SkyscraperCity banner
1 - 20 of 45 Posts

·
Registered
Joined
·
50 Posts
Discussion Starter · #1 ·
Pershendetje,
Nuk di nese ka nje teme te hapur, ne kete forum, per projektin e kompleksit te Top Medias qe po ndertohet (ne mos gaboj eshte prane perfundimit), por une kerkova dhe nuk gjeta gje. Nese dikush ka info apo edhe foto, le t'i postoje ketu.
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,218 Posts
nuk di te kete ndonje komples qe po ndertohet nga top media
Me sa di un nga nje mike imja qe punon te Topi, pritet qe se shpejti te perfundoj kompleksi i ri i cili mos u gabofsh ka nisur te ndertohet qe para 2 vjetesh ne komunen e kasharit... Do mundohem te gjej projektin per te qen me i sakt gjithsesi :cheers:
 

·
Registered
Joined
·
50 Posts
Discussion Starter · #4 · (Edited)
nuk di te kete ndonje komples qe po ndertohet nga top media
Me aq sa di une, kompleksi, qe perbehet nga pese ndertesa, ajo e TV-se dhe kater studio, eshte drejt perfundimit dhe ndodhet ne Kashar, perballe nderteses se Digitalb-it. Por doja te dija me teper.

... Do mundohem te gjej projektin per te qen me i sakt gjithsesi :cheers:
Falemnderit! :)
 

·
einstein
Joined
·
12 Posts
atje ne ate zone e bejne dhe Big Brother. Studio televizive jane praktike dhe te ndryshueshme siaps emisionit keshtu qe nuk e di do ekne investuar per prakticitet vete apo per godine te kendshme. Ajo nga jashte mund te duket edhe vetem si magazine.
besoj se gazetareve do i jete dhe me praktike zona prane autostrades qe te udhetojne neper vend duke ndjekur lajmin
 

·
Registered
Joined
·
50 Posts
Discussion Starter · #12 ·
atje ne ate zone e bejne dhe Big Brother. Studio televizive jane praktike dhe te ndryshueshme siaps emisionit keshtu qe nuk e di do ekne investuar per prakticitet vete apo per godine te kendshme. Ajo nga jashte mund te duket edhe vetem si magazine.
besoj se gazetareve do i jete dhe me praktike zona prane autostrades qe te udhetojne neper vend duke ndjekur lajmin
Kompleksi do te kete 4 studio te medha dhe do te jene ndertime te perhershme, ndryshe nga studiot e Big Brother, qe jane rreth 7km me poshte.

Me sa di une, kur kam pare maketin e projektit, ndertesa kryesore ishte e ngjashme me kete por katrore dhe pas kishte 4 studiot, te 5-ta te lidhura nen nje strukture xhami.
 

·
Carpe Diem
Joined
·
10,258 Posts
TOP MEDIA ME "SHTËPI" TË RE, HIGH TECH

Mbrëmjen e të hënës, Top Media ka organizuar ceremoninë e përvitshme të ditëlindjes së themeluesit të saj, Dritan Hoxha, dhe si çdo vit, është bërë dhe prezantimi i programacionit të sezonit të ri televiziv. Por ajo që na tërhoqi më tepër vëmëndjen, përveç programacionit, që këtë vit vjen më i pasur, ishte një "zbulim i vogël" që presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha, bëri rreth qendrës së re (headquarter-it, HQ) që ky televizion po ndërton, në fshatin Mëzez, në hyrje të Tiranës. Për të mos e lënë me kaq, ne kontaktuam me burime të brendshme të TM dhe arritëm të zbulonim disa nga planet ambicioze të saj. Ajo, që në përfundim do të jetë një nga qendrat mediatike teknologjikisht më të avancuara në rajon, sapo ka përfunduar fazën e parë të ndërtimit që llogaritet në rreth 10 milionë euro investime, ku përfshihen dy studio televizive të përmasave të mesme dhe të mëdha dhe pajisjen e tyre me sistemin e prodhimit dhe transmetimit në HD, dhe sistem ndriçimi tërësisht të ri, në një prej të cilave transmetohet edhe talent-show The Voice of Albania dhe ku të gjithë kanë vënë re, veçanërisht, cilësinë e transmetimit në HD, të pakrahasueshme me programe të tjera, përfshi dhe vetë prodhimet e tjera të TCH, me kamera të teknologjisë më të fundit, ku çmimi i një të tille shkon deri në 230 mijë euro. Gjatë fazës së dytë, që mendohet se do të jetë gati në fillim-shtatorin e 2013-'14-ës dhe kur mendohet se do të bëhet dhe kalimi tërësor në studiot e reja, do të përfundojnë edhe dy ndërtesa, ajo qëndrore ku do të vendoset administrata e TCH, redaksitë e programeve, Gazetës Shqip, studiot e T.A.R., Top Gold etj. dhe një e dytë e cila mendohet se do të jetë ndërtesa e studiove të vogla televizive, si ato të lajmeve, Fiks Fare etj. si dhe dy studio të tjera, të përmasave të mëdha, ku njëra prej tyre do të jetë më e madhja në vend. I gjithë kompleksi është parashikuar të pajiset me një infrastrukturë teknologjike moderne, tërësisht në HD dhe vlera e përgjithshme e investimit përllogaritet të arrijë në 25 milionë euro, duke e bërë këtë kompleks një ndër investimet më të mëdha në median dhe biznesin vendas.
http://www.facebook.com/MediaTelevizion
 

·
Registered
Joined
·
7,074 Posts

·
Registered
Joined
·
5,375 Posts
^^ C'lidhje ka? Top Channel ka levizur prej kohesh nga aty. Antenat dhe dy-tre zyra i kane ngelur.
 
1 - 20 of 45 Posts
Top