SkyscraperCity banner

18141 - 18160 of 18243 Posts

·
Registered
Joined
·
5,820 Posts
Sdi a eshte postu ky lajm ndonjehere:

KEDS po investon mbi 16 milionë euro në Prishtinë, komplet rrjet të ri nëntokësor

KEDS po investon mbi 16 milionë euro në Prishtinë, komplet rrjet të ri nëntokësor
Eshte postu ama ka pase pak informacione. Tasht paska ma shume informata...

Ky eshte shume lajm i mire, pasi edhe tensionin e ult pe futkan ne toke.

“Komplet rrjeti i tensionit të mesëm dhe mbi 70 për qind të tensionit të ulët, deri vitin e ardhshëm do të vendoset nën tokë. Pas përfundimit të punimeve, 90 mijë nga 120 mijë konsumatorët e Prishtinës do të kenë furnizim alternativ”, tha z. Erbas.

Ai i është gëzuar edhe faktit që tashmë rrjeti do të vendoset nën tokë. “Kjo e ndryshon edhe pamjen e kryeqytetit për të mirë. Të njëjtën kohë futja e kabllove nën tokë e rrit edhe sigurinë për banorët e kryeqytetit, sikurse edhe standardin e tyre”, tha z. Ahmeti.
 

·
Smart User
Joined
·
3,648 Posts
We know... we know...
 

·
Registered
Joined
·
15,243 Posts
Te paktën ne 89 njerzit kishin shpresen se nje dite do bahet ma mirë.
Edhe me Mustafen gjerat po beheshin me mire erdhi ky prototipi qe nuk punon por filozofon dhe kryeqyteti mori tatepjeten.

Pasi te mbaroje mandatin duhet hapur nje hetim mbi ate se cfare dreqin ka bere 8-te vjete kryetar komune!.
 
  • Like
Reactions: Gjilangji

·
Smart User
Joined
·
3,648 Posts
Edhe me Mustafen gjerat po beheshin me mire erdhi ky prototipi qe nuk punon por filozofon dhe kryeqyteti mori tatepjeten.

Pasi te mbaroje mandatin duhet hapur nje hetim mbi ate se cfare dreqin ka bere 8-te vjete kryetar komune!.
Une konsideroj se demin me te madh e ka bere te vet qytetaret sepse e ka ndryshu mendesine e tyre, i ka ul pritshmerite e tyre, e ka dezorientu vizionin e tyre. Nje Prishtinas i rendomte sot as qe e ka idene se ku eshte qyteti i tyre apo ku do te jete pas 20 viteve.

Ne me nuk e dijme a jemi duke jetu ne nje qytet me 200,000 banore apo me 500,000 banore, ne nuk e dijme a jetojme ne nje qytet te perfunduar apo me probleme bazike infrastrukturore. Gjithcka eshte mjegulluar nga super-propaganda e Shpendit.

Sot kur i thua nje qytetari te rendomte duhet zgjerim rruge apo garazhe publike ata jane zbrazur ne tru deri ne ate pike nga Shpendi sa qe te thone "nUk BeN tE kEtE mAkInA nE QeNdEr". Keto jane pasoja afatgjata te inkubuara ne psikologjine e qytetareve te Prishtines.

Po qe se vjen ndonje kryetar i hajrit pas Shpendit dhe fillon te zbatoje ndonje investim te madh kapital i gjithe qyteti do bie ne shok sepse per 8 vite e kemi harru si eshte ajo ndjesi.
 

·
Registered
Joined
·
237 Posts
Une vazhdoj mos me kuptu pse mos me bo garazhe 3 kateshe si ajo afer QKUK ne disa pika ne qytet!
Parkingu megaloman te fakulteti u harru!
Kurgjo substanciale, gjithcka kozmetike. Ato pritoret e reja te autobusave si me kan Prishtina naj vend tropikal, mozomokeq.

Koheve te fundit sa po e verej une eshte rrit vetedija qytetare rreth projekteve/kualitetit te tyne, besoj qe e gjen vetem nje pakice tknaqun me komunen.

Eshte esenciale qe kryetari i ardhshem me pas nje numer te madh te asambleistave e me i shty projektet e medha perpara.
 

·
Smart User
Joined
·
3,648 Posts
Parkingu megaloman te fakulteti u harru!
Me kohe ju kom thane se parkingu te fakulteti ska me u realizu kurre.

Une vazhdoj mos me kuptu pse mos me bo garazhe 3 kateshe si ajo afer QKUK ne disa pika ne qytet!
Sepse kjo kishte me nenkuptu zhvillim te qytetit. E per me zhvillu qytetin duhet mas pari me pas vizion, me pas strategji, me pas plan se qysh me realizu ate vizion.

Masanej duhesh me pas vullnet, me qene punetor, i afte, i dijshem dhe i papritueshem. Duhesh me pas njerez te hajrit rreth vetes, duhesh me pas eksperte qe e dojne kete qytet e jo vec me u paraqite ne pune sa me marr nje page. Asnje nga keto Shpendi si ka.

Vec analizoje cka flet kjo "zyrtarja e komunes" nga minuta 0:42, 10 here e ngova dhe prap nuk e di cka deshti me thane. Haj medet per ate fakultet qe e ka kry e haj medet per kete komune ku sherben ajo. Kur kryeqyteti i Kosoves e ka stafin te ketij niveli, cka po pret ma shume?

Kurgjo substanciale, gjithcka kozmetike.
E qellove piken. Mos fol ma shume se vec e prish.
 
  • Like
Reactions: Gjilangji

·
Smart User
Joined
·
3,648 Posts
Dje filloi rrenimi i Hotel "Lyon" dhe shtepive perreth te permendorja per t'ja liru vendin nje kompleksi tjeter banesor.

390700



 
  • Like
Reactions: marcrks
18141 - 18160 of 18243 Posts
Top