SkyscraperCity Forum banner
881 - 900 of 949 Posts

·
.......
Joined
·
7,786 Posts
Zbulova dicka teper interesante sot. Republika Shqiptare (1925-1928) nuk ka pas steme zyrtare. Perdorte vetem flamur qe eshte perdor per here te pare gjate fundit te vitit 1922 me shpalljen e kushtetutes se re, 6 dite pasi Ahmet Zogu u emerua kryeminister.
Dmth shqiponja qe vendosa ketu me heret, ose forma e ngjashme e asaj shqiponje, fillon me periudhen e Zogut si kryeminister e vazhdon te pakten deri ne fundin e mandatit presidencial te vitit 1928.
Monarkia ka pas dy stema, e para eshte stema shtetnore qe i perket periudhes 1928-1929 ndersa stema me gezof ka fillu te perdoret per here te pare ne shkresat zyrtare nga fundi i vitit 1929 e deri ne 1939.
 

·
.......
Joined
·
7,786 Posts
Per here te pare stema e shtetit permendet ne kushtetuten e vitit 1928. As kushtetuta e vitit 1922 dhe as ajo e vitit 1925 nuk permendin steme ne nenet kushtetuese.
 

·
.......
Joined
·
7,786 Posts
Si mbreteri duhet te quhet vetem per 6-mujorin qe ishte ne krye Vidi apo gjate gjithe periudhes qe e kishte kete status ligjor?
Dmth Kingdom of Albania (1914–1925)
 

·
.......
Joined
·
7,786 Posts
Do merrem me logot e festivalit te kenges. Gjate tre viteve te fundit, eshte perdor ky model skulpturor i logos por vitet e meparshme perdorej tjeter model.
 

·
.......
Joined
·
7,786 Posts
Shqiponja dykrenare e pare si steme ne llojin zyrtar e perdorur ne trojet shqiptare ne fakt nuk eshte ajo e Konices por duhet te jete patjeter stemi i perdorur nga Kolegja Saverjane e themeluar ne vitin 1887. Se ne c'vit eshte kriju stemi kjo nuk dihet me saktesi por ajo qe dihet eshte se vula e shkolles ka dale ne qarkullim para vitit 1900.

 

·
.......
Joined
·
7,786 Posts
Ndoshta artikulli me i rendesishem qe kam ndermend te krijoj eshte ai rreth historise se perdorimit te shqiponjes dykrenare ne fillesat e shtetit shqiptar. Ky artikull eshte mjaft i rendesishem sepse ben dallimin e simboleve te shqiponjes qe perdorte vendi yne, simbole qe sot e kesaj dite ngaterrohen sikur te ishin pjese e grafikes se flamujve te shtetit.

Nje pjese ne artikull do ze shqiponja e Kolonise Shqiptare te Bukureshtit. Kjo shqiponje, me karakteristika teper te vecanta, perdorej jo vetem nga kolonia qe permenda por edhe vete shteti shqiptar ne dhenien e certifikatave te nenshtetesise, ne librin e qarkoreve dhe si simbol logoje ne gazetat atdhetare te kohes.
 

·
.......
Joined
·
7,786 Posts
Arsyeja ka te beje me faktin se ma hoqen logon e Partise se Punes nga Commons me pretendimin se eshte logo e nje partie politike. Me mire qe te gjitha logot e partive te grupohen ne wikin lokale.
 
881 - 900 of 949 Posts
Top