SkyscraperCity banner

241 - 249 of 249 Posts

·
Registered
Joined
·
9,845 Posts
Gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar afro 3,5 milion ton mallra gjithsej, ose 14 përqind më shumë se sa të njejtën periudhë të vitit 2018.

Mbi 1 milion ton mallra të përpunuara i përkasin eksporteve, që kanë njohur një rritje prej 3 përqind. Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës në 10 muaj të këtij viti janë përpunuar 428 mijë ton mallra më shumë se sa në janar-tetorin e vitit të kaluar.

Afro 2,3 milion ton mallra janë përpunuar nga anijet tregtare, ndërsa pjesa tjetër, 764 mijë ton janë transportuar me kamjonë dhe trajlerë nga tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual, mësohet se tragetet në 10 muaj kanë kryer 887 lundrime vajtje-ardhje, ndërsa në të tre Terminalet e mallrave dhe kontejnerëve së bashku janë përpunuar 515 anije .
APD/Përpunohen më shumë se 120 mijë kontejnerë në 10 muaj

Më shumë se 120 mijë TEU (njësi kontejnerike) janë përpunuar gjatë periudhës 10-mujore të këtij viti në portin e Durrësit.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës mësohet se diferenca pozitive me të njejtën periudhë të vitit 2018 është 9,617 TEU më e lartë.

Në Terminalin e Kontejnerëve gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti janë përpunuar 161 anije të specializuara me mbi 1,4 milion ton mallra të ndryshme në kontejnerë gjithsej.

Numri i kontejnerëve TEU në hyrje dhe në dalje nga porti i Durrësit është thuajse i njëjtë, përkatësisht mbi 60 mijë TEU në import dhe eksport - thanë burimet e Autoritetit Portual.

Numri më i madh i kontejnerëve TEU në një muaj është përpunuar në mars, qeshor dhe korrik të këtij viti, mbi 14 mijë kontejnerë në çdo muaj.
http://www.apdurres.com.al/
 

·
Registered
Joined
·
9,845 Posts
Performanca vjetore 2019/Përpunimi i mallrave në anije dhe tragete, 13 % më shumë se në 2018-ën

Gjatë vitit 2019 në Terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar në anije dhe tragete 4 milion e 72 mijë ton mallra të ndryshme.

Kjo është shifra më e lartë vjetore e mallrave të përpunuara në portin më të madh të vendit që nga viti 1980 – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.

Volumi i përpunimit të mallrave për vitin që shkoi shënon një rritje prej 13 përqind krahasuar me vitin 2018.

Nga statistikat vjetore mësohet se afro 3,2 milion ton janë përpunuar në anijet me mallra dhe kontejnerë, ndërsa 916 mijë ton të tjerë janë transportuar me kamjonë dhe trajlerë nga tragetet e linjave.

Eksportet e mallrave nga Durrësi kanë shënuar një rritje prej 1 përqind gjatë vitit 2019, ndërsa importet janë rritur me 18 përqind-saktësojnë burimet portuale.
http://www.apdurres.com.al/index.php/2020/01/20/performanca-vjetore-2019-perpunimi-i-mallrave-ne-anije-dhe-tragete-13-me-shume-se-ne-2019-en/
 

·
Vivere
Joined
·
5,200 Posts
Nuk zbatoi pikat e kontratës së koncesionit për terminalin/ 'Kurum' dëbohet nga porti i Durrësit
Përfundon aventura e koncesionarit "Kurum" në portin detar të Durrësit. Kompania turke është larguar nga porti detar i Durrësit pasi humbi në gjykatë të drejtën për vijimin e kontratës për koncesionin e terminalit të kontenierëve.

Prej dy ditësh përmbaruesit e shtetit ndodhen në terminalin e kontenierëve duke kryer procedurat të cilat konsistojnë në kalimin e të gjitha aseteve të këtij terminali në duart e Autoritetit Portual Durrës(APD).
https://shqiptarja.com/lajm/nuk-zbatoi-pikat-e-kontrates-se-koncesionit-per-terminalin-kurum-debohet-nga-porti-i-durresit
 

·
Registered
Joined
·
9,845 Posts
Porti i Durrësit, shkëmbime tregtare me 25 vende të botës në 5 vjet 12.02.2020

Porti i Durrësit gjatë viteve të fundit ka patur shkëmbime tregtare me rreth 25 vende të ndryshme. SHBA, Tunizia, Rusia dhe Malta janë shtetet që kanë shënuar një rritje graduale të shkëmbimeve me portin e Durrësit, veçanërisht gjatë vitit 2019.

Sipas grafikëve dhe tabelave të përgatitura nga Sektori i Statistikave në APD, në listën e vendeve të para për shkëmbime me mallra import-eksporti nga/drejt Durrësit janë Rusia me mbi 1,9 milion ton (në pesë vjet): Turqia, me afro 1,65 milion ton; dhe më pas Italia, Egjipti dhe Libia, me përkatësisht 838 mijë ton, 608 mijë ton dhe 495 mijë ton të përpunuara në 5 vitet e fundit.
more http://www.apdurres.com.al/index.php/2020/02/12/porti-i-durresit-shkembime-tregtare-me-25-vende-te-botes-ne-5-vjet-12-02-2020/
 

·
Registered
Joined
·
9,845 Posts
Porti i Durrësit shkëmbime tregtare me 4 kontinente

Anijet tregtare që kanë sjellë apo dërguar mallra nga Durrësi gjatë vitit 2019 janë ndalur në 72 porte të botës.

Afro gjysma e tyre i përkasin Turqisë dhe Italisë, që zenë dy vendet e para për nga numri i porteve ku janë përpunuar anijet me pikënisje apo mbërritjeje në Durrës – bëhet e njohur nga statistikat e përgatitura nga sektori përkatës në Autoritetin Portual.

Nga i njejti burim mësohet se shkëmbimet e mallrave nga/drejt Durrësit gjatë vitit të kaluar janë realizuar në 20 porte në Turqi; në 15 porte në Itali dhe në 8 porte në Rusi.

Më pas, sipas statistikave portuale të Durrësit, renditen Greqia dhe Ukraina, me nga 4 porte; SHBA, Tunizia dhe Egjipti me nga 3 porte secili, si dhe Kroacia, Hollanda dhe Franca me nga 2 porte.

Në vende të tjera si Sllovenia, Spanja, Bullgaria, Malta, Maroku dhe Kolumbia mallrat janë përpunuar vetëm në një port.

Anijet që janë nisur apo kanë mbërritur në Durrës gjatë vitit 2019 janë përpunuar në porte të katër kontinenteve: Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikë.

Gjatë vitit që lamë pas në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 4 milion ton mallra import-eksporti gjithsej.
http://www.durresport.al/index.php/2020/02/19/porti-i-durresit-shkembime-tregtare-me-4-kontinente-19-02-2020/
 

·
Registered
Joined
·
9,845 Posts
Fotot e ATSH në kalata dhe historiku “Porti në rrjedhën e viteve”

Agjencia zyrtare e lajmeve, që njihet si Agjencia Telegrafike Shqiptare, katër vite më parë i ka dhuruar Autoritetit Portual Durrës disa foto të fotografëve të njohur Arben Çela dhe Mihal Progonati.

Pamjet i përkasin kapërcyellit të viteve 1960-1970, dhe sipas historikut “Porti në rrjedhën e viteve”, janë dëshmi e periudhës 1950-1968, kur u ndërtuan kalatat 2 – 8.

Në vitin 1968 përfundoi edhe thellimi i kanalit hyrës të portit, sipas pozicionit aktual. Sipas Historikut, kanali i vjetër e merrte kthesën më në veri. Në atë kohë, kanali u zgjerua në 60 metra, me thellësi 9,5 metra dhe gjatësi 1,2 milje.

Në të njejtin vit u prodhua elektrovinçi i parë i markës shqiptare me kapacitet 5 ton – shkruhet në historikun “Porti në rrjedhën e viteve”.
http://www.durresport.al/index.php/2020/03/02/fotot-e-atsh-ne-kalata-dhe-historiku-porti-ne-rrjedhen-e-viteve/
 
241 - 249 of 249 Posts
Top