Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Gjeneral Hadergjonaj i shoqëruar nga Atasheu Ushtarak i FSK në Shqipëri Kolonel Bashkim Shillove dhe Oficerë të KFT-së u prit nga Kom FT i FARSH-së Gjeneral brigade Albert Kingji me stafin e tij.
Puna e përbashkët e dy komandave dhe bashkërendimi i aktiviteteve ishte edhe fokus i vizitës, ku të dy gjeneralët theksuan rendësin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave, vizitave e trajnimeve të përbashkëta në interes të dy njësive.
Me këtë rast Gjeneral Hadërgjonaj ka vizituar ushtarakët e FSK-së që janë duke realizuar trajnimin Komando në njësinë Komando të FARSH-së ku u pritë nga Komandanti i Njësisë Nënkolonel Doda ,i cili vlerësoi lartë punën ,disiplinën dhe angazhimin e pjesëtarëve të KFT-FSK-së.
Të dy gjeneralët përcollën nga afër disa nga aktivitetet e realizuara gjatë trajnimit Komando.
Urime kompania e mekanizuarPërmbyllje e suksesshme e stërvitjes fushore “Ujku vigjilent-02”
Në Poligonin e stërvitjeve taktike në fshatin Cernushë, u realizua Stërvitja Fushore katërditore “Ujku vigjilent-02 ” me demonstrimin stërvitor përmbyllës të Kompanisë së Mekanizuar të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore të FSK-së. Për të parë nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore, ishin ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe atasheu ushtarak i SHBA-së, major Bret Wisecup.
Nuk jane sinonim. Motorizuara jane njesitet qe kane mjete te lehta me rrota me pak ose aspak blind. Te mekanizuar jane njesite qe perdorin mjete me te blinduara qofte me zinxhir ose me rrota 6x6 apo 8x8.Kompani te mekanizuar(motorizuar) ka secili regjiment luftarak.
Me pelqeu qe jane fokusuar mbi sistemet dhe armet antitanke, antiajerore, dhe artileria e rende. Keto jane kyc per ti treguar Serbise se vetem po eshte e gatshme te humbasi te gjith tanket dhe avionet krahas humbjeve te medha te ushtareve tyre per te bere qoft dhe nje meter brenda teritorit te Kosoves. Me shume pak leke ushtria me kapacitete te plota do ndihmoj si rjedhoj edhe Diplomacine per ta bindur Serbine te njohe me ne fund Kosoven se pa friken e nje Lufte te pergjakshme asnjehere nuk do zgjidhet ceshtja e Pavaresise ne teresine e saj.Sot ne 2 vjetorin e fillimit te tranzicionit 10 vjeqar, ish komandanti i FSK'se flet per planin tranzicional te ushtrise, qe ne fund do jete e pajisur ne te gjitha armatimet e nevojshme per mbrojtjen e vendit. Tregon qe se shpejti do pajisemi ke te gjitha kalibrat e artilerise.