SkyscraperCity Forum banner
121 - 140 of 167 Posts

·
Banned
Joined
·
5,936 Posts
Edhe une besoj se ky projekt nuk ka per tu realizuar kurre, nga ana tjeter para pak ditesh ne nje interviste drejtori i portit aktual te Shengjinit tha se vitin tjeter fillon nje ivestim prej 10 milion eurosh dhe se fondet jane siguruar, Di gje njeri me teper per kete investim?
 

·
Registered
Joined
·
1,503 Posts
Edhe une besoj se ky projekt nuk ka per tu realizuar kurre, nga ana tjeter para pak ditesh ne nje interviste drejtori i portit aktual te Shengjinit tha se vitin tjeter fillon nje ivestim prej 10 milion eurosh dhe se fondet jane siguruar, Di gje njeri me teper per kete investim?
Po nje investim 10 milion euro eshte i besueshem per te permiresuar infrastrukturen e portit te Shengjinit por kurrsesi ai projekti i cuditshem i te ashtuquajturit Europort.
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Po nje investim 10 milion euro eshte i besueshem per te permiresuar infrastrukturen e portit te Shengjinit por kurrsesi ai projekti i cuditshem i te ashtuquajturit Europort.
Ai investim po behet per permiresimin e portit te vjeter te shengjinit ndersa ky eshte projekt tjeter, nga video shikohet se do behet tek rana e hedhun ku fatkeqsisht e gllaberon te gjithe ate pjese.
 

·
Registered
Joined
·
1,503 Posts
Ai investim po behet per permiresimin e portit te vjeter te shengjinit ndersa ky eshte projekt tjeter, nga video shikohet se do behet tek rana e hedhun ku fatkeqsisht e gllaberon te gjithe ate pjese.
Ate po them edhe une qe 10 mil Euro eshte investim i besueshme se ka te beje me permiresimin e infrastruktures ekzistuese kurse ky tjeteri eshte trondites per sa i perket amatorizmit.
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
^^ Nuk lejohet reklamimi ne kete forum. Nqs deshiron ta reklamosh faqen tende beje nepermjet PM por jo ne forum te hapur se ndalohet me rregullore.
 

·
Registered
Joined
·
1,503 Posts
Anijet 500 mije toneshe ose 400 mije toneshe jane 2 lloj. Ose cisterna te medhaja qe marrin nafte bruto ne zonat e medha naftembajtese dhe i transportojne ne rafinerite e vendeve industrialisht shume te zhvilluara ose jane anije qe mbartin mineral psh. xehrore hekuri te cilat i marrin po nga vende te pasura me hekur si psh Amerika e jugut dhe i transportojne ne vende shume te zhvilluara. Asnje nga keto anije nuk mund te vi ne Shqiperi se nuk ka as cfare te marri e as cfare te lere. Keto furnizojne ameriken me nafte nga vendet e gjirit etj. Nuk kane se cfare bejne ne Shqiperi e ne Ballkan.

Ai projekti i europortit i vizatuar aq simetrikisht pa as nje lloj kuptimi por vetem e vetem qe te duket bukur...
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Po ç'rendesi ka do te jene 400 apo 500 mije toneshe (jam shume dakort me aq sa kuptoj nga strategjia e ketij lloj tregu se askush nuk ka interes te kryeje aktivitet import-eksporti ne kete sasi nepermjet Shqiperise, qe e fundit por jo me pak e rendesishmja nuk ka as hekurudhe te hajrit per te transportuar keto sasi mallrash per/nga vendet e import/eskportit ne rajon).

Por nje gje eshte e sigurte. Qe nder te vetmet ente financiare qe do te kishin interes te kryenin nje investim kapital, e te pervetesonin nje hapsire portuale ne Shqiperi do te ishin pikerisht Turqia ose Kina.

Sot qe flasim anijet cargo qe vijne nga Kina, qe perben nje nga eksportuesit me te medhenj te mallrave drejte Shqiperise, nuk ankorohen dot ne asnje nga portet shqiptare (nuk di te them per Malin e Zi).

Eksporti kryhet me dy faza, te cilat parashikojne perpunimin ne portin e Selanikut (shperndarjen e konteniereve ne anije me te vogla transportuese) te cilat me pas i drejtohen vetem portit te Durresit nga ku behet edhe perpunimi perfundimtar drejte magazinave e me pas tregut.

Kjo gje sjell kosto te medha financiare per te dyja palet, ne menyre direkte apo indirekte, si ne kohe ashtu edhe ne para.

Mbase ne plan zhvillimor afat-mesem, mund te jete fitim-prurese per nje kompani ndermjetese Kineze te investoje ne nje port pothuajse te braktisur, per t'a pershtatur per perpunimin e anijeve cargo qe vine drejtepersedrejti nga Kina, ne drejtim te zones CEFTA.

Nuk e di sa dhe a mund te jete rentabel, por nese as ky skenar nuk do te ishte i tille, gjithe idiotizmat e tjera per projekte Italiane, Shqiptare apo "falje" qe perfliten per kete port jane pallavra kafenesh pa asnje pike kuptimi apo mundesi realizimi.....
 
121 - 140 of 167 Posts
This is an older thread, you may not receive a response, and could be reviving an old thread. Please consider creating a new thread.
Top