SkyscraperCity Forum banner

GJIROKASTRA

171036 Views 851 Replies 106 Participants Last post by  Edi_H
1 - 20 of 852 Posts
Qendra Babameto Hostel (e saporestauruar)











Gjirokastër, përurohet shtëpia 300-vjeçare e Babametove

06 Prill 2013

Në Gjirokastër u përurua sot restaurimi i plotë i shtëpisë 300 vjeçare të Babametove, një nga ndërtesat më karakteristike në zonën muzeale. Restaurimi u bë i mundur me një fond rreth 200 mijë euro, investim i Organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), me seli në Suedi.

I pranishëm në këtë aktivitet ministri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, vlerësoi këtë investim si një shpresë për rijetëzimin e qytetit të Gjirokastrës. “Suedia është vendi që jep çmimi “Nobel”, ndërsa ne sot i japin Suedisë nobelin e zemrave gjirokastrite”, tha Zhiti.

Lejla Haxhic, koordinatorja e projektit, tha se restaurimi i shtëpisë së Babametove, synonte të demonstrojë në praktikë se vetëm rijetëzimi në bashkëpunim edhe me pronarët, mund të sjellë shpëtimin për ndërtesat historike në Gjirokastër, ku disa monumente kulture të restauruara së fundmi vazhdojnë të jenë të braktisura e në kërcënim të rirrënohen sepse nuk ka kush të kujdeset për to. “Shtëpia Babameto, së bashku me një ndërtesë tjetër me të njëjtin emër, do të shërbejnë si qendër për kulturë e trashëgimi”, tha Haxhic.

Shtëpia e gurtë e Babametove, e cila ndodhet fare pranë zonës muzeale, ka qenë një ndër shtëpitë gjirokastrite më të vizituara nga personalitet e kulturës, jo vetëm shqiptar, por edhe të huaj.

Pas vitit 2008, mjaft drejtues të lartë të shtetit, si dhe personalitete të huaja kanë ndjekur nga afër punimet restauruese në këtë banesë, duke admiruar njëkohësisht edhe mjeshtërinë e gurgdhëndësve gjirokastritë, të cilët lartësuan muret e gurta të kësaj shtëpie.
http://www.balkanweb.com/kulturë/26...-shtepia-300-vjecare-e-babametove-127372.html
See less See more
6
  • Like
Reactions: 4
^^
Gabime drejtshkrimore. Duhej "SOKAKU I TË MARRËVE".

Na mbytën injorantët. :picard:
  • Like
Reactions: 2
1 - 20 of 852 Posts
Top