Stema e Muzajkave Faza e dyte.
Armori i Muzakajve gjatë kohës së lulëzimit të tyre në Shqipëri është : i kuq , me një shqiponjë të artë , dykrenore krahëhapur dhe e kurorëzuar. Në ballë një shqytëz trekëndor i kaltër me një yll të artë gjashtëcepësh. Stema e Muzakajve, ndonëse ka simbole të njëjta me atë të Kastriotëve, ka ngjyra të tjera , gjë që sipas rregullave heraldike përbën një stemë krejt më vete. Këto simbole iu njohën despotit Andrea II Muzaka nga perandoi i Konstandinopojës, Johani V Paleologu.
Këto simbole i gjejmë dhe në stemën e Muzakajve, që gjendët e skalitur në gurë, në Kishen e Santa Maria della Misericordia, në ( Brindizi – Itali). Shqyti është në të kuq dhe në të kaltër. E para, në të djadhtë, mbi të kuqe një shqiponjë e artë, dykrenore, krahëhapur dhe e kurorëzuar, në ballë një shqytëz trekëndor i kaltër me një yll të artë gjashtëcepësh.E dyta, në të majtë, mbi të kaltër me një luan i artë , ngritur në dy këmbët e pasme, i cili mban lart një shpatë po të artë, në ballë, nga e djathta, një zambak i argjendtë . Peja e dytë mbanë simbolet e Topiajve.
Mbi shqyt një Kurorë e Lartë e zbukuruar me trëndafilë, si kurora e Skënderbeut. Shqyti ne ted y krahët shoqërohet nga armët e kalorësit; në të djathtë të shqytit: një lance (hushtë), një shpatë dyluftimi, një sëpatë dhe një përkrenare me një kokëreth. Nga e majta e shqytit një hark me tufën e shigjetave. Ngjyrat per armët që shoqërojnë shqytin në të dy krahët nuk ja të vërtetuara.
Heraldika Shqiptare Albanian Heraldry