SkyscraperCity Forum banner
1 - 9 of 9 Posts

·
Registered
Joined
·
1,559 Posts
Duke pare q numri i varkave/jahteve te ankoruara eshte shum i vogel, duket qarte qe projekti eshte nje deshtim.
Ka plot vende te tjera t cilat mund t ofronin te njejtin sherbim duke patur kapacitet me te medh dhe nje pozicion me strategjik dhe me te aksesueshem se sa porti ne Orikum.
 

·
Registered
Joined
·
19 Posts
Pershendetje te gjithe forumsave. flm per gjithe materialet qe keni hedhur ne keto forume. duke qene se jetoj jashte e vizitoj shpesh forumin dhe marr ate informacion qe me intereson mbi shqiperine dhe kosoven.

Ne veren e vitit 2011 kam punuar tek porti per 2 muaj si staff qe priste turistet. Investimi per portin nuk eshte perfunduar. shikoni imazhin qe kam skicuar (poshte eshte linku i ndare me hapesira sepse eshte postimi i pare qe bej dhe sme lejohej te vija link te plote per imazhin, kush do te shohe imazhin duhet te heqe hapesirat nga linku me poshte, ndoshta dikush me i vjeter ne forum mund ta ripostoj imazhin). Mund te thuash se deri tani eshte perfunduar me pak se gjysma. Projekti i perfunduar perfshin edhe kalaten qe e kam vijezuar me te kuqe (se mbaj mend saktesisht ndaj kam bere edhe nje variant me vije te kuqe te nderprere qe e nxjerr portin me te vogel). Pronaret jane italian.

postimg. org/ image/ vx1lhtz3l/

Me te verdhe kam treguar vijen e prones se portit qe te shikoni se pjesa lindore eshte e pa zhvilluar akoma.

Ne port kishte nje numer te caktuar jahtesh qe rrinin aty te parkuar gjithe vitin. Keta besoj perfitonin dhe cmimin me te lire per parkimin. Kishte disa bisnesmene te njohur dhe politikane shqiptar qe kishin jahte aty. I kishin ne emer te ndonje shoku te huaj sepse ne ate kohe qe moratoriumi dhe nuke lejoheshin qe shqiptaret te zoteronin e perdornin jahte vec turistave te huaj (se di nese vazhdon akoma ai moratoriumi).

Per sa pashe ne veren e vitit 2011 kishte turiste qe kryesisht vinin nga italia por edhe nga vende te tjera, cek, suedez, gjerman, izraelite, norvegjez. Kryesisht leviznin pergjate bregdetit adriatik, p.sh vinin nga bregu kroat ose italian dhe shkonin per ne brigjet greqise (edhe me tutje neper mesdhe) duke ndaluar naten neper porte, duke shpenzuar edhe disa nete ne disa raste tek porti. Cmimi i parkimit varej nga madhesia e varkes dhe shkonte nga 80 euro nata per varka te vogla e me lart, me sa mbaj mend. Ne mos gaboj porti me strukturen dhe thellesine aktuale pernballonte jahte deri ne 20 (apo 30 metra) gjatesi, ate vere rastisi nje jaht gjigand i nje italiani.

Porti ka dy godina me apartamente qe jepen me qira per turistet (nuk mbaj mend cmimin per nate). Apartamentet nuk dukeshin se sillnin shume pune, mund te kene qene te shtrenjte, por sjam i sigurt per kete. Porti kishte edhe sherbimet e nevojshme, banjo, lighje me rrjetin elektrik per cdo jahte, sherbimin e furnizimit me karburant.

Nga udhetaret e jahteve perfitonin edhe restorantet e zones perreth dhe shpesh turistet dilnin edhe ne Orikum.

Ketu ne forume pashe qe se fundmi po ndertoheshin porte jahtesh te tjera ne shqiperi, kavaje (investim zvicerian), durres ndoshta. Me te lumturit do jene turistet e jahteve se do kene me shume pika/zgjedhje ndalimi ne Adriatik ne pjesen e Shqiperise. Normal edhe Shqiperise do i vine me shume turista jahtesh, qe futen tek grupi i turistave me leke.
 
1 - 9 of 9 Posts
This is an older thread, you may not receive a response, and could be reviving an old thread. Please consider creating a new thread.
Top