SkyscraperCity Forum banner
41 - 60 of 1712 Posts

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Familja princore Engjëlli është një nga familjet fisnike më të hershme në Shqipëri, e cila përmendet që në shek.XII. Qendra administrative e zotërimeve të saj ishte në Drivast (Drisht). Kjo familje kishte lidhje farefisnie me familjen perandorake Engjëlli, e cila hipi në fron për herë të parë më 1185 me Isakun II Engjëlli.

Figurat më të kësaj familjeje janë Pjetër Engjëlli dhe Pal Engjëlli, arqipeshkvi I Durrësit dhe kandidat për t’u shuguruar kardinal i shqiptarëve nga Papa Piu II më 1464, gjë, që s’u realizua për shkak të vdekjes së Papës.Pal Engjëlli ka qenë dhe kancelar i pare i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në lidhje me stemën e Pal Engjëllit, G.Grimaldi shkruan se mbante simbolet e Urdhërit të Shën Gjergjit. Po ky autor përshkruan më gjerë stemën e familjes Engjëlli, si dhe degë të tjera të kësaj familjeje, që shkuan deri në fronin perandorak në Bizant.

Stema është e argjendtë me një kryq të kuq. Sipër, nga e majta,një engjëll I argjendtë me petka të kaltërta, që mban në dorë një degë palme të blertë. Deri më sot, përveç përshkrimit uk kemi nodnjë paraqitje artistike të stemës së Engjëjve të Drishtit.

Papa Piu V i konfirmon Andrea Engjëllit, fisnikut, dukës, princit dhe kontit të Drishtit, Durrësit dhe Pultit të Ulët, lidhjet e tij të gjakut me perandorët romakë, si dhe me perandorët e Kostandinopojës.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Familja princore Gropa është një nga familjet më të mëdha dhe më të dëgjuarat në Shqipërinë Lindore, gjatë shek. XIII-XIV.Principata e Gropajve u shtri kryesisht në Dibër, Ohër, Prespë, Perister(mal) me qendër politike dhe administrative në Ohër, reth viteve 1258-1334 dhe 1355-1394.Gropajt ishin të lidhur fort me Papatin. Ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje njihet sevasti Pal Gropa, të cilit, më 1273 iu përfshinë në Principatën e vet edhe fshatrat: Radikë ( e Madhe dhe e Vogël), Kovashicë, Zuadigoricë, Zerqan, Krajë , Zeshicë etj.

Në gjysmën e dytë të shek. XIV shquhet Andrea Gropa, I cili pret dhe monedhat e veta. Më 1389 Gropajt morën pjesë në Betejën e Kosovës. Më 1480 territoret e Principatës së Gropajve dhe të Kastriotëve kryesisht u përfshinë në sanxhakun e Ohrit. Armori i Gropajve është i artë me një luan të kaltër ngritur në dy këmbët e pasme.

Pas 1417 emblemës së Gropajve i shtohet një shqytëz i kuq me një kolonë të argjendtë dhe të kurorëzuar, të cilën e mban si mburojë luani I kaltër. Ky ndryshim lidhet me mbrojtjen që gëzonin Gropajt nga Papa Martini V (Kolona), stema e të cilit është e kuqe me kolonë të ardjendtë dhe të Kurorëzuar.Përshkrimi i emblemës së kësaj periudhe të dytë jepet nga T.Amayden, por i pashoqëruar nga ndonjë paraqitje artistike. Pas vitit 1467 Gropajt emigrojnë në Romë, duke marrë një mbiemër të ri, Ҫioki, për shkak të opingave të tyre karakteristike me retra, Dibrane.Trashëgimia e familjes Ҫoku (Qoku) I rendit Gropajt , paraardhësit e tyre, si familje arhondësh që më 1218.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Familja fisnike Jura, Gjura, është degë me familjen princore Cernojeviqi, e njohur që më 1322. Jurajt ishin aleatë të Balshës III.Qendra administrative e Gjurajve ishte në vendbanimin Gjuraj (Malësi e Shkodrës). Pas pushtimit Osman, një degë e Jurajve emigruan në Shebenik (Dalmaci ).Emblema e Jurave është në të kaltër me një dhi të argjendtë, të ngritur në dy kembët e pasme.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Familja e sevastëve Skurraj (emrin e familjes Skurra e ndeshim dhe në trajten Sgurra dhe Zgurra) është degë me Topiajt dhe Arianitët. Sundoi në shek.XIII kryesisht në Kurbin. Qendra politike dhe administrative e tyre ishte në Dylmenisht (Delbnisht. Ndër figurat më të rëndsishme të kësaj familjeje përmendet sevasti Maurus Skurra, më 1274, të cilit, më 1280 I njihet titulli “ kont ” prej Karlit Anzhu.

Armori i Skurrajve është i kaltër me një panterë të argjendtë ngritur në dy këmbët e pasme. Në këndin e djathtë të ballit është një zambak I argjendtë. Mbi panterë një fushak i kuq me dy yje te argjendtë tetëcepësh. Nga emblem varen dy litarë, që përfundojnë me nga një zambak në fund.Mbi emblem ë është gdhendur një mbishkrim me germa të mëdha në latinisht. Shkrimi vjen I demtuar :

SE PVLTV…
ANTONIO S…
CVMEREDES SV…

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Karl Topia është figura më e shquar e Topiajve, gjatë sundimit të të cilit Principata e Topiajve arriti kulmin e lulëzimit të saj, me qendër në Durrës.Më 1386 Republika e Venedikut e quan “ Karollus Topie,princeps Albaniae”(Karl Topia, princ I Shqipërisë).Papa Gregori XI I njeh titullin “ Kont i Madh I Arbërisë ”, më 1374. Karl Topia njihet në dokumentet e kohës dhe me titujt : “ Sundimtarë i gjithë tokës së Arbëreshëve”, “ Dukë i Shqipërisë”.

Armorët e Karl Topisë janë : Një shqyt i ndarë vertikalisht, në dy pjesë, në të kuqe dhe të kaltër. E para: mbi të kuq një kryq I madh, në katër hapësirat e kryqit vendosen katër kryqe të vegjë të brendashkruar në reth, të cilët shoqërohen nga katër kryqtha patent. Të gjitha simbolet kryq janë ngjyrë të artë, njërrip I kuq dhe mbi të në ballor një lambel po i kuq. Sipër shqytit një përkrenare fytyrëmbuluar gjysmëprofil. Njëkryq I madh ndan pjesën e përparme të fytyrës së mbuluar të përkrenares në katërsh, në gushë të së cilës (përkrenares) qëndron një kryqth patent.

Përkrenarja është e pajisur me pëlhurë koke të ojnëzuar, zbukuruar me zambakë. Për kreshtë përkrenarja ka një luan të ngritur, të kurorëzuar me një kurorë princësh nga ku dalin tri pendë.
Simbolet e paraqitura në shqytin e kësaj steme lidhen me simbolet e familjes mbretërore Anzhuine, qëkrioi dhe Perandorine Latine të Konstandinopojës. Stema u gjend e skalitur në gurë, në kishën e Shën Jon Vladimirit, në Elbasan. Stema shoqërohet me një mbishkrim në greqisht, me shkronja të mëdha : (Këto janë shënjat e zotit të madh Karl Topia”).Viti I skalitjes është 1381,vit ky dhe i rindërtimit të kësaj kishe nga Karl Topia.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Stema e Arbrit.

Stema e panhipersevastit ( pahniper-sevast-I mbarënderuar, I tërënderuar) të Arbrit, deri më sot, daton stemën më të hershmët në stemografinë evropiane.

Kjo Stemë u gjend e skalitur në gurë, në muret e jashtme te kishës së Shën Ndërfandisë, ne Gëziq të Dukagjinit të vjetë (Mirditë), me mbishkrime në latinisht, ku përmenden emra të sundimtarëve të Arbërisë : Progoni e Dhimitri.Koha e skalitjes së stems dhe e mbishkrimeve duhet kërkuar në kohën e sundimit të panhipersevastit dhe arhondit të madh, Dhimitrit të Arbrit (1208-1216),të cilin Papa Inoçenti III do ta quante “Arbanensi principi” ( Princ I Arbëreshëve).

Dhimitri I Arbrit e quante vetem “ Dei gratia panhyperservastos et magnus archond” ( Me hir të zotit panhipersevast dhe arhond i madh). Stema është e kalër me një zhgabë të argjendtë flatërshpalosur. Stema iu njoh Dhimitrit të Arbrit nga perandori i Konstandinopojës, Aleksi III Engjëll Komneni, Kur ky I fundit I njohu titullin “panhipersevast”.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Stema e Shqiperise pas vdekjes se skenderbeut .
Vula kancelarike të Krerëve të Kuvendeve shqiptare të shek. XVI-XVII.
Dokumenti i parë i vulosur me të është I vitit 1593.Stema heraldike e Shqipërisë në këtë vulë është:
Mbi nje shqyt (te kuq) nje shqiponje (e zeze) dykrenore me koka te kurorëzuara.
Mbi shqyt qëndrom një kokërreth I madh(kurorë kavalieri) që lidhet me titullin aktual të kapitanëve-kavalierë që gëzonte Tom Plezha dhe Mark Gjini, perfaqësues kryesorë të Kuvendeve Shqiptare.

Vula qarkohet nga një mbishkrim në latinisht :

"SIGIL.REGNI.MACEDONIAE.ET.ALBANIE".

Kjo vulë kancelarike u përdore deri më 1703 në Koncilin e Arberit mbajtur në Mërkinjë të Lezhës.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Familja Perandorake Justiniani.

Familja Justiniani eshte nje familje ushtarakesh nga Dardania(Iliria), e cila u vendos heret ne Konstandinopoje (shek. VI) duke arritur me shpejtesi shkallet hierarkike ushtarake, derisa hipen ne fronin e perandorit te Bizantit, se pari me perandorin Justini I (518-527); me pas me perandorin Justiniani I (527-565), I cili, me 553 thirri sinodin V Ekumenik ne Konstantinopoje, qe rikonfirmoi doktrinen e Trinise dhe te Krishtit.
Justiniani I njihet edhe si perandori I ndertimeve te medha fortifikuese. Pas pushtimit Osman te Konstantinopojes (1453) Justinianajt emigrojne ne Gjenove dhe Venedik (duke u ndare ne dy dege).
Me 1528 Justinianajt I gjejme ne librin e arte te familjeve fisnike te Gjenoves.
Ne shek.XIII familja Justiniani e Konstantinopojes permendete me steme te saj heraldike, qe njihet me emrin “stema e vjeter”, e cila eshte e kuqe me nje fortese te argjendte me tri kulla persiper pot e argjendta.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Mërkur Bua Shpata është pinjoll i lavëdishëm i familjes princore Bua, i cili u bë me emër në emigracion. Luftoi në ushtinë e perandorit Gjerman, Maksimilianit, si kapiten i përgjithshëm i kalorësisë së lehtë, në vitin 1510. Paraqitja artistike vjen e ndryshme në kohë të ndryshme.Varianti i dhënë i përshkruar është verifikuar nga autoritetet e Vjenës.

Shqyti është i ndarë në katërsh. E para është e prerë në të blertë ( në këtë stemë paraqitet gabimisht e purport) me një kryq të artë patent, midis dy yjeve të arta tetëcepësh; në të kaltër me një ferrëgjatë të artë dhe të kurorëzuar.E dyta , e kaltër me një shqiponjë të artë flatrëhapur dhe e kurorëzuar ( simbol i despotëve Bua).E treta , e brezuar në dymbëdhjetë pjesë (të valëzuara) të argjendta dhe të kaltërta.E katërta, e zezë, nga e majta futet një llërë e veshur me të kuqe, në dorë ka mbërthyer katër (bolla) – vitore të blerta, simboli i hershëm i Buajve.Në qendër të shqytit ndodhet një “shqytëz tërfil” me krye të zbukuruar nga tri urora të arta dhe me buzim të artë.Shqytëzi është i kaltër me një grifon të artë dhe të kurorëzuar.

Mbi shqytin përkrenarja e argjendtë është e kurorëzuar me pesë kangjella të artë, me pelhurë koke të ojnëzuar, të kaltër nga Brenda dhe të blertë nga jashtë. Në këtë ilustrim paraqitet gabimisht e purport.Kreshta përbëhet nga katër kokë të arta luani.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Origjina e familjes fisnike Kopili duhet kërkuar në Drenicë. Figura më e shquar është Mëhill/Milush/Millosh Kopili, që mori pjesë në Betejën e Kosovës (1389). Pas pushtimit Osman të Shqipërisë, familjes Kopili e ndeshim në Rebuplikë e Raguzës, ku gëzonte titullin fisnik “kavalier”.

Stema e Kopilajve është e kuqe me tri koka të argjendta kali (2-1).Mbi shqyt një përkrenare e kokërrethëzuar me një kokërreth (kurorë kavalieri) dhe me një kryq të madh “të ndarë trish” ; në qafë të përkrenarës një kryqth i zi patent, me pëlhurë koke të hapur nga të dy anët dhe dy xhufka që varen në fund të saj (pëlhurës).4 Pëlhura Brenda është e bardhë dhe jashtë e kuqe. Kreshta përbëhet nga një gjysmëkalë i kuq i ngritur dhe me një zambak të kuq në kokë.

Kjo stemë u punua nga Corienich- Neorich më 1595.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Ne Kishen e Shenandout nje afresk qe paraqet shqipnjen e vertete te flamurit tone. Qysh nga koha e Skenderbeut nuk kishte ndonje dokument zyrtar qe ta vertetonte prejardhjen e simbolit tone pervec vules zyrtare te prijesit shqiptar.

Deri më sot nuk kishim një vizatim autentik të shqiponjës së këtij flamuri, e cila dihet që është me shqiponjë dykrenare në fushë të kuqe siç na e dokumenton Barleti dhe historianët e tjerë. Gjurma e vulës së Skenderbeut e lënë mbi një akt zyrtarë të tij e ka shqiponjën dykrenare, por vizatimi i sajë është parë si i përshtatur me formën rrumbullake që e qarkon atë, si rendom praktikohet në vula, dhe si do e shohim më poshtë ky mendim është i drejtë

Rasti e solli që shqiponja e Kastriotëve e pikturuar në një afresk të zbulohet mbrenda tokës arbërore e jo në kancelaritë e arkivat e huaja, si ruhen shumica e dokumenteve të historisë tonë.
Pas kthimit të disa pronave kishtare komuniteteve fetare, filloi dhe interesimi i këtyre të fundit për studimin e tyre, ruajtjen dhe rindertimin. Një nder këto prona është Kisha e Shnandout në Rodon (sot fshati Muzhel), ku ruhet dhe shqiponja e pikturuar e Kastriotëve, Për këtë kishë dokumentet flasin që e kanë ndertuar Gjon Kastrioti ose i biri,heroi ynë i njohur Skenderbeu.

Gjatë viteve kur Gjon Kastrioti I u mund nga osmanët, atij i lanë në pronësi zonat e Mysjes, që përfshijnë edhe Rodonin dhe këtu thonë se zotëroi gjatë disa viteve edhe Skenderbeu përpara se të çlironte Krujën. Një legjendë e shënuar nga konsulli austrohungarez i Shkodrës Teodor Ippen në fillim të shekullit tonë, thotë se këtë kishë e ndertoi Mamica Kastrioti, por e saktë është që kjo kishë funksiononte në vitet kur Skenderbeu filloi të ndertonte kështjellën e Rodonit, që eshtë në afersi të kishës. Po ky autor na njofton se ruheshin dhe themelet e Manastirit që ishte ngjitur me kishën, por që sot dallohen me vështërsi. Në kuadrin e 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut në Rodon u bënë kerkime mbi fortesën e Rodonit, dhe më këtë rast na është dhënë dhe përshkrimi i rrënojave të kësaj kishe, e me gjendjen në të cilën është rrënoja sotë kuptojmë se shkatërrimi ka vazhduar edhe gjatë këtyre 30 vjetëve.

Është kujdesi dhe interesi i At Zef Pëllumbit që i nisur nga gjurmët e afreskave në muret e kësaj faltorje të vjetër e quan në zbulimin e kësaj shqiponje. Deri më sot është zbuluar vetëm një siperfaqe e vogël e këtij afresku që falë natyrës dhe punës me mjete cilësore të realizuar para pesë shekujsh ajo u ruajtë.

Shqiponja është në afreskun e realizuar në brezin e poshtëm të faqes së harkuar të murit të absidës. Në krahun e majtë të shqiponjës dallohet figura e një kalorsi e majtas e djathtas këtyre janë edhe shenjat e pazbuluara plotësishtë, siç duket edhe të dy shqiponjave të tjera. Këto do dallohen e të studiohen pasi të pastrohet afresku tërësishtë.

Shqiponja është e pikturuar me ngjyrë të kuqe të hapur mbi suva të bardhë dhe në disa pjesë na ka arritur e dëmtuar, por që dallohet qartë se është me dy kokë. Pasqyrimi tek fotografija që po botojmë është e bërë me objektiv nga e djathta e sajë, kështu që na përfytyron një zmadhim nga ky krah, por ajo në të dy krahët është simetrike. Fiksimi fotografik në këtë pozicion u bë, sepse trualli deri lart është i mbushur me mbeturina ndertimi e dhera dhe ato nuk pastrohen, për ta ruajtur monumentin nga lagështira e tëpërt e shirave të stinës së dimrit. Sipas mendimit të studiuesit të artit mesjetar Mustafa Arapi afresku është veper e një piktori profesionist, mjafton të shohësh vizatimin e kthetrave dhe kuptohet që është frut i një dore të shkathët të një piktori me përvojë. Kjo bie në sy edhe nga vrojtimi i figurës së kalorsit që sot për vetë fazën e zbulimit të afreskut nuk ka një gjykim se kujt figure historike ose religjioze i kushtohet.

Nuk na është ruajtur nga shekulli 15 asnjë flamur kombëtar relike, që ta njohim deri më sot dhe as një vizatim autentik i shqiponjës së tij, që është shqiponja e Kastriotëve. Studiuesit kanë konkluduar se shqiponja e flamurit kombëtarë na u ruajtë në vizatimet e krijuara sipas shembëlltyrës së sajë e shijeve estetiko-emocionale që ruante e krijonte tradita shqiptare. Kjo është dhe rezultat i ndryshimit që kanë shqiponjat e ruajtura nga pasardhësit e derës së Kastriotëve. Forma e vizatimit të shqiponjës së gdhendur në emblemën mbi varrin e Konstandin Kastriotit nuk është identike me trajtën e gravuar në një liber uratash që i kushtohet një pasardhësi tjetër të Skenderbeut, as me shqiponjat e gdhendura mbi varret e dy nipave të tjerë të heroit tonë që i njohim e ruhen në Itali, as me shqiponjën e emblemës së nipit tjetër i njohur në histori me emrin Skenderbeu i Ri, emblemë që ruhet e vizatuar me ngjyra në dorëshkrim në bibliotekën Marciana në Venecie. Më e afërt është Shqiponja e vulës së Skenderbeut, por dhe kjo jo identike për arsyet që i thamë më lartë. Shqiponja dykrenare e flamurit tonë kombëtar është vizatuar sipas këtyre shqiponjave e që nga shekulli 15 pati nw vazhdimesi ndryshime nga ajo që u pranua e u vendos në Flamurin e Arbërve me 2 mars 1444.

Ja vlen të themi dhe dy fjalë për monumentin që Donika Kastrioti i ngriti nipit të sajë, K. Kastriotit në varrezat e kishës Santa Maria La Nova në Napoli. Emblemën e gdhendur në dy anët e monumentit mortor e ka botuar studiuesi italian Padilione në vitin 1870 dhe më vonë arbëreshi Z. Skiroi në Palermo në vitin 1904. Pothuajse të gjithë studiuesit shqiptarë i drejtoheshin kësaj shqiponje dhe shpesh herë ka krijuar dhe keqinterpretime per kurorat që ka sipër dy kokave, deri sa më 1967 u bë e njohur nga Dh. Pilika dhe shqiponja e vulës së Skenderbeut. Në një botim shkencor heraldik të vitit 1926, studiuesit italian emblemën heraldike të monumentit të K. Kastriotit e kanë klasifikuar si emblemë të një pasardhësi të derës së Skenderbeut. Tashi që u njoh shqiponja e Kastriotëve pa kurora mbi dy krerët rikonfirmon atë që Prof. Dhimitër Pilika ka shkruar, se kurorat janë shtesa të pasardhësve të Kastriotasve në dheun e huaj, por na hap dhe një dritare për ta kufizuar dhe datën kur është realizuar afresku më shqiponjën Kastriotase të Shnandout të Rodonit.

Skenderbeu gjatë fuqizimit të pozitës së tij pretendonte se ai ishte pasues i shtetit të Balshajve e synonte për një shtrirje territoriale të shtetit për të arritur zotërimet e gjëra të atyre të kryezotit të Arbërit, Balsha II. Në këtë periudhë Skenderbeu filloi të praktikoi në vulën e tij shtetërore, krahas shqiponjës dykrenare të trashëguar nga dera atërore edhe yllin gjashtëcepash të Balshajve, por asnjëherë shqiponjën e kurorzuar. Vula që njohim është e vitit 1459, pra dhe afresku duhet të jetë realizuar para këtij viti.

Faza në të cilën është zbulimi dhe studimi i këtij afresku të kishës së Shnandout na kanë shpalosur shqiponjën e Kastriotëve, që është njëkohësishtë dhe shqiponja e flamurit kombëtar shqiptar, por muret e kishës kanë gjurmë dhe të afreskave të tjera e ndoshta do na japin dhe dëshmi epigrafike ose dhe skena të jëtës së atij shekulli. Kisha dokumentohet se ka funksiunuar deri në shekullin e 17, por shpeshherë ka mbetur pa famulltar e kujdestar, kurse një gojëdhanë thotë se ajo u dëmtua rëndë nga një termet i mesit të shek. 19. Materiali arkeologjik flet për një tempull shumë më të hershëm në atë truall e për rreth ka patur dhe dy kisha të tjera të dokumentuara që nga shekulli 12-13. Në Rodon thotë Barleti Skenderbeu shpinte familjen dhe shkonte edhe vetë për pushime e gjueti në periudhat në mes të betejave. Kisha e Shnandout lidhet si një ansambël me shumë vlera me kështjellën e Rodonit, që e ndërtoi Skenderbeu në valën e luftës.
Shkrimi Nga Jaho Brahaj.

Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,219 Posts


Principata e Spanëve u shtri në Pultin e Madh dhe më gjërë, në shek.XIV-XV.Figura themëlore e Spanëve është Pjetër Spani, që me katër bijtë e tij : Aleks,Bozdar,Vruon dhe Mirko Spani morën pjesë në Lidhjen e Lezhës.
Stema e kapitanëve Spani është: e prerë në të argjendtë dhe të kaltër.Mbi të argjendtë hyn një krah i veshur me të kuqe që mban një shpatë të argjendtë me dorezë të artë. Mbi të kaltër tri trëndafilë të hapur të kuq, vendosur 2-1. Kjo stemë është në auditorin e Universitetit të Padovës, në të cilin ka qenë një pinjoll i kësaj familjeje më 1680.

Pema familjare e Spanëve :



Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry fb
 
41 - 60 of 1712 Posts
Top