet e as buxhet per pajisje ma te sofistikuar, sot per sot jo, pas 10 viteve mundet.
 

·
Registered
Joined
·
2,627 Posts
^^^^^^ Shpresoj se ky plan perfshine edhe mbrojtjen kunder ajrore, Kosoves nuk i duhen me shume se 2 helikopter per SAR. Ndersa ka nevoje urgjente per mbrojtje kunder ajrore dhe anti-tank.

200 milione per helikopter eshte shume absurde per Kosoven. Nuk do hyne ne pune 5-6 Black Hawk perball avioneve Mig-29, dhe helikoptereve Mil Mi-24/17 dhe droneve Kineze qe po merr Serbia.

Autoritetet ne Kosove dhe keshilltaret Amerikane nuk ben te sillen naiv kinse nuk e kuptojne se cili eshte rreziku me i madh qe i kanoset Kosoves.

Me shume se 2-3 helikopter jane lluks dhe lojra per te cilat nuk ka nevoje Kosova, dhe vetem do sherbejn per te larguar vemendjen e publikut nga nevojat e verteta te sigurise se Kosoves.
Ne forumin kroat lexoja para disa javesh nje pjese te dokumentit FMF qe kishin cituar.
Foreign Military Funding ishte nje fond qe u ndahej aleateve per te zevendesuar armatimet/pajisjet e tyre sovjetike me ata te standardeve NATO amerikane.
Per kroatet ishin ndare 25 milion$ per IFV Bradley. Per te njejtat mjete ishte ndare 30 milione $ per Maqedonine dhe nje shifer e afert per Greqine.
Shqiperia merr 30 milione $ per helikoptere bashke me Bosnjen qe merr nje shume te perafert.
Ishte fond i miratuar jo kete vit por ne fund te 2017 ne mos gaboj.
Tani nese supozojme se 3 helikoptere qe do vijne per FASH kane cmimin 30 milione bashke me mirembajtjen i bie qe Kosova do pranoje me shume helikoptere.
Eshte e qarte qe ne kete shume 150 milion$ do ndahen per shume gjera tjera ne infrastrukture, personel sepse njesia ajrore e FSK momentalisht ekziston ne leter si plan. Por nuk pres qe gjithe keto te kerkojne me shume se 50 milion$.
Sasia prej 2 helikoptereve eshte teper e ulet sepse duhet marre parasysh edhe mundesine qe te kene defekt dhe te mbetesh pa njesi ajrore ne momente kritike. Mendoj qe numri optimal eshte 10 helikoptere me 6 ne perdorim aktiv.
Personat qe japin vitet e jetes se tyre ne akademi ushtarake patjeter se e dine para nesh dhe me mire qe nuk sulmohet Mig-29 me Black Hawk .
Helikopteret do jene nje mjet teper i rendesishem i duhur per dhjetera skenare, misione te ndryshme qe ska nevoje ti rradhiti ketu. Dhe do shfrytezohen edhe nga policia dhe shendetesia.
Per mbrojtjen ajrore mund te vijne maksimumi Stinger ne 2 vitet e ardhshme.
Mbrojta ajrore me rreze te mesme eshte e mundur kur te rritet buxheti 300 milion apo me donacione te medha si kjo amerikane per krijimin e njesise ajrore.
 

·
Registered
Joined
·
3,068 Posts
FSK-ja realizon trajnimin „Simboli i Ujkut“





29 Dhjetor 2019

Komanda e Forcave Tokësore e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë muajit dhjetor ka realizuar trajnimin taktik dhe të mbijetesës „Simboli i Ujkut“.“Simboli i Ujkut” është njëri prej trajnimeve më të avancuara dhe me sfiduese me të cilat përballen pjesëtarët e FSK-së, dhe tanimë, kjo është gjenerata e 5-të që realizon këtë trajnim.Trajnimi zhvillohet në dy faza, në fazën teorike dhe atë praktike. Njohuritë e fituara në fazën teorike pjesëtarët kanë mundësinë që t’i testojnë edhe në atë praktike në shumë tema si: navigimi ditën dhe natën, lidhjet, repelimi, kalimi i pengesave ujore, marshime me pesha të rënda, marshime të gjata, evakuim i viktimave, shkëputja e kontaktit dhe formacionet e lëvizjes, ngritja e kurtheve dhe strehimoreve si dhe mbijetesa në kushte të dimrit.

Gjatë fazës finale të gjitha temat e mësuara duhet të aplikohen me saktësi nga pjesëtarët në operacionin final, i cili në fillim zhvillohet në ujin e akullt të Liqenit të Radoniqit dhe më pas vazhdon me marshime të gjata dhe me detyra të shumta përgjatë gjithë operacionit. Në trajnimin “Simboli i Ujkut “pjesëtarët përballen me vështirësi të mëdha, duke bartur pesha të rënda me mbi 40 kg dhe vetëm me nga një racion ushqim në 24 orë.Trajnimi ka për qëllim testimin dhe avancimin e kapaciteteve taktike, fizike dhe psikike të pjesëtarëve të FSK-së.

Trajnimi përfundon me sulmin në objektiv, i cili përcillet me marshimin tradicional në kazermën „Ushtarët e NATO-s“ në Istog, që simbolizon përfundimin me suksese të një përballjeje mjaft të vështirë treditore në një gjatësi prej 100 kilometrash, e përcjell edhe me një ndjenjë të papërshkruar krenarie.Në fund të trajnimit u mbajt edhe ceremonia e përfundimit të këtij trajnimi, ku të gjithë pjesëtarët u pajisen me certifikata dhe me simbolin e ujkut, simbol ky të cilin do ta bartin gjatë gjithë karrierës së tyre ushtarake.

https://mod.rks-gov.net/?page=1,24,3043#.XgIObxdKgWo

Fb video
 

·
Registered
Joined
·
156 Posts
Per mbrojtjen ajrore mund te vijne maksimumi Stinger ne 2 vitet e ardhshme.
Mbrojta ajrore me rreze te mesme eshte e mundur kur te rritet buxheti 300 milion apo me donacione te medha si kjo amerikane per krijimin e njesise ajrore.
Pse 2 vit per Stinger? Nuk kushtojn shum. Nuk di pse po diskutohet kaq shum per senet thjeshta kto sene blihen kallaj. Per sistema me rreze 70+ km anti ajrore ka mundsi siq thash une edhe disa tjer per bashkpunim me shqiperin per blerjen dhe te dyt perfitojn.
 

·
Registered
Joined
·
191 Posts
Deri para pak kohe Serbia nuk ishte dhe aq rrezik serioz, por me ardhjen e helikoptereve Mi-35/17 dhe te Droneve Kinez, si dhe me degradimin e situates politike dhe deri ne piken ku edhe Shqiperia po punon ne izolimin e Kosoves, situata eshte bere tejet e rrezikshme. Kosoves i duhen MANPAD's dhe ATGM's menjehere! Kosova vetem se duhej ti kishte ato deri me tani. Nuk duhet te humbet kohe e para ne helikopter qe nuk do kryejne pune perveq transportit.
 

·
Registered
Joined
·
3,068 Posts
Pikerisht transporti duhet i duhet pjestarve tan, qofte ato policise qofte ushtrise. Sepse serbia me deshte me marr veriun i perdor serbet ne veri dhe paramilitar, nuk guxon serbia me hi me ushtri sepse hin direkt luft me NATO dhe athere nuk lun rol cfar pajisje ka, NATO e shkatron. Ju kujtohet ne cdo aksion te policise, serbet ne veri prio i pare eshte me i blloku rruget, pra helikopterat jan domosdoshme per transport dhe vezhgim te situates.
 

·
Registered
Joined
·
2,627 Posts
Pse 2 vit per Stinger? Nuk kushtojn shum. Nuk di pse po diskutohet kaq shum per senet thjeshta kto sene blihen kallaj. Per sistema me rreze 70+ km anti ajrore ka mundsi siq thash une edhe disa tjer per bashkpunim me shqiperin per blerjen dhe te dyt perfitojn.
Sepse viti u mbyll pa blerje te armatimeve te lehta. Duhet te presim te vijne snajpere, mitroloze, mortaja 60, 80, 120mm.
Dhe faktori me i rendesishem eshte buxneti i ulet. Per kete arsye prioritet do jene ata qe ceka me siper se jane me bazike se Stinger.
 

·
Registered
Joined
·
156 Posts
Pse 2 vit per Stinger? Nuk kushtojn shum. Nuk di pse po diskutohet kaq shum per senet thjeshta kto sene blihen kallaj. Per sistema me rreze 70+ km anti ajrore ka mundsi siq thash une edhe disa tjer per bashkpunim me shqiperin per blerjen dhe te dyt perfitojn.
Sepse viti u mbyll pa blerje te armatimeve te lehta. Duhet te presim te vijne snajpere, mitroloze, mortaja 60, 80, 120mm.
Dhe faktori me i rendesishem eshte buxneti i ulet. Per kete arsye prioritet do jene ata qe ceka me siper se jane me bazike se Stinger.
Edhe me buxhetin te ulet nuk kushton shum per blerje dhe transport, ni Stinger kushton pak ma shum se 30k euro me nje buxhet 58 milion. Edhe me shpenzime tjera (naft, municion, ushqim, paga), besoj qe ka vend per ne pakten 10 Stinger sa ni Humvee kushton.
 

·
Registered
Joined
·
3,068 Posts
Nuk besoj se eshte problemi cmimi te stinger, por jan disa procedura te cilet duhet te kalojn ne DOD. Pastaj prodhimi, trajnimi, mirmbajtja, siguria dhe me ne fund dorezimi i pajisjeve, kete e thot edhe vet komandanti FSK-se.
 

·
Registered
Joined
·
6,335 Posts
1 kg karrota, 1 kg pras, 500 gr makarona... ja ku u bo pazari. Lloj lloj diskutimesh lexon ketu.

Se ku do magazinohen/parkohen nuk thuhet gje. Kerkojne mirmbajtje? Po municione te perhershme apo pjes kembimi?? Po siguracioni vjetor per makinat e levizshme a do paguhet? Pa permend trajnimin, qe e ceket lehtas.

Jan para vjetore qe, per aq armatim sa kerkon te blesh, besoj do duhet 1/3 e buxhetit te Kosoves.

Duhen plane serioze dhe largpamese per armatimet e renda se nuk jan karamele. KOosva besoj se po hecen ne rrugen e duhur se nga çduket ka nje komandant si Rama qe vetimponohet te politika.
 

·
Registered
Joined
·
7,008 Posts
Mos ja vno veshin atij se sa here don me ble ndonje armatim Kosova, vjen ai edhe na tregon se qysh Kosova s'ka pare, qysh s'ka mundesi, qysh nuk din, etj.

Injoroje.
 

·
Registered
Joined
·
6,335 Posts
Nese nuk e ke ndermend te thuash gjera te menqura mos u perziej hiq.

Askush nuk tha qe keto gjera do te behen per nje vite, dhe askush nuk tha qe ato shifra jane egzakte, duhet ta kuptosh kur dikush merr vetem shembuj te perafert.

Kosova nuk e ka luksin e Shqiperise te ciles nuk po I rrezikohet integriteti territorial (momentalisht) dhe te bej ushtrine duke edhe imaxhinuar edhe ngjyrat e estetiken me stilin shik bla bla.

Nese do ushtri duhet te paguash, me nje vlere disa qindra milionesh mund te sigurosh bazen kryesore qe perben nje ushtri si artileria, transporteret, Antitanket, mrls, stinger, etj etj.

Ne duhet te kuptojm qe te ja rrisim pak morrin vetit para Shkaut na duhen armet sepse ata vetem gjuhen e dhunes e kuptojn, pak ka rendesi disa detaje te cilat jane normale me situata NORMALE e ne te cilen Ksova nuk eshte.

Ne rast lufte si e mbaj ne mend une vetem kerkohet arma e jo sigurimi, stili, ngjyra e trajnimi 9 mujor si ta shkrepesh nje rakete.

Problemi eshte qe ne nuk prodhojm municion, ky eshte problemi yne me I madh. Nuk mund te besh lufte nese varesh nga dikush qe te jep munitcion ose te mendosh secilen here se a ta hedhesh granaten apo jo se te kane mbetur vetem edhe dy copa.

Qetsohu plako se e di per çfar flas.

Nuk ka sot per sot lufte ne ballkan.. per te pakten 10 vitet e ardhshme. Punet jan lare shume lart me shkembimin Kosove/Krimé, tani rrespektohet thjesht status quo. Me kete nuk them mos te investohet ne armatime por jo te kalosh nga armatimi i lehte ne artileri 155she. Nje krize e ardhshme do kerkonte shume kohe para se te transformohej ne agresion ushtarak kufitar i ndersjellt... pa permend faktin e prezencen se KFORit apo Amerikanve ne Bondsteel apo levizjen e vendeve NATO me te cilat Serbia eshte e rrethuar. Me nje fjal nje krize ushtarake ne Kosove perkthehet me perfshirje te vendeve te tjera, gje qe as qe mendohet sot e ne te ardhmen e afert.

Duhet plan afatgjate dhe besoj se kosova i ka per ndertimin e FAK, kam shume rrespekt per Ramen dhe dashurine qe ai ka per veshjen ushtarake. Personalisht jam i mendimit qe sot Kosoves me shume i duhen helikopteret dhe njesit transportuese (edhe te blinduara) sesa artileri e rend apo antitanke centauro, i duhet dhe te formoj njesi speciale per ti çuar neser ne teatro operative jasht. Logjistika dhe mbeshtetja eshte arma me e rendesishme qe nevoitet si per raste emergjencash civile si ushtarake.

Ushtria eshte lluks, se 90% te kohes nuk ka asnje funksion, duhet te forcohet ekonomia qe te forcohet ushtria.
 

·
Banned
Joined
·
5,467 Posts
Mos ja vno veshin atij se sa here don me ble ndonje armatim Kosova, vjen ai edhe na tregon se qysh Kosova s'ka pare, qysh s'ka mundesi, qysh nuk din, etj.

Injoroje.
Të njejtat gjëra ka thënë Aureli edhe kur fillonin disa në temën për Forcat e Armatosura të Shqipërisë të ëndërronin për sisteme kundër-ajrore, për avione dhe tanke.
 
3441 - 3460 of 3545 Posts
Top