Po ç'rendesi ka do te jene 400 apo 500 mije toneshe (jam shume dakort me aq sa kuptoj nga strategjia e ketij lloj tregu se askush nuk ka interes te kryeje aktivitet import-eksporti ne kete sasi nepermjet Shqiperise, qe e fundit por jo me pak e rendesishmja nuk ka as hekurudhe te hajrit per te transportuar keto sasi mallrash per/nga vendet e import/eskportit ne rajon).
Por nje gje eshte e sigurte. Qe nder te vetmet ente financiare qe do te kishin interes te kryenin nje investim kapital, e te pervetesonin nje hapsire portuale ne Shqiperi do te ishin pikerisht Turqia ose Kina.
Sot qe flasim anijet cargo qe vijne nga Kina, qe perben nje nga eksportuesit me te medhenj te mallrave drejte Shqiperise, nuk ankorohen dot ne asnje nga portet shqiptare (nuk di te them per Malin e Zi).
Eksporti kryhet me dy faza, te cilat parashikojne perpunimin ne portin e Selanikut (shperndarjen e konteniereve ne anije me te vogla transportuese) te cilat me pas i drejtohen vetem portit te Durresit nga ku behet edhe perpunimi perfundimtar drejte magazinave e me pas tregut.
Kjo gje sjell kosto te medha financiare per te dyja palet, ne menyre direkte apo indirekte, si ne kohe ashtu edhe ne para.
Mbase ne plan zhvillimor afat-mesem, mund te jete fitim-prurese per nje kompani ndermjetese Kineze te investoje ne nje port pothuajse te braktisur, per t'a pershtatur per perpunimin e anijeve cargo qe vine drejtepersedrejti nga Kina, ne drejtim te zones CEFTA.
Nuk e di sa dhe a mund te jete rentabel, por nese as ky skenar nuk do te ishte i tille, gjithe idiotizmat e tjera per projekte Italiane, Shqiptare apo "falje" qe perfliten per kete port jane pallavra kafenesh pa asnje pike kuptimi apo mundesi realizimi.....