SkyscraperCity Forum banner
1 - 20 of 1718 Posts

·
Registered
Joined
·
9,317 Posts
Discussion Starter · #5 · (Edited)
Stema e Presidentit te Republikes
a. Shqiponja, përkrenarja dhe kurora e dushkut me të njëjtin kompozim si edhe tek flamuri të jenë elementët kryesore të Logos;
b. Mbishkrimi i Logos të jetë PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË;
c. Përmasat e logos janë të ndryshueshme në varësi të përdorimit (të gjithë elementët zmadhohen ose zvogëlohen bashkërisht në mënyrë proporcionale).



Flamuri i Presidentit te Republikes
a. Ngjyrat që mbizotërojnë janë ngjyrat e flamurit kombëtar (sfondi i kuq dhe shqiponja e zezë) si dhe është shtuar ngjyra e artë e cila simbolizon fuqi, begati dhe qëndresë;
b. Simbolet dekoruese të flamurit janë shqiponja e zezë e marrë nga stema e familjes së Kastriotëve duke pranuar atë si një nga simbolet më të lashta të përdorur nga prijës shqiptar, përkrenarja e Skënderbeut (e artë) e vendosur me vështrim drejt (as majtas as djathtas) duke simbolizuar paanshmëri dhe vendosmëri në përfaqësimin e unitetit kombëtar, si dhe gjethet e dushkut (të arta) të cilat përfaqësojnë jetëgjatësi, forcë dhe dinjitet, marrë gjithashtu si simbol nga lashtësia e përdorur nga mbreti Gent i Ilirëve.
Përdorimi i degëve të dushkut në formë kurore është parë edhe si një bazament i cili mban elementët e tjerë;
c. Të ketë përmasat 140cm x 100 cm, me specifikimet sipas shtojcës 1a.


Stema e Kryeministrit dhe Qeverise
Version i nje designi Anglez i kohes se Republikes se Zogut si President .




 
1 - 20 of 1718 Posts
Top