SkyscraperCity Forum banner
41 - 60 of 101 Posts

·
Registered
Joined
·
168 Posts
Trageti me defekt, probleme në linjën Vlorë-Brindizi

Prej dy javësh në portin e Vlorës mungon trageti i linjës Vlorë-Brindizi. Për shkak të një defekti të rëndë janë pezualluar lundrimet dhe pasojat i vuajnë pasagjerët, sidomos personat që udhëtojnë për biznes.

“Aktualisht në port operon vetëm një kompani, trageti i së cilës ka pësuar një defekt në motorin kryesor. Ishte një pjesë e vështirë për t’u gjetur. Ata e kanë blerë dhe aktualisht janë duke kryer montimin dhe provat teknike në Brindizi. Nga informacionet e fundit që kemi rezulton se trageti do të fillojë të punojë nesër në darkë”, deklaron Festim Skëndaj, funksionar pranë portit të Vlorës.

Në portin e Vlorës, për linjën drejt Brindizit operon vetëm një traget, i cili nëse pëson defekt penalizon shumë qytetarë dhe biznese. Pak kohë më parë u vendos një traget i dytë, por linja funksionoi vetëm pak muaj.

Biznesemenët janë ankuar shpesh duke paralajmëruar zhvendosje në portin e Durrësit, ku sigurisht koston e kanë dhe më të lartë.

“Sa i përket portit të Vlorës do bëjmë investime, por sa i përket tragetit na është premtuar se do të ketë dy tragete, jo vetëm një. Por klientët nuk presin”, tha një biznesmen.

Ndërkohë, një shqetësim tjetër që ngrihet është se duke qenë vetëm një traget, ka dhe abuzime me çmimet.

VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=0Zj2uB7rDew&feature=youtu.be
 

·
Registered
Joined
·
23,513 Posts
Ministrja Balluku ka inspektuar terminalin e ri në portin e Vlorës.
Me standardet më të larta terminali ofron shërbim cilësor për qytetarët dhe redukton kohën e pritjes. I mundësuar me kapacitetet financiare të vetë shoqërisë portuale, e bën një shembull të mirëmenaxhimit të fondeve shtetërore. Sot ai bën të mundur përpunimin e mbi 2500 pasagjerëve në ditë, duke e kthyer këtë port pa dyshim në pikën më të rëndësishme të turizmit në jug të vendit.





https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1384409805047556&id=267225880099293
 
41 - 60 of 101 Posts
Top