SkyscraperCity Forum banner

PRISHTINA 2018 - 2022

202018 Views 952 Replies 62 Participants Last post by  Prishtina123
Mqs tani keto tema brenda vitit kane pak postime dhe nuk kalojne me shume se 15/16 faqe po i bejme qe te jene me te gjata ne vite :cheers:
See less See more
  • Like
Reactions: 4
41 - 60 of 953 Posts
Paramendo ne nje emision ne tv vete partia e tij tha qe ky ka qene viti me i dobet i Shpendit! :nuts: (se vitet tjera kane qene boomb)!
Megjithate tha "do ta shihni ne vitin tejter, do ta kompenzojme edhe kete vit dhe do jete viti me me se shumti investime" :lol: Ai tash me kete punen e dialogut...as mendjen me se ka ne komune, se me vepra s'ka qene kurre por tash as mendjen se ka ketu! Siq kame thene, fatkeqesia me e madhe qe i ka ndodhe qytetit!

Perndryshe pajtohem me @Diarks qe Prishtines iu ka largu ajo pamja e zymte, nuk eshte qe veq fotot e kane pasqyru te tille por vertete ka qene ashtu, efekti i kohes se sistemeve paralele, koha luftes(lenia anash e qytetit)....shume e thate disi, pa gjelberim, pa shpirt, bile nese i shikon fotot e 2005-8 te duket sikur me bombardu per nje vit pa ndal! Tani Prishtina ka ndryshuar shume, ne e dijme qe jo gjithcka ka shkuar mire dhe siq ne do donim pors'mund ta mohojme ndryshimin! Gjithandej eshte ndertuar forte, ka objekte shume te bukura(aq sa ka edhe te shemtuara), gjelberimi thene te drejte eshte rritur ne menyre te konsiderueshme dhe kete e veren me nje shetitje te vogel neper qytet, autobuset jane te ri(pjesa me e madhe), rruget dhe trotuaret jane rregulluar....ajo cka ka qene Prishtina e viteve 2000-6 sot mund te numrohet si qendra e qytetit, qyteti po arrin deri ne Badovc, deri ne QMI, deri ne Shkabaj dhe nga veriu deri ne Bardhosh! Se a ka nevoje Prishtine per me shume investime, e me shume ndryshime(sidomos ne infrastrukturen qe u permend)...Pa dyshim po! Shume bile!
See less See more
  • Like
Reactions: 1
41 - 60 of 953 Posts
Top