SkyscraperCity Forum banner
21 - 40 of 1764 Posts

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Despotët e familjës Bua janë: Gjin Bua Shpata, Maurik Bua Shpata dhe Pal Bua Shpata. Figura kryesore dhe më madhore e familjës së Buajve, është padyshim Despoti Gjin Bua Shpata “Lanca”, i biri i Petro Nikollë Buas. Gjin Bua Shpata është figura më e shquar e periudhës Mesjetare në trevat e jugut të Shqipërise. Jetoi dhe sundoi në Angjelokastër. Gjin Bua Shpata themeloi Despotatin e Artës (1374-1399), duke udhëhequr Principatën më të fuqishme në Shqipërin e Jugut.

Pas vdekjes së despotit Gjin Bua Shpata, Despotati u nda në dy njësi administrative : në veri despoti Maurik Bua Skurra me qendër në Artë; i cili më pas bëhët dhe despot i Janinës (1403 – 1418) dhe në jug despoti Pal Bua Shpata me qendër në Naupakt.

Më 1407 Nauakti bie nën sundimin e Republikës së Venedikut. Më 1416 territoret veriore të Despotatit, si dhe qendra e saj Arta i kalojnë despotit të Qefalonisë, Karl Toko, vassal i Mbretërisë se Napolit. Më 1418, Janina, Arta dhe Gjirokastra bien nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Stema e despotëve Bua është e kaltër me një shqiponjë të artë, flatrëshpalosur dhe e kurorëzuar.Edhe këto simbole (sikurse e Buajve) paraqitën ne stemën e Mërkur Buas , në një të katërtën e dytë të Shqytit.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Familja fisnike Bua është një nga familjet më të mëdha dhe më të dëgjuarat në Shqipërinë e Jugut gjatë shek. XIV-XV.Principata e Buajve pati një shtrirje të gjërë , (Bua) Shpatajt, si dhe Zenebiasit, Zenebishët (Gj. Muzaka në “Memorje” shkruan se shpata (Gjin Bua) ishte nga shtëpi e Zenebishëve) përmenden në document historike që më 1304.

Qendra politike dhe administrative e Principatës së Buajve ka lëvizur në kohë të ndryshme : Angjelokastër (1355);Artë (1374) dhe Naupakt (Lepant 1400). Më 1490 Buajt i gjejmë në Librin e Artë të familjeve fisnike në ujdhesën e Korfuzit, asaj kohe nën Republikën e Venedikut.

Buajt janë degë me Shpatajt, me Skurrajt dhe me Gribajt (Grivajt). Stema e hershme e Buajve është e zezë, me një krah me mëngë të kuqe, i cili futet nga e majta e shqytit, duke mbajtur në dorë katër vitore (bolla) të blerta.Këto simbole paraqiten në stemën e Mërkur Buas, në shqyt, në një të katëtën e katërt të tij.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts



Zaharia.

Familja princore Zaharia sundoi në shek.XIV-XV, kryesisht në Zadrimë. Qendra politike dhe administrative e Principatës së Zahariajve ishte në Danjë (Dëjë). Ndër figurat më të shquara të kesaj familjeje njihet Kojë Zaharia (1400). Lekë Zaharia mori pjesë në Lidhjen e Lezhës.

Armori I Zahariajve është I argjendtë me një shqiponjë të zezë gati per fluturim, me bisht të kuq, të zi, të kuq. Shqiponja kthetrat i ka mbi pullazin e kuq të një kulle të argjendtë. Emblema është fragment afresku, i punuar midis viteve 1459-1474, ne murin e brendshëm të rezidencës së Zahariajve, në Danjë.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts



Armori i Shkodrës është i kaltër me një rrejtë të argjendtë, me ballor të kuq me shkronjën e parë të qytetit mbi të, S të artë shoqëruar me dy yje të argjendtë tetëcepësh.Ky armor u punua në monedhat e qytetit të Shkodrës në periudhën e sundimit të familjes Princore Balsha, rreth vitit 1385. Perqark monedhës shkruhet më germa të mëdha : C (IVITAS) SCVTARINENSIS dhe në disa tjera: SCVTARENSIS.

Shkodra është qyteti më i rëndësishëm në Shqipërinë Veriperëndimore dhe nga më kryesorët në tërë Shqipërinë.Më 1160-1168 Shkodra bëhët qendër e ndarjes administrative byzantine të Themës së Dalmacisë, e cila pushoi së qeni si e tillë rreth vitit 1180. Ne gjysmën e parë të shekullit XIV Shkodra fiton autonominë dhe bëhët Komunë qytetare (Comuna Civitatis) e tipit të Republikës së Raguzës.

Qyteti ka organet e veta politike, legjislative dhe gjyqësore. Ne krye të pushtetit qëndror qëndronte një kont (comes).Shkodra, më 1360, ishte qendër politike e administrative e Zetës dhe e gjithë Principatës së Balshajve. Kulmin e lulëzimit të saj e arriti në prag të vitit 1385 nën sundimin e Despotit Balsha II. Me 1396 kaloi nën sundimin Republikes se Venedikut, ku i regjistrohen statutet, vulat me stemën e qytetit, pranë Senatit të Venedikut.

Më 1479 ra nën sundimin Osman dhe më 1480 bëhët qendër sanxhaku. Shkodra qe qyteti që njohu shkallën më të lartë të lulëzimit të kulturës heraldike në mbarë Shqipërinë. Më 1994 Bashkia e qytetit të Shkodrës miratoi dhe riaktivizoi stemën e hershme të saj, harruar për shkaqe të caktuara historike.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Stema e Balshajve faza e dyte.

Stemën e Balshajve e gjejmë edhe në monedha në kohën e sundimit të Gjerjgjit I Balsha. Një kokë qeni me një hallkë rreth qafe me rripa që varen prej saj. Në këtë monedhë është shkruar në sllavisht me germa të mëdha cirilike (GJO) në të djathtë të simbolit dhe (RGA) në të majtë, pra e gjitha (GJORGA) = Gjergj I Balsha. Në periudhën e sundimit të Gjergj II Strazimirit (1385-1403) stema heraldike e Balshajve paraqitet në stadin e saj më të lartë:

Shqyti me një kokë qeni me një hallkë rreth qafe, nga ku varen dy rripa mbajtëes. Mbi shqyt një përkrenare e kurorëzuar, e vendosur gjysmëprofil me një kryq të madh që e ndan katërsh fytyrën e mbuluar të përkrenares dhe me një kryqth patent në gushë të saj (përkrenares). Përkrenarja ka pëlhurë koke të ojnëzuar.

Kreshta përmban simbolin e nje qeni te argjendtë që shohim në shqyt. Një kokë qeni me hallkë rreth qafe, nga e cila varen dy rripat mbajtës.Monedha ku ndeshim stemën qarkohet me një mbishkrim në latinisht me germa të mëdha gjysmëgotike:

M(ONETA) D(OMINI) GORGI STRAZIMIR.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Stema e Balshajve faza e pare.

Principata e Balshajve ishte formacioni shtetëror më i madh që u krijua gjatë periudhës së Mesjetës në Shqipëri (shek.XIV-XV), me qendër politike dhe administrative Shkodrën. Kulmin e lulëzimit të saj e arriti në kohën e sundimit të Zotit të tërë Arbërisë, despotit Balsha II, kur Balshajt bashkuan trevat e përfshira nga Budua në Prishtinë, në Kostur e Himarë. Blasha II e quante veten Princ I Arbërisë, Besëmirë autocrat i gjithë tokës së Zetës dhe Bregdetit ; Dei gratia dominus Zentae (Me hir të Zotit sundimtar i Zetes).

Formimi dhe fuqizimi i Balshajve ishte i lidhur me zhvillimin e vendit në shek.XIV dhe me krijimin e lidhjeve ekonomike ndërkrahinore me qendër Shkodrën. Më 1444 Gjergj Stres Balsha merr pjesë në Lidhjen e Lezhës. Në arkivin e Raguzës, në dokumentet e viteve 1373, 1379, 1385 P.J. Shafarik konstaton vulën e Blashajve, që përmban stemën e tyre : mbi të kaltër një kokë qeni e argjedntë me një hallkë të kuqe rreth qafe, nga ku varen dy rripa mbajtës po të kuq.

Vula qarkohet me mbishkrimin në sllavisht me germ të mëdha cirilike ( SI BELEIGNJA GJORGA I BALSHE).

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts



Stema e qyteti të Durrësit është e artë, me një luan të kuq ngritur mbi dy këmbët e pas,me. F.Heyer stemën e Durrësit e paraqet në blazon dhe e shoqëron me një kurorë të madhe mbretërore,vendosur sipër ku shkruan Königreich Albanien II. Durrësi ishte qendër politke dhe administrative e “ Mbretërise së Arbërise”, nën Karlin I Anzhu. F.Heyer nuk ka lënë shënim se simbolet e cilit qytet paraqet kjo stemë.Stemat e qytetëve shqiptare në albume heraldike paraqiten nën emërtimin “Albania”; tek F.Heyer ato paraqiten me emërtimet : “Königreich Albanien I” (për Beratin) dhe “Königreich Albanien II”(për Durrësin). A.Matovski në punimin e tij “ Stemat shqiptare në të kaluarën” shpjegon për stemat e paraqitura nga F.Heyer se “ ato janë stema të vjetra që kanë hyrë në koleksionin e ri” (më 1873).

Nuk mund të thuhet me siguri se në cilen periudhë u përdor kjo embleme. Më 820 bëhet qendër e ndarjes administrative bizantine të Themës së Durrësit. Në krye të pushtetit qendror qëndronte një strateg (duke).Në vitin 1350 Durrësi fiton autoniminë, duke u bërë Komunë qytetare (Comuna Civitatis), e tipit të Republikës së Raguzë. Në këtë periudhë qyteti ka organet e veta politike, legjislative e gjyqësore. Në krye të pushtetit qendror qëndronte një kont. Më 1368 Durrësi bëhet qendër politike dhe administrative e Principates së Topiajve me Kontin e Madh të Arbërisë, Karl Topia, e cila kulim e lulëzimit të saj e arriti rreth vitit 1388. Më 1392 Durrësi i kaloi Republikës së Venedikut , i cili i regjistron statutet dhe vulat (me stemen e qytetit), në senatin e Republikës së Venedikut.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts



Ariantitët janë familje e madhe feudale, që njihen qysh nga fillimi i shek.XI (1001) dhe që ka luajtur nje rol politik te rëndësishëm, sidomos në shëk.XV Arianitët janë degë me Topiajt dhe Skurrajt. Ajo ka lidhje me familjen perandorake të bizantit, Komneni.

Me 1204 Mihal Engjëll Komneni themeloi Despotatin e Epirit, me qendër politike dhe administrative në Artë dhe më 1340 Jovan Ase Komneni themelon despotatin e Vlorës.Figure themelore e familjes Arianiti është konti Gjergj Arianiti (Komneni), pararendës i Skënderbeut në kryengritjet antiosmane (1432-1438) dhe më 1444 morën pjesë në Lidhjen e Lezhës. Traktati i Gj. Arianitit me Mbretërinë e Napolit dhe te Aragonës, më 1451, na njeh me pronësitë e dikurshme të tije : në Shqipërinë Lindore dhe Jugore, si dhe qytetet : Berat, Vlorë, Kaninë,Sopot ( Borsh) dhe Vutrandë (Butrint). Qendra politike dhe administrative e Principatës së Arianiteve ishte në Sopot.

Stema e Arianitëve është e kaltër me një shqiponjë të artë dykrenore, krahëhapur. Gjendet në një katalog fletë-stemash të shek.XVI ne Bibliotekën Kombëtare të Marcianes (Venedik).Stema shoqërohet me këtë motivacion:

“ Komino (Komnian) i derës së zotit Retini (Arianiti) të Shqipërisë mbi Skuteri (Skuterra), zot në anët e atij vendi, i cili u pranua dhe u bë anëtar i keshillit të madh, sepse kështu iu duk me vend Sinjorisë Sonë për ta nderuar dhe për ta patur simpatizant tonin".Kjo u bë ne vitin 1464.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts



Figura më në zë e familjes së Dukagjinëve është Lekë Dukagjini, vashdues i rezistencës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut (1468), si dhe përpilues i Kanunit Zakonor, që ka hyrë në histori si Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Armori i Lekë Dukagjinit është i argjendtë me një kullë të argjendtë të mbyllyr dhe me tri kullëza përsipër po të argjendta, me një shqiponjë të zezë, dykrenore e kurorëzuar, krahëhapur , e cila del mbi tri kullëzat.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts



Në një fazë të dytë armorët e Dukagjinëve i ndeshim në një miniature me ngjyra të shek.XVII. Shqyti është I artë me një shqipe të zezë,flatrëshpalosur.

Ai (shqyti) mbahet nga një engjëll. Përkrenarja është e kurorëzuar, e ojnëzuar, me pelhurë koke të verdhë nga brenda dhe të zezë nga jashtë, ngritur nga dy anët, dhe e lidhur me fjongo.Për kreshtë stema ka një shqipe të artë flatrëshpalosur dhe të kurorëzuar.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts



Familja Dukagjini është një nga familjet princore më të vjetra në Shqipëri . Përmenden për here të parë që me Dukë Gjin Tanushin (1281). Principata e Dukagjinëve u shtri kryesisht në Shqipërin Verilindore, në krahinën e Dukagjinit, në Rrafshin e Dukagjinit, si dhe në Dukagjinin e ri.Qendra politike dhe administrative e Dukagjinëve u bë Lezha, deri më 1398. Më pas ajo u zhvendos në Sardë (Shurdhahu).
Më 1491 Sarda bie nën sundimin e Osmanëve dhe më 1520 territoret e Principatës së Dukagjinajve përfshihen kryesisht ne sanxhakun e Dukagjinit, me qendër administrative në Peje, ndërsa territoret juglindore u përfshinë në sanxhakun e Prizrenit. Figurat më të shquara të kësaj familjeje janë Nikollë dhe Pal Dukagjini, të cilët morën pjesë në Lidhjen e Lezhës.

Armori i hershëm I Dukagjinëve është i kaltër me një shqipe të argjendtë flatrëshpalosur.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Matrëngat përmenden në dokumentet historike që më 1297, si sundimtarë të Karavastasë.Më 1319 Matrëngat marrin pjesë në koalicionin shqiptaro-ballkanik nën drejtimin e Papa Johanit XXII.Kulmin e lulëzimit Matrëngat e arritën nën sevastokrator Vlash Matrënga (Matranga),rreth vitit 1360, me qendër administrative në Pirg ( derdhja e dikurshme e Semanit).

Më 1592 shquhen në Komunitetin Arbëresh të Horës së Arbërisë (Sicili). Shquan Lekë Matrënga me veprën e tij “ E mbëueme e kërshtërë”. Me 1710 shquhet kryepeshkopi i Ohrit, Bazil Matrënga, për lëvizjen e tije baziliane për njësimin e ritit kishtar lindor e perëndimor.

Stema është e kaltër me një krah të artë të armuar që hyn nga e majta e shqytit duke majtur një shpatë po të artë. Në këndin e djathtë të ballit një yll të artë.Kjo emblem u gdhend më 1748 mbi varrin e kryepeshkopit të Ohrit dhe më as të Durrësit, Bazil Matrënges. Varri ndodhet në kishën e Shën Mitrit në Qendër të Horës së Arbëreshëve (Sicili)
Moto e emblemes së Matrëngajve ishte :
“ Bekuarë, Gëzuarë”.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 
21 - 40 of 1764 Posts
Top