SkyscraperCity Forum banner

GRAMSHI

14716 Views 25 Replies 15 Participants Last post by  Edi_H
E di qe keto foto nuk e kane vendin ne kete teme. Mirepo, nuk dita ne cilen teme me i qite keto foto, e po i qes ketu, e moderatoret, mos te pritojne e le ti zhvendosin aty ku duhet...;)

Gramshi, qytetëz e vogel, por shume e paster, dhe me potencial te mos ket dallim prej vendbanimeve te madhesise se ngjajshme ne boten e zhvillume. :cheers:










1 - 20 of 26 Posts
Gramshi

Rruga dalese prej Gramshit ne drejtim te Korçës. Eshte rregullu, pritet shtrimi me asfallt ne qershor..











^^Jam shume dakord,para rreth nje viti kam qene ne Gramsh dhe me ka bere shume pershtypje rregulli dhe pastertia.
Po cfare Gramshi mor, keto "qytete" komuniste si tipi i Gramshit jane te destinuara te vdesin (ne fakt tu dhene shpirt jane) sepse skane me cfare te jetojne me. U ndertuan/lulezuan ne kohen e komunizmit si pasoje e ndonje industrie me te cilen merreshin, tani qe sfunksionojne me ato jane duke dhene shpirt.
Thuajse jane qytet-fantazem mirepo nga c'kam perceptuar, keta me figurojn me te kendshme e lezetshme sesa qytetet me te zhvilluara te Shqiperise. Fotot e Gramshit me pelqyen... :eek:kay:
e potencial te mos ket dallim prej vendbanimeve te madhesise se ngjajshme ne boten e zhvillume.
Popo mjafton nje veshtrim dhe te duket vetja ne Suedi!! :nuts:

Qyteza kaq te vdekura e mediokre edhe ne Maqedoni eshte veshtire t'i gjesh. Kete model kaq te varfer zhvillimi e kam pare vetem ne Bosnje!! Gjithsesi ti rrofsh per fotot!! :cheers:
^^ Kjo qytetëz e kishte "skeletin" e ndërtumë shumë me rregull. Simetria e ndërtimit të ndërtesave ish e rregullt. Rrugët ishin të drejta me hapësirë të mjaftushme për parkim të kerreve dhe për këmbësor. Hapsira të gjelbërta (jeshile - puro shqip) kishte mjaft...

Kish nevoje për investime për rregullimin e fasadave, dhe disa investime të vogla të tjera.

Me fjalë tjera, me shumë pak investime kjo qytetez mundet mos me pasë dallim prej vendbanimeve të madhesise se ngjajshme në botën e zhvillume.


E sa i përket ekonomisë se kësaj qytetëze, nuk jam i thirrun me folë shumë.. Por megjithate, po thom, me hapjen e hidrocentralit te Devollit (nëse hapet ndonjëherë), do të hapen vende të reja të punës. E me nje shtet të "hajrit", në kët qytetez munden me u hapë shume biznese të vogla (investime prej jasht - prej emigrantëve sidomos).. Nje popull që din me e mbajtë pastertinë e qytetit, me siguri se nuk është një popull i mbrapsht.



Gjithsesi, me nderë kofsh për fotot.


Teknollogjia me e fundit per barrake...stealth faceting.
(investime prej jasht - prej emigrantëve sidomos).. Nje popull që din me e mbajtë pastertinë e qytetit, me siguri se nuk është një popull i mbrapsht.
Pikerisht kjo eshte shpresa e vetme. Emigrante nga Gramshi, qe kane punuar dhe jetuar ne Greqi ka mjaft. Ata tashi vetem duhet te investojne kur te kthehen. Plus Bashkia duhet te ndrmarri ndonje nisme per te thithur investore te huaj.
Ca flisni ju...Investim ne Gramsh lol

"Pastertia" e Gramshit vjen si rezultat i faktit qe s'jeton njeri atje. (nese mund te thuhet qe ka ndonje "pasterti"). Biznesi numer 1 i Gramshit eshte rruga qe kalon per ne Korce. Eshte pike tranziti.

Ca ka qen Gramshi me perpara? Qytet ushtarak?
Qysh ka thonë ai i moçmi, si rashë pishmon pse sfola, po pse fola...

Biznesi numer 1 i Gramshit eshte rruga qe kalon per ne Korce.
Rruga Gramsh - Korçë:






Kjo rrugë do te asfalltohet, qysh thane venalitë, ne qershor, dhe pastaj ka gjase te behet rruge tranzit per Korçë. Deri atehere, askush, ama hiq askush nuk kalon neper Gramsh tranzit per ne Korçë.

E kur te rregullohet kjo rruge, po, ka gjase qe kjo rruge te behet biznis per Gramshin.

E kur te rregullhet shteti, atehere ka gjase qe Gramshi te perparoj...

E sa i perket pastertise, kam pa une qyteteza ne Shqiperi (e edhe tjeterkah), edhe me te "vdekura" mirepo me bërllog shume te gjalla.
^^^Gramshi eshte qytet qe u ngrit vetem se u ngriten fabrikat e armeve dhe jo nga deshira e njerezve per te jetuar aty. Nuk ka per te patur ndonjeher ndonje zhvillim domethenes... te pakten une keshtu e mendoj.


Natyra








blackcharliepho
  • Like
Reactions: AlbanPOLIMI







blackcharliepho
Ata qe thon se Gramshi nuk ka potencial zhvillimi nuk kan qen ne ato vise. Gramshi ka potencial per turizem malor dhe rural.
^^shume dakord me kete..une nje here kam qene, po me ka pelqyer.
Province e humbur e Shqiperise , nuk paska ardhur Rilindja Urbane ne Gramsh ?
Ka ardh, por sic ne cdo qytet akoma duhet pune. Ishalla vazhdojn investimet the punimet, keshtu me kohe atheran do ti vije unifikimi urbanistik. :)

Lulishta, Fasadat Dhe Shehi I Ri:















Foto: Ministria e Zhvillimit Urban
  • Like
Reactions: Drenicaku
1 - 20 of 26 Posts
Top