SkyscraperCity banner

1 - 20 of 358 Posts

·
Registered
Joined
·
3,314 Posts
Komuna e Gjakovës, krahas arritjeve në shumë sektorë të jetës dhe punës së qytetarëve, kujdes të vazhdueshme po i kushton edhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore brenda dhe jashtë qytetit.
Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila bashkë me banorët e tri lagjeve, ka përuruar tri rrugë të të vjetra të qytetit të Gjakovës të cilat nuk janë rregulluar asnjëherë më parë. Komuna me investime të vetanake ka ndërtuar me kubëza rrugët “Gjon Bisaku”, që konsiderohet rruga me e vjetër e qytetit të Gjakovës, pastaj rrugën “ Tefik Çanga” dhe rrugën “Faik Pruthi”, që të tri këto rrugë të lidhura me njëra tjetrën.
Qytetarët kanë shprehur mirënjohje dhe vlerësim të lartë të angazhimit të qeverisjes lokale për këtë vepër vitale dhe jetësore. “Me ndërtimin e rrugës tash, po besoj se banoj në qytetin e Gjakovës, në rrugën më të vjetër të kësaj Komune”, ka thënë Feti Dashi, veteran i arsimit dhe banorë i rrugës “ Gjon Bisaku” . Edhe banorët e dy rrugëve të tjera “Faik Pruthi” dhe “Tefik Çanga”, kanë falënderuar qeverinë komunale dhe Kryetaren Kusari-Lila., për punën dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Gjakovës. Punimet ndërtimore i ka implementuar firma “Fidani-L”, ndërsa kostoja e punimeve konsiderohet të jetë afro 50 mijë euro.









https://www.facebook.com/mimozakusari/photos/pcb.10152707260965916/10152707260390916/?type=1&theater
 

·
Banned
Joined
·
1,542 Posts
Qendra Tregtare "Nertili" - Gjakove.

Qendra Tregtare "Nertili" ka gati 2 vjet qe eshte hapur dhe eshte nje qender tregtare mjaft e madhe me 42.000 m2.
Eshte mjafte e veqant sepse bashkon pjesen moderne dhe çarshine e kopjuar perbrenda saj,lokalet jane mjafte te bukura dhe si qender tregtare ofron:Teatër,bowling,patinazhin,fitnes,pishina,fushë futbolli,fushë basketbolli etj.







@Ulpiana:












 

·
Banned
Joined
·
1,542 Posts
Me te vertete bravo Gjakoves!
Keto kohet e fundit eshte duke e permisuar jashtzakonisht shume infrastrukturen e saj rrugore,edhe ate bukur mire jo vetem shkel e shko!
Shikoji keta rrathet e rinje qe jane ndertuar dhe zgjerimet e rrugeve,me gjelbrim me ndriqim,te vijezuara mire etj.
Shpresoj te vazhdoje keshtu!:cheers:
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,266 Posts
Urime Gjakove, Urime...
Na duhen ma shum Gjakovar ne pozita te larta :/
 

·
Registered
Joined
·
3,314 Posts
Gjakova bëhet me projekt për të ardhmen e lumit “Krena” nga konkursi EUROPAN

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka marrë pjesë në prezantimin publik të punimi “SEAMbiosis”, i cili është përzgjedhur si projekti fitues nga juria ndërkombëtare e Projektit EUROPAN.
Ky punim i arkitektëve të rijnë nga Kosova Erblin Bucaliu, Dea Luma dhe Rrita Pula, ka trajtuar transformimin e pjesës së qytetit të shtratit të lumit “Krena” prej urës së Islam Begut deri tek ura e Namazgjahit.
Duke e vlerësuar lartë projektin EUROPAN, por edhe punimin “SEAMbiosis” në veçanti, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka thënë se ky projekt do të ndikojë tejet pozitivisht në komunën e Gjakovës, pasi parasheh rregullimin e njërës prej pjesëve më të parregulluara, për të mos thënë më problematike të komunës së Gjakovës, siç është pjesa përgjatë lumit “Krena”, në qendër të qytetit.
Ndryshe, prezantimi publik i këtij punimi, i cili llogaritet të jetësohet në një periudhë afatmesme, është bërë pas ekspozitës së të gjitha punimeve, e cila ka qëndruar e hapur për një javë.
Punimi “SEAMbiosis”, është përzgjedhur si punimi fitues nga një juri profesionale ndërkombëtare, ndërsa sipas ideatorëve të saj, ky projekt parasheh që përpos rregullimit të pjesës së lumit “Krena”, në të njëjtin rast të bëhet edhe lidhja e pjesës së vjetër me pjesën e re të qytetit, por edhe të bëhet mishërimi i njerëzve me pjesën e lumit.

https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10153401539135916
 

·
Registered
Joined
·
3,314 Posts
Komuna e Gjakovës është prapë Komuna e parë të nënshkruajë marrëveshjen për projektet e DEMOS për vitin 2017.
Projekti i rrugës "Bujar Roka", fillon në fillim vitin 2017, të ndërtohet një rrugë moderne me katër korsi, stazë për biçiklistat dhe ndriqim dhe gjelbërim. Vlera e këtij projekti është 703,918.18 €.
Pasi nuk e bëri Qeveria e Kosovës e bëjmë ne vetë bashkë me projektin Demos dhe Qeverinë Zvicerane. Fillojmë me ndërtimin e pjesës së parë të tranzitit e cila lidhë hyrjen në Gjakovë nga Prizreni dhe do ndërtojmë në këtë fazë të parë 750m gjatësi. Për të vazhduar së shpejti me lidhjen deri tek hyrja nga Qafë Morina ose rajoni i Rekës së keqe.
https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10153927516575916

Rruga Bujar Roka: https://www.google.com/maps/place/B...2e007b777!8m2!3d42.3718917!4d20.4420316?hl=en


BujarRokaGjakove (3)
by Ulpi Ana, on Flickr


BujarRokaGjakove (2)
by Ulpi Ana, on Flickr


Kur te perfundoj ky tranzit, keshtu dyqysh ishte deshte me e pase trasene.


TranzitiPerShipni
by Ulpi Ana, on Flickr
 

·
Registered
Joined
·
12,976 Posts
Sa eshte gjatesia e kesa rruge?!

@Ulpiana,desha te te pyes si po shkojne punet ne Gjakove,a po punohet hiq andej, a ka permisime shkurt?!Ndertime me duket se ka kogja mire,a po behen me plan apo si kudo?! Po te pyes ngase je me prejardhje nga andej dhe e viziton shpesh mesa duket!


Une per vete,vizitoj jashtzakonisht shume Mitrovicen,Podujeven dhe Ferizajin,pak me rralle por ne mase te kenaqshme Prizrenin,Shkupin dhe Gjilanin,shume me pak Pejen por Gjakoven(nuk e di pse) mund lirisht te numeroj me gishtat e njeres dore vizitat atje,dhe se mbaj mend heren e fundit qe kam qene,jo per ndonje gje,por ndoshta sepse sme lidh ndonje gje atje(skam ndonje te njofshem) thjesht kur shkonim te merrnim pjese ne gara,ka plote vende ne shtete tjera qe kam vizituar shume me shume,tingellon cuditshem por per mua Gjakova eshte si te jete ne nje tjeter kontinent,skam kurrfare lidhje se cfare po behet andej!

Ndaj po te pyes sepse realisht jam i painformuar me zhvillimet atje!
 

·
Registered
Joined
·
12,976 Posts
Koheve te fundit ma rralle,para do kohe cdo fundjave e kam kalu atje,shkojsha ne Tunell Cityy :lol: ama tane kohen e kem pas ne Mitro,edhe tash shkoj shpesh ama jo si dikur,ama gjithsesi ne mujt e vizitoj 3-4 here se paku!
Per pm gjithsesi,do te ishte kenaqesi te pinim nje kafe bashke,ose nga nje tost te "Cima" :)
 
1 - 20 of 358 Posts
Top