SkyscraperCity banner

3481 - 3500 of 3545 Posts

·
Registered
Joined
·
9,960 Posts
Shume mire qe erdhen keto ambulanca hmmwve! :cheers:

Para disa javeve kane ardhe edhe disa hmmwve taktike per EOD.

Uroj qe sa me shpejt te vijn edhe paketa tjeter prej 27 hmmwve qe na ishte premtuar si donacion.

Perndryshe per vitin tjeter buxheti per blerjen e armatimeve dhe municioneve eshte dyfishuar, nga 6.7 milione sa ishte tani ne 13.4 milione euro. Njejte eshte vepruar edhe me buxhetin e policise per armatime, nga 1.3 milione ne 2.5 milione euro.
Besoj qe kjo shume do shkoje kryesisht per blerjen e mjeteve te blinduara.

Nuk jane shuma te medha por besoj qe per kontrata me te medha do behet nga qeveria direkt dhe jo nga ministria. Siq eshte rasti i "mjeteve te sofistikuara" qe eshte permendur disa here nga gjenerali e qe eshte thene qe do vijne ne kete fillim vit. Ende nuk dihen detaje per kete paket qe do vie!
 

·
Smart User
Joined
·
3,436 Posts
Kjo informate shkon per naivet qe mendojne se Kosova ka kriju "Ushtri".

Islanda do të menaxhojë hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

Islandës i është dhënë e drejta për të menaxhuar me hapësirën e ulët ajrore të Kosovës.

Në emër të vendit tonë, kornizë-marrëveshjen e ka nënshkruar komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Michele Risi kurse drejtori i Përgjithshëm Arnor Sigurjonsson e nënshkroi në emër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Islandës.

Njoftimi është dhënë nga KFOR-i ku shtohet se bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ultë ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve për dhe nga aeroporti i Prishtinës.

“Marrëveshja do të kontribuojë edhe në përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e normalizimit të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

https://www.koha.net/arberi/207608/islanda-do-te-menaxhoje-hapesiren-e-ulet-ajrore-te-kosoves/
 

·
Registered
Joined
·
657 Posts
Sipas Raportit vjetor 2019 te Ministrise se Mbrojtjes, per vitin 2020 do te ndahen 65,712,932€ per FSK-ne, ku:

Investime kapitale 28,890,704€ apo rreth 43.96% e bugjetit
Paga dhe mëditje 23,312,983.00€ apo 35.48 %
Mallra dhe shërbime 12,571,245.00€ apo 19.13%
Shpenzime komunale - 938,000 .00€ apo 1,43%

https://drive.google.com/file/d/1RyYCSPrgUw7rrDdiPgI7YW4C5t4YdexH/view

Faqe 33.
 

·
Registered
Joined
·
9,960 Posts
Krahasuar me dy vitet paraprake:

Investimet kapitale:

2018: 18,730,000 €
2019: 22,208,966 €
2020: 28,890,704€

Paga dhe mëditje:

2018: 22,195,048 €
2019: 23,459,849 €
2020: 23,312,983 €

Mallra dhe shërbime:

2018: 11,792,345 €
2019: 12,081,245 €
2020: 12,571,245 €

Shpenzime komunale:

2018: 950,000 €
2019: 938,000 €
2020: 938,000 €

Gjithsejt:

2018: 53,667,393 €
2019: 58,688,060 €
2020: 65,712,932 €
 

·
Registered
Joined
·
6,335 Posts
Kjo informate shkon per naivet qe mendojne se Kosova ka kriju "Ushtri".

Islanda do të menaxhojë hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

Islandës i është dhënë e drejta për të menaxhuar me hapësirën e ulët ajrore të Kosovës.

Në emër të vendit tonë, kornizë-marrëveshjen e ka nënshkruar komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Michele Risi kurse drejtori i Përgjithshëm Arnor Sigurjonsson e nënshkroi në emër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Islandës.

Njoftimi është dhënë nga KFOR-i ku shtohet se bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ultë ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve për dhe nga aeroporti i Prishtinës.

“Marrëveshja do të kontribuojë edhe në përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e normalizimit të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

https://www.koha.net/arberi/207608/islanda-do-te-menaxhoje-hapesiren-e-ulet-ajrore-te-kosoves/
:picard:

ps. Dija qe Hungaria menaxhonte hapsiren ajrore te Kosoves..
 

·
Registered
Joined
·
9,960 Posts
​Kurti: Shërbimin ushtarak s’po e bëjmë për të sunduar, por për të mbrojtur vendin

Me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani kryeparlamentare dhe Albin Kurti, kryeministër, vizituan sot Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se në këtë ditë të veçantë ka nderin dhe kënaqësinë në emër të Kuvendit të Kosovës t’i drejtohet ushtrisë së Kosovës, e cila është i sinonim i shtetësisë dhe mbrojtjes.

“Në këtë kazermë që mban emrin e Adem Jasharit, shembullit të sakrificës dhe pavarësisë që gëzojmë sot, amaneti është i çuar përpara, sepse kemi ushtrinë dhe shtetin tonë. Ju jeni përkrahësit më të mëdhenj të paqes. Sot unë dua të ju them që ju keni sakrifikuar në momentin që e keni vendosur uniformën. Nuk ka sakrificë më të madhe se sa të luftosh për vendin dhe për të mirën e tij. Forcat tona do të konsolidohen si forca ndërvepruese me forcat ushtarake të NATO”, tha Osmani duke shtuar se do të punojnë pa reshtur që të bëjnë Kosovën vend të sigurt, si dhe anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i vendit.


Ndërsa, kryeministri Albin Kurti foli për idenë e tij për shërbimin ushtarak.

“Detyra që ju e bëni më përkushtim dhe dashuri, uniforma juaj është mishërimi i sakrificës kombëtare. I keni bërë krenarë qytetarët dhe keni lartësuar vendin me atë që keni bërë në Shqipëri. Do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, sepse përvojat në shërbimin ushtarak na duhen. Shërbimin ushtarak nuk e po e bëjmë për të sunduar, sepse asnjëherë nuk kemi pushtuar tokat e huaja, por çdo herë do të mbrojmë çdo cep të vendit tonë”, tha ai.

Po ashtu edhe Kurti tha se prioritet i qeverisë mbetet anëtarësimi në NATO dhe në BE.
Indeksonline.net
 

·
Registered
Joined
·
9,960 Posts
Qeveria Kurti: Shërbimi ushtarak i obligueshëm, zgjat 3 muaj

Në programin qeverisës që e ka siguruar Koha, është përfshirë edhe zotimi i kryeministrit Albin Kurti, për ta bërë shërbimin ushtarak të obligueshëm.

“Shërbimi ushtarak i obligueshëm që do të jetë me kohëzgjatje tremujore në përputhje dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s”, thuhet në dokument.

Janë dhënë zotime edhe për FSK-në, dhe është përfshirë në program edhe shërbimi i obligueshëm ushtarak, raporton Koha.

“Qeveria do të angazhohet që forcat e sigurisë të jenë pjesëmarrëse në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s. Do të vazhdojë mbështetjen për profesionalizimin dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, duke u bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, thuhet në Program. “Po ashtu, për blerjen e pajisjeve ushtarake do të ketë lirim nga dogana. Qeveria do të ndërmarrë këto veprime në mënyrë që të jetë kontribuese e arkitekturës së sigurisë globale dhe pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse”.

EKSKLUZIVE: Programi 45-faqësh i Qeverisë Kurti

Më herët, paralajmërimi i Kurtit për shërbimin ushtarak ishte mirëpritur nga qytetarët. Sipas tyre, ky vendim do të disiplinonte dhe edukonte të rinjtë kosovarë.

Por, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, një gjë e tillë thoshte se është e pamundur për shkak të kostos buxhetore dhe është në kundërshtim me planin 10-vjeçar për transformimin e FSK-së në ushtri, që është miratuar në Kuvend.
KOHA.net
 

·
Registered
Joined
·
523 Posts
MINISTRI I MBROJTJES ANTON QUNI NJOFTOHET PËR NIVELIN E GATISHMËRISË OPERACIONALE TË FSK-SË
Pas situates së krijuar nga pandemia e COVID-19, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë operacionale për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile. Me qëllim të informimit sa më të afërt, sot në kazermat “Adem Jashari” në Prishtinë dhe në Pomazatin, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së , gjenerallejtnant Rrahman Rama dhe Shefi i Stafit të SHP të FSK-së gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, ka vizituar Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së dhe njësitet e angazhuara në Forcën për Detyrë si njësitë për mbështetje logjistike, mbështetje mjekësore, xheniere, mbrojtjes kimike, atomike dhe biologjike, policisë ushtarake, operacioneve civile dhe komunikimit.
Nga ana e oficerëve përgjegjës të qendrës operative dhe njësive përkatëse, Ministri Quni u njoftua me planin e gatishmërisë, veprimet e deritashme si dhe kapacitetet njerëzore specialistike, profesionale, teknike, materiale dhe mbështetjes logjistike të Forcës për Detyrë, të cilat janë vënë në gatishmëri për veprim përballë situatës së krijuar.
Ministri Quni shprehu vlerësimin e lartë për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për reagim, me besimin e plotë se FSK edhe në këto rethana të jashtëzakonshme do të arrijë me sukses të përmbushë detyrën kushtetuese dhe ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë.




















 

·
Registered
Joined
·
523 Posts
FSK në Mitrovicë me plan gatishmërie për t’u përballuar me COVID-19


Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i shoqëruar nga Zv. Komandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi vizituan Rexhimentin e tretë në Mitrovicë


Ata u pritën dhe u njoftuan nga Komandanti i Regj3 Nënkolonel Avni Kiçina,i cili i njoftoi me planin e gatishmërisë për situatën e krijuar nga Pandemia COVID-19. masat të cilat janë marë dhe angazhi i rexheimentit rreth palnit për ndihmë ushtarke autoriteteve civile.


Ministri i Mbrojtjes z. Quni shprehu vlerësim të lartë për përgaditjet dhe masat e marra nga Regj3 ndaj situatës aktuale,dhe me besim të plotë se do të arrijmë me sukses të japim mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë.

Komandanti i Koamndës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Hadergjonaj i falënderoj pjesëtarët për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar dhe inkurajoi ata që të vazhdojnë të jenë në nivel të detyrave.

Po ashtu Regj3 në hapësirat e Spitalit të Mitrovicës ‘’Dr. Sami Haxhibeqiri’’ ka vendosur një tendë emergjente për nevoja shtesë të Spitalit.
Komandanti i Regjimentit të tretë u zotua për gatishmërinë e trupave ,dhe nivelin e përgaditjes së personelit për t’u përballur me sfidat e qfar do natyre që janë ato.










https://indeksonline.net/fsk-ne-mitrovice-me-plan-gatishmerie-per-tu-perballuar-me-covid-19/
 

·
Registered
Joined
·
523 Posts
FSK-së do t’i shtohen edhe 400 pjesëtarë, kadetët e ushtrive të tjera mund të trajnohen në Kosovë.

 
3481 - 3500 of 3545 Posts
Top