Skyscraper City Forum banner
261 - 280 of 1683 Posts

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Nuk ka lidhje me Shqiperine, ishte nje tip fletushke zgjedhore qe kryetari i partise MEGA kishte shperndare per emigrantet ne Greqi me te drejte vote ne bashkine e re te Finiqit.

Per sa i perket alfabetit grek ne Shqiperi nuk e di çfare statusi ka, di qe ka fshatra minoritare dygjuheshe por çfare, si, ku, boh...
 

·
.......
Joined
·
7,524 Posts
Stema e ripunuar e Qarkut të Korçës. E bukur dhe kuptimplotë. Opinga në pjesën e majtë të poshtme të grafikës është simbol i Bashkisë së Devollit (ish-Bashkia Bilisht). Pena (pupla) sipër i referohet traditës së hershme letrare të zonës. Peshku me ornamente mund t'i referohet Koranit përderisa Pogradeci dhe liqeni i Ohrit janë pjesë e këtij qarku. Vizatimi poshtë peshkut të jep përshtypjen e vellos ose diçkaje që lidhet me veshjen tradicionale.

 

·
.......
Joined
·
7,524 Posts
Momentalisht jam duke punu logon e re te KF Tirones. Logo e re eshte nji ripunim permiresues i logos se vjeter por qe mund te ishte bo edhe me mire.
Interesant fakti se edhe stema e FC Prishtines eshte ripunu por detajet nuk jane aq te dukshme sic i shofim te logo e Tirones. Ajo qe me cuditi pak ishin dy yjet siper logos qe jane identike me logon e Tirones. S'po them qe klubi i Tirones i shpiku yjet por me njohurite qe kam, klubi i Prishtines nuk ka pas yje http://prishtinafc.com
Brenda javes qe vjen do e ripunoj edhe logon e re te Prishtines dhe ate te Shkëndijës nga Tetova qe fitoi kupen maqedone.
 

·
.......
Joined
·
7,524 Posts
Stema e ngurtë e Qarkut Shkodër. Gurët në formë harku i referohen hyrjes në kalanë e Rozafës. Ura e Mesit gjendet e vendosur në mes të harkut. Relievi malor mund t'i referohet Thethit. Edhe fonti i pershtatet si duhet shtreses simetrike te logos.

 

·
.......
Joined
·
7,524 Posts
Ne punim e siper jane logot e Kategorise Superiore dhe Kupes se Shqiperise. Dy logo te shpifura nese lejohet ta them mendimin tim ashtu sic eshte vete logo e re e federates qe te ben per te vjelle kur e shef. Nuk mund te presesh shume kur federata drejtohet nga nji provincial prej Shijaku.
Logon e FC Prishtines do e paraqis nga fundjava.
 

·
.......
Joined
·
7,524 Posts
Nji gjo nuk kuptoj une, pse duhet te kemi nji "Superligë" dhe nji Lige te Pare njekohesisht?
Nuk mjafton te kemi Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe Ligën e Katërt?
Per ca duhet "Kategoria Superiore"? Per te thone qe eshte lige e vecante, ndryshe nga te tjerat? Per ti dhone nji lloj vlere? Emri "Superligë" dhe "Superiore" eshte vlere e shtuar? Apo kane kopju modelin turk dhe te disa ligave te tjera? Njerez koti...
 
261 - 280 of 1683 Posts
Top