SkyscraperCity Forum banner
1 - 20 of 101 Posts

·
.......
Joined
·
7,788 Posts
Discussion Starter · #1 ·
Container Terminal and Free Port - Vlorë, Albania

Zumax AG has developed plans to construct a container terminal in the Port of Vlorë, Albania, capable of handling in excess of 3 million TEU annually, along with development of an associated Free Zone industrial park that would be adjacent to the port. The container terminal is to be capable of receiving the largest containerships currently designed. It is to serve as a transshipment hub and transit port to the region, as well as provide efficient sea access to the local community. The Free Zone industrial park is to be capable of providing land, facilities and services to support the development of light manufacturing and assembly activity in Vlorë.

The Port of Vlorë is a natural deepwater port situated in a large bay towards the southern end of the coast of the Republic of Albania. It is located in the Bay of Gjiri I Vlores.

Vlorë is relatively close to the main east to west shipping route passing through the Straits of Gibraltar and Suez Canal. The deviation required to reach Vlorë from this main route is around 340 nautical miles, or 16 hours for the fast container ships currently in service.

http://zumaxag.com/vlore.html

 

·
.......
Joined
·
7,788 Posts
Discussion Starter · #2 ·
Qeveria miratoi sot vendimin për krijimin e zonës së lirë në Vlorë. Kryeministri Berisha tha se zona e lirë do të funksionojë si një komponent i integruar me portin e ri, ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe, që do të ndërtohet në Vlorë.

“Në qytetin e Vlorës, krahas parkut industrial që është miratuar me iniciativën e komunitetit të biznesit të Vlorës dhe autoriteteve vendore, do të krijohet edhe një zonë e lirë, e lidhur kjo me portin e ri që do të ndërtohet në Vlorë. Kompania Zummax është e interesuar që në kohën më të shkurtër të finalizojë kontratën, pasi ajo është kompania që ka shprehur interesin më të madh dhe që në tenderin ndërkombëtar ka plotësuar kriteret, siç jam informuar, për të filluar negocimin për kontratën. Kjo kompani kërkon edhe zonën e lirë. Por sipas rregullave të vendit, nuk mund të japim zonë të lirë veçse me tender ndërkombëtar dhe ne do t’i përmbahemi kësaj. Natyrisht, kushdo që të jetë fituesi i të drejtës për të menaxhuar e zhvilluar zonën e lirë, ai do të jetë i detyruar të funksionojë si një komponent i integruar me portin. Tenderi do të fitohet nga ai që do të paraqesë projektin më të mirë për zonën e lirë të Vlorës. Është e rëndësishme që të procedohet me negocimin e kontratës për portin dhe më pas, negocimin e kontratës me fituesin e zonës së lirë.”

Duke e konsideruar portin e Vlorës projektin infrastrukturor më madhor në Shqipëri, Kryeministri Berisha tha se ky projekt gjigand parashikon rreth 2 miliard euro investime dhe ndërtimin e një prej porteve më të mëdha në Mesdhe. Vlora, tha Kryeministri, ka shumë avantazhe hidrogjeografike dhe porti i rikthen Vlorës dhe Shqipërisë një ëndërr, pasi ai aty ka qenë që shekullin e shkuar dhe rikthehet sërish aty, ku janë ujërat, kanali natyror dhe të gjitha avantazhet për anijet më të mëdha.
http://keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=11632
 

·
Carpe Diem
Joined
·
11,397 Posts
Porti i Vlorës do nisë disa rikonstruksione

Porti i Vlorës do të nisë disa rikonstruksione të pjesshme në ditët në vijim, pasi është tenderuar dhe ka përfunduar procedura për projektin e rehabilitimit te disa akse rrugore brenda portit.
Sipas këtij projekti, parashikohet asfaltim dhe sinjalistikë horizontale, e cila do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe të pasagjerëve në brendësi të hapësirës portuale.
Drejtorja e portit të Vlorës, Fato Nuredini, ka dhënë detaje të projektit për portin e Vlorës.
Punimet për rikonstruksionin e portit do të nisin brenda dy javëve, dhe do të kenë një afat përfundimi deri në 60 ditë. Ndërkohë që një tjetër investim pritet të zbatohet në portin e Vlorës për rehabilitimin e terminalit të pasagjerëve.
Në kubaturën aktuale, terminali është parashikuar të sistemohet në shumë pjesë të tij. Ky investim madhor i Portit të Vlorës, akorduar nga qeveria shqiptare do të vëzhgohet dhe drejtohet nga autoritet ministrore.

http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=138927
 

·
Carpe Diem
Joined
·
11,397 Posts
Gaiani: Tenderi i Vlorës i anuluar për më shumë transparencë

VLORE - Tenderi i modernizimit të Portit të Vlorës është bllokuar nga qeveria shqiptare. Ka deklaruar kështu dje, në një takim me median në qytetin bregdetar ambasadori Italian Massimo Gaiani. Ky projekt, me vlerë mbi 15 milionë euro, është bërë objekt debati, kur vetë Kooperacioni Italian, i cili është edhe financuesi i shumës së sipërpërmendur, ka hedhur hije dyshimi lidhur me saktësinë e përzgjedhjes së firmës italiane fituese, nga autoriteti shqiptar, që është Autoriteti Portual i Vlorës. Ky rezultat kishte marrë edhe OK nga Ministria e Transporteve, por ka qenë një letër e ish-ambasadorit të Republikës së Italisë që ka bllokuar procesin, në kërkim të sqarimeve të mëtejshme. Me sa duket, ka qenë rikthimi nga ana e autoriteteve zyrtare italiane i procedurave të tenderimit, ai që ka shkaktuar edhe bllokimin e procesit. Gaiani theksoi se do të duhet kohë për të përcaktuar terma të reja për tenderimin, bashkë me palën shqiptare, pasi është fjala për kushte teknike.
(gk/im/shqiptarja.com)
http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2...-anuluar-per-me-shume-transparence-77292.html
 
1 - 20 of 101 Posts
Top