SkyscraperCity Forum banner
61 - 80 of 101 Posts

·
Registered
Joined
·
23,516 Posts
Qeveria ka hapur garën për të dhënë me koncesion shndërrimin e portit të Vlorës në një port turistik. Formula e këtij koncesioni bazohet në parimin: ndërtim-operim-transferim, ku do të jetë kompania që do të përzgjidhet fituese, e cila duhet të bëjë investimin, e më pas të nxjerrë të ardhura përmes tarifave portuale. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur si vlerë minimale investimi në këtë port shumën prej 22.7 milion Eurosh pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e operimit nga privati do të jetë për 35 vjet, e më pas porti do të transferohet në pronësi të shtetit. Porti turistik do të ndërtohet në zonën që sot përdoret për disa operacione tregtare dhe kryesisht për transportin e pasagjerëve. Marina do të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike. Ofertat për kompanitë e interesuara do të jenë të hapura deri më 26 shkurt. Porti është pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë, e cila do të zërë një sipërfaqe të konsiderueshme të portit, bashkë me një park publik që do të shtrihet nga Skela deri në afërsi të tij, ndërsa faza e dytë e rrugës Trans-Ballkanike do të lidhet drejtpërdrejt me portin.
 
·
Registered
Joined
·
264 Posts
Ndryshe nga "projekti" i Portit te Durresit mendoj qe, ky i Portit te Vlores si koncpet eshte shume me i realizueshem per te qene i hapur edhe si port turistik. Do te thoja qe me e pershtatshme do te ishte nje lloj "integrimi" i portit tregtar dhe turistik. Per aq pak anije tregtare qe bregzohen aty, mendoj qe nuk ja vlen te investohet para tek porti i peshkimit, aq me teper qe ketu ne kete port tashme eshte investuar.
 
·
Banned
Joined
·
821 Posts

Zotëri, ti paske mangësi të theksuara të menduarit logjikshëm. Si referencë kurrë nuk merret gjendja aktuale. Sepse po të ishte ashtu, kurrë s'do duhej investuar. Kishte nga ata që thoshin para se të jepej me koncesion aeroporti i Rinasit se nuk duhej investuar fare sepse nga numri i udhëtarëve nuk ia vlente investimi. Njësoj ka nga ata që sot ende po thonë se nuk duhet investuar në hekurudhë, për po të njejtën arsye. Si referencë merret potenciali që ka një objekt infrastrukturor, port, aeroport apo rrugë. Ka një koncept që quhet efikasiteti i investimit me ndihmë të cilit përllogaritet se sa të ardhura mund të sjell një përmirësim i infrastrukturës. Ti mund të jesh marinar i shquar, por me këto punë ti s'paske lidhje fare.
 
Kur te argumentosh mundohu te tregosh nje minimum kulture dhe mos u kap personalisht me tjetrin vetem sepse ka mendim ndryshe nga ty. Vetem nese je goc atehere nuk po ta ve re.

Me duhet te ndryshoj mendimin qe kam dhene per Portin e Vlores ne postimin tim te meparshem. Pasi u njoha me mire me investime qe jane bere atje kohet e fundit, fatkeqsisht me duhet te them qe eshte e veshtire ne mos e pamundur te futesh jahte te vogela aty. Eshte investuar ne terminalin e pasagjereve si dhe ne kalatat e portit ku tragetet pritet te bregezohen ne kalaten e fundit. Bregezimi i trageteve ne fund te portit e ben te pamundur bregezimin e jachteve ne po ate basen. Tjeter gje do te ishte nese tragetet do te bregezoheshin ne fillim te portit, ashtu sic ndodh tani.

Per marinen mendoj si zgjidhje me te mire ndertimin e nje baseni me vete.

1153431
 
·
Banned
Joined
·
821 Posts
Kur te argumentosh mundohu te tregosh nje minimum kulture dhe mos u kap personalisht me tjetrin vetem sepse ka mendim ndryshe nga ty. Vetem nese je goc atehere nuk po ta ve re.
Unë nuk u morra me ty por me argumentet e tua që ti solle në këtë temë dhe në temën e portit të Durrësit.
 
·
Banned
Joined
·
821 Posts
Ok, ja te shohim si do shkoj.
Që të jemi të qartë, unë nuk them se do realizohen këta investimet e premtuara kohët e fundit. Siç e kam thënë edhe te tema e portit të Durrësit, këta premtime mund të jenë propagandë parazgjedhore. Këtë unë nuk e gjykoj dot sepse rrezikojmë futemi në ujrat e hamendjeve. Por unë mund të gjykoj me plot bindje që infrastruktura portuale në Shqipëri ka potencial zhvillimi dhe ka nevojë për investime, si çdo infrastruktur tjetër në këtë vend.
 
Aaaa ok. Po se kisha kuptuar qe e kishe ne pergjithesi e jo per projektin konkret. Une po shkruaja per projektin konkret. Po kritikoja pamjet konkrete, llafet, deklaratat etj etj. Sa per potencjalet e porteve tona jane muhabete te gjata e spo i futemi, si i bie me hap librat e teorise se transportit detar, dhe te tille zorr se gjen ne Shqiperi fatkeqsisht.
 
·
Registered
Joined
·
1,002 Posts
Po ne momentin e pare qe do krijohen porte jahtesh dhe ambjente terheqese do dalin te pakten nja 100 boba shqiptar ,qe edhe pse nuk kan fare njohuri dhe ndonje interes te vecante , do blejne jahtet e skafe te ndryshem per me u duk akoma me boba.
 
·
Registered
Joined
·
1,810 Posts

·
Registered
Joined
·
264 Posts
Dmth eshte investuar ne terminalin e trageteve dhe po investohet ne kalata per te bregezuar me shume tragete dhe tani na del qe do e bejne port per jahte. Tragetet dhe jahtet do jene ne te njejtin basen??? Pa perfunduar nje investim na del qe do bejne dicka tjeter. 400 jahte ketu dhe porti me i madh i mesdheut ne Durres. Kam veshtire ti kuptoj sinqerisht.
 
·
Registered
Joined
·
778 Posts

Eshte investim privat. Shteti fal vetem detin. Nese nuk u del, e di vete kompania qe do te investoje 22mln
 
61 - 80 of 101 Posts
Top