Skyscraper City Forum banner
1681 - 1691 of 1691 Posts

·
.......
Joined
·
7,592 Posts
Shqiponja dykrenare e pare si steme ne llojin zyrtar e perdorur ne trojet shqiptare ne fakt nuk eshte ajo e Konices por duhet te jete patjeter stemi i perdorur nga Kolegja Saverjane e themeluar ne vitin 1887. Se ne c'vit eshte kriju stemi kjo nuk dihet me saktesi por ajo qe dihet eshte se vula e shkolles ka dale ne qarkullim para vitit 1900.

 

·
.......
Joined
·
7,592 Posts
Ndoshta artikulli me i rendesishem qe kam ndermend te krijoj eshte ai rreth historise se perdorimit te shqiponjes dykrenare ne fillesat e shtetit shqiptar. Ky artikull eshte mjaft i rendesishem sepse ben dallimin e simboleve te shqiponjes qe perdorte vendi yne, simbole qe sot e kesaj dite ngaterrohen sikur te ishin pjese e grafikes se flamujve te shtetit.

Nje pjese ne artikull do ze shqiponja e Kolonise Shqiptare te Bukureshtit. Kjo shqiponje, me karakteristika teper te vecanta, perdorej jo vetem nga kolonia qe permenda por edhe vete shteti shqiptar ne dhenien e certifikatave te nenshtetesise, ne librin e qarkoreve dhe si simbol logoje ne gazetat atdhetare te kohes.
 

·
.......
Joined
·
7,592 Posts
Arsyeja ka te beje me faktin se ma hoqen logon e Partise se Punes nga Commons me pretendimin se eshte logo e nje partie politike. Me mire qe te gjitha logot e partive te grupohen ne wikin lokale.
 
1681 - 1691 of 1691 Posts
Top