SkyscraperCity Forum banner
1 - 20 of 638 Posts

·
.......
Joined
·
7,788 Posts
Discussion Starter · #1 ·
Miratohet masterplani për Portin e Durrësit



Zhvillimi i Portit të Durrësit, më i madhi në vendin tonë do të bazohet mbi një masterplan të përcaktuar. Masterplani u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, në mbështetje të ligjit “Për autoritetin portual”, me propozim të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit autorizohet që në zbatim të masterplanit, të negociojë me shoqërinë “Durrës Kurum Shipping”, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi për kalimin e territorit të kantierit në administrimin e Autoritetit Portual, Durrës. Territori i kaluar në administrim të Autoritetit Portual të Durrësit do të destinohet për shërbime portuale si, terminal çimentoje, kontenierësh ose tragetesh, sipas marrëveshjes përkatëse për këtë qëllim. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti Portual, Durrës.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=8069&l=a
 

·
.......
Joined
·
7,788 Posts
Discussion Starter · #2 ·
Të dhëna për ndërtesën e Terminalit të Pasagjerëve

Terminali një katësh do të ndërtohet me konstruksione metalike dhe xhami.

- Sipërfaqja e ndërtesës së terminalit - 5,400 m2
- Sheshe për automjetet - 63,500 m2
- Hapësira parkimi për automjetet - 2,100 m2
- Lidhje direkte (ura për këmbësorë) me stacionin e trenit të qytetit të Durrësit - 226 m
- Pika kontrolli hyrje/dalje për të përballuar afro 2000 pasagjerë në orë në periudhë piku
- Hapësira dhe pajisje për kontrollet doganore

Në terminal do të instalohen të gjitha shërbimet bashkëkohore të nevojshme për udhetarët, si: bar, restorant, ambjente pritjeje, akses interneti, etj.







 

·
.......
Joined
·
7,788 Posts
Discussion Starter · #3 ·
Kalatat 7, 8 dhe 10, si dhe godinat e administratës të Autoritetit Portual, në rikonstruksion të plotë



Tre projekte me vlerë të përgjithshme rreth 45 milion euro, financime të Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropine e Investimeve (BEI), pritet të fillojnë të realizohen në javët e ardhshme në territorin e Portit Detar të Durrësit. Këto investime pasojnë disa të tjera, tashmë të përfunduara, kryesisht për modernizimin e infrastrukturës portuale, me financimin prej rreth 270 milion lekë nga Autoriteti Portual Detar (APD). Drejtori i APD-së, Eduard Ndreu tha për ATSH-në se, këto ditë do të shpallet firma fituese që do të realizojë rikonstruksionin e plotë të kalatës 10 në pjesën lindore të Portit më të madh të vendit. Ky territor, që vazhdon të jetë më pak i shfrytëzuar se sa pjesa tjetër e hapësirës portuale, këto ditë është ndriçuar krejtësisht falë instalimit të 14 kullave ndriçuese. Sipas Ndreut, financimi prej 13 milion euro nga të ardhurat e vetë APD do të mundësojë sistemimin dhe shtrimin e 16.000 metra katrorë sheshe, që do të shfrytëzohen kryesisht për përpunimin e mallrave rifuzo, skrapit, etj. Pranë kalatës lindore, që ka thellësinë më të madhe ujore prej 11 metra, do të ankorohen anije me një tonazh deri në 30 mijë ton, ç'ka pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet portuale, pasi do të hyjnë në port anije tregtare të tonazheve të larta. Ndreu tha se, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ka miratuar një marrëveshje kredie me BERZH dhe BEI, të cilat do të financojnë 23 milion euro për rikonstriksionin e plotë të kalatave 7 dhe 8, ngjitur me terminalin e trageteve.

Gjatësia lineare prej 400 metra e dy kalatave do të jenë një vazhdim i natyrshën i kalatës 6 dhe bashkë me të, do të jenë në dispozicion të përpunimit të konteinerëve. Autoriteti Portual ka përgatitur projektin dhe financimin prej 85 milion lekë për rikonstruksionin e godinave të administratës së Portit Detar. "Godinat kryesore, të cilat janë ndërtuar rreth 80 vjet më parë janë një pjesë e historisë së portit dhe vetë qytetit të Durrësit, jeta e të cilit në shekuj ka qenë e lidhur me zhvillimet e portit të tij", tha Ndreu. Dy godinat, që janë në fund të Bulevardit Tregtar, ndërsa do të ruajnë pamjen e tyre të jashtme, do të modernizohen plotësisht në funksionet e brendshme. Pak ndryshime në fasadën e godinës së njohur si Inter-Klubi do të lejojnë kalimin në një godinë të re moderne, që po ndërtohet ngjitur me të, në ndihmë të agjencivë dhe bizneseve që kanë lidhje me Portin Detar. Porti i Durrësit, funksionet e të cilit kanë nisur që me lindjen e qytetit, afro 3 mijë vjet më parë është porti më i madh i vendit. Vitet e fundit ai ka pësuar një sërë transformimesh rrënjësore. Falë investimeve vendase dhe të huaja në vitin 2008, në kalatat e tij u përpunuan rreth 3.9 milion ton mallra dhe mbi 800 mijë udhëtarë.

Burimi: Rilindja Demokratike
 

·
.......
Joined
·
7,788 Posts
Discussion Starter · #4 ·
Investim 35 mln euro për modernizimin e portit

DURRËS - Brenda një viti, porti i Durrësit do të jetë në standardet ndërkombëtare. Drejtori Eduart Ndreu, e ka të qartë rrugën që duhet përshkuar deri në modernizimin e plotë të tij. Zgjerimi i terminalit në lindje të portit do të kërkojë largimin e turqve të "Kurum" të cilët janë pronarë të 8 ha tokë. Ndreu thotë se "për realizimin e këtij projekti do të shpronësohen kundrejt pagesës për vlerën e tokës. Për këtë qëllim kemi planifikuar 1 mln euro". Por sipas tij, prioriteti i prioriteteve, mbetet thellimi i portit, i cili për shkak të thellësisë së vogël renditet tek portet mesatare. Ndërsa, lidhur me ndonjë kandidim të mundshëm për Bashkinë e Durrësit, Ndreu thotë se "mua nuk më pëlqejnë pyetjet që bëhen me ndajfoljen sikur. Le t'ia lemë këto gjëra t'i zgjidhin të mëdhenjtë". Për GSH, ai tregon planet që ka për të ardhmen e afërt dhe atë afatmesme për zhvillimin e mëtejshëm të portit.

- Çfarë projektesh janë realizuar në periudhën 2005-2010?

Kjo është edhe periudha që unë drejtoj portin. Projektet do t'i rreshtoj jo nga koha se kur janë realizuar, por nga rëndësia e tyre. Projekt i një rëndësie të veçantë është zgjerimi dhe modernizimi i terminalit të trageteve. Ky është një projekt me një vlerë prej 15 milion eurosh dhe është i vetmi që po realizohet me një kredi të huaj pasi projektet e tjera i kemi realizuar me paratë tona. Projekti i këtij terminali përfundon në pranverën e vitit 2011 dhe deri më tash një pjesë e tij është vënë në punë. Në përfundim terminali do të ketë një sipërfaqe prej 60.000 m2 prej të cilave 4.000 m2 godinat dhe 56.000 m2 sheshet. Ai do të ketë një kapacitet përpunimi për 1,5 milionë pasagjerë në vit. Ndër projektet e realizuara është ndërtimi dhe pajisja e MKZ së portit. Për këtë u shpenzuan 35 milionë lekë për godinën, dhe 50 milionë lekë për mjetet dhe infrastrukturën. Është ndërtuar zona Administrative me 3 korpuse, ku do të strehojmë përkundrejt qerasë biznese të ndryshme që lidhen me portin. Ky projekt kushton 1,2 milion euro. Kemi ngritur sistemin e sigurisë portuale si dhe atë të monitorimit, të cilët kanë kushtuar mbi 1 mln euro. Ndërkohë është në proces modernizimi kalata lindore. Për këtë projekt kemi planifikuar 11,1 mln dollarë. Janë 270 m kalatë që do të modernizohen. Ajo do të jetë 30 e gjerë dhe pas saj do të krijohet edhe një shesh me të njëjtat përmasa. Po brenda këtij projekti është përfshirë edhe thellimi i detit përgjatë kalatës nga 7 m thellësi që është sot në 11,5 m. Deri tani vetëm për ndriçimin e kësaj zone kemi instaluar 28 kulla ndriçimi si dhe kemi vendosur në punë 3 elektro-vinça, të cilët më parë ju nënshtruan procesit të modernizmit. Në këto kushte në këtë kalatë, puna për përpunimin e anijeve vazhdon 24 orë pa ndërprerje.

- Cilat janë projektet për të ardhmen?

Prioriteti i prioriteteve mbetet thellimi i portit. Për shkak të thellësisë 7 m porti jonë klasifikohet në portet mesatare. Ne tashmë kemi nisur nga puna për këtë projekt. Kemi angazhuar një kompani gjermane HPC(Hamburg Port Consulting) e cila po merret me studimin e zonës nënujore, analizat gjeologjike, kimike e të ndikimit në mjedis. Kjo kompani do të na sugjerojë termat për thellimin e portit. Më pas do të kalohet në procesin e tenderimit që i bie nga fillimi i viti të ardhshëm. Që tani gjermanët na kanë sugjeruar që dheu që do të gërmohet ose mund të shitet në tregun e huaj ose mund të përdoret për krijimin e një terminali në lindje të portit detar. Synohet që pas përfundimit të këtij projekti të realizohet një thellësi prej 11,5 m në kalatë dhe 12,5 m në kanal. Kjo thellësi do të lejojë hyrjen në port të anijeve të tonazhit të lartë.

- Po për zgjerimin e terminaleve në funksion të shërbimeve të tjera çfarë objektivash keni?

Sapo të largohet peshkimi nga vendi ku ndodhet sot do të punohet për zgjerimin e terminalit të trageteve. Kjo do të kërkojë një pauzë 2 apo 3-vjeçare. Por, do të procedohet në vazhdimësi për ndërtimin e terminalit të çimentos atje ku sot është vendosur kantieri detar "Kurum shpk". Turqit kanë në pronësi 8 ha tokë. Neve duke u mbështetur në ligjin shqiptar do ta shpronësojmë atë duke paguar për vlerën e tokës. Për këtë kemi planifikuar 1 milion dollarë.

- Po në drejtim të shërbimeve çfarë është bërë?

Ky ka qenë një drejtim i rëndësishëm i punës sonë. Tashmë pjesa dërmuese e shërbimeve portuale janë privatizuar dhe po shkohet drejt transformimit të APD në pronar të të gjithë tokës së portit dhe në menexhues të kësaj pasurie. Gjatë këtyre 5 vjetëve është privatizuar procesi i mirëmbajtjes së elektro-vinçave. Janë krijuar 2 kompani private ngarkim shkarkimi dhe në proces është edhe një e tretë. Po punohet për dhënien me koncesion të terminalit të kontenierëve. Gjithashtu po punojmë për privatizimin e procesit të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe linjave elektrike. Shumë shpejt nuk do të dëgjohet më për elektricistë apo hidraulikë të portit por për kompani që mirëmbajnë këto sisteme. E gjithë kjo punë për zhvillimin dhe modernizimin e portit si dhe për privatizimin e shërbimeve ka sjellë vetëm për vitin 2009, një shumë prej 2,8 miliardë lekësh fitime nga 1,7 miliard që ishte ajo në vitin 2005.

- E gjithë kjo eksperiencë menaxhuese e përfituar duke drejtuar një nga ndërmarrjet strategjike në shkallë vendi, a ju bën ndopak ambicioz për kolltukun e kryetarit të Bashkisë?

Unë nuk flas asnjëherë në mënyrë hipotetike se këto gjëra nuk janë në dorën tonë. Disa më pyesin: Sikur t'ju propozonin kandidaturën për kryetar bashkie juve, çfarë përgjigje do të jepnit? Unë ju përgjigjem se nuk më pëlqejnë pyetjet, që nisin me sikur. Më mirë le t'ia lemë që këto gjëra t'i zgjidhin të mëdhenjtë. Hë për hë, kam projekte që dua t'i përfundoj në portin detar.

http://www.balkanweb.com/intervista...mln-euro-per-modernizimin-e-portit-47051.html
 

·
Carpe Diem
Joined
·
11,396 Posts
Porti i Durrësit, eksport hekuri në Kinë

2011-10-04 Vali Qyrfyçi

Pritet të mbërrijnë në port rreth 100 mijë tonë mallra, eksporti realizohet në dy muajt e ardhshëm

Edhe pse Porti Detar i Durrësit nuk ofron kapacitetet e duhura për përpunimin e anijeve me tonazhe të mëdha, për shkak të thellësisë së pamjaftueshme, përpunimi i anijeve të mëdha nuk është më i pamundur. Përmes ngarkesave jo të plota në kalatë dhe anijeve ushqyese/ndihmëse (feeder) një ëndërr po bëhet realitet në Durrës. Një punë përgatitore disamujore për përpunimin e anijeve të tonazhit të madh në vend po realizohet me sukses në Portin e Durrësit, ku po ngarkohet për eksport një sasi e konsiderueshme e mineralit të hekurit me destinacion Kinën. “Realizimi me sukses i këtij procesi, për herë të parë në vend, rrit pozicionin konkurrues të Portit të Durrësit në rajon dhe e vendos Autoritetin Portual përballë realizimit të sfidave të reja që kanë lidhje me rritjen e kapaciteteve përpunuese, si dhe zbatimin e projektit të thellimit të basenit dhe kanalit hyrës të tij”, shprehet për gazetën, Vilma Hoxha, specialiste e marrëdhënieve me publikun pranë APD-së. Në portin më të madh të vendit është ankoruar anija “Vela”, me flamur norvegjez, e cila po ngarkohet me 52 mijë tonë mineral hekuri. Përpunimi konsiderohet nga autoritetet portuale një operacion i llojit të veçantë dhe përgatitjet e tij kanë nisur gjashtë muaj më parë. Pjesa e parë e ngarkesës prej 24.5 mijë tonësh po përpunohet në kalatën 11, ku është dhe thellësia më e madhe e basenit, që arrin në 11 metra.

Pjesa tjetër e ngarkesës do të realizohet në radën portuale përmes dy anijeve ndihmëse, të cilat të ngarkuara në kalatën 7 do e vijojnë atje procesin e ngarkimit. Kështu në kalatën 7 ka përfunduar procesi i ngarkimit të një anije ushqyese 10 mijë tonë, e cila është duke pritur anijen e madhe “Vela” në radën e portit. Anija e dytë ndihmëse është duke u ngarkuar për të lëvizur më pas drejt radës portuale në pritje të anijes tregtare “Vela”, e cila do të spostohet në radë për të vijuar procesin e ngarkimit përmes dy anijeve ndihmëse. Sipas Hoxhës, ky proces po menaxhohet në bashkëpunim të plotë mes portit dhe kompanisë ASC, që ka marrë përsipër organizimin e operacionit portual, gjë që përbën një fazë të re zhvillimi.

Realizimi i këtij procesi vlerësohet si një arritje shumë e madhe për Portin e Durrësit dhe për eksportet nëpërmjet tij, pasi ky proces lidhet me koston e transportit dhe i bën mineralet shqiptare më tërheqëse për tregun e huaj. Kjo metodë e përpunimit do të përdoret në ngarkesat e mëdha “Made in Albania”, deri në momentin që do të realizohet projekti i thellimit të basenit dhe kanalit hyrës në Portin e Durrësit, projekt i vonuar në kohë për shkak të problemeve mes kompanisë daneze dhe shtetit shqiptar disa vite më parë. Sipas të dhënave portuale pritet që këtë fillimjave të mbërrijnë në port rreth 100 mijë tonë mallra të tjera, eksportimi i të cilave do të realizohet në dy muajt në vazhdim.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/3fe70c65d615aaf0a1543eb700af3ef5.html
 
1 - 20 of 638 Posts
Top