SkyscraperCity Forum banner

[RKS] (N9) Rruga Prishtinë - Pejë

14348 Views 37 Replies 13 Participants Last post by  Ulpiana
Diskutimet deri në postin #30 janë për projektin e anuluar të autoudhës Kijevë - Zahaq.

------------------


Kostoja: 200 milion EUR
Gjatësia: 32 km
Kohëzgjatja e punimeve: Anuluar


Shtrirja e rrugës:

1 - 20 of 38 Posts
Autostrada Kijevë-Zahaq nis sivjet me kredi

Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë – Pejë, përkatësisht nga Kijeva deri në Zahaq pritet të bëhet në qershor dhe shumicën e mjeteve prej 200 milionë eurove, Qeveria e Kosova i ka siguruar nga partnerët e saj ndërkombëtarë me hua.

Kështu tha sot ministri i Financave Bedri Hamza para Komisionit për Buxhet dhe Financa, gjatë arsyetimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e autostradës Kijevë-Zahaq.

Ministri Hamza tha se për këtë projekt madhor prej rreth 33 kilometrash punimet mund të fillojnë në fund të pranverës.

Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhku, duke vlerësuar lart këtë marrëveshje ndërkombëtare, tha se kjo është pikërisht ajo çfarë po kërkojnë, që pjesa më e madhe e investimeve kapitale të financohen prej kredive të tilla afatgjate.

Sipas tij, edhe kushtet e kredisë janë të ulëta dhe kostoja e ndërtimit del më e lirë krahasuar me ndërtimin e autostradave në të kaluarën.

Abdixhiku shtoi se me këto mjete prej 200 milionë euro, del se projekti Kijevë-Zahaq prej 33 kilometrash do të ketë një çmim për një kilometër rrugë në vlerë prej afër 6. 5 milionë euro.

Anëtarja e Komisionit, Safete Hadërgjonaj, duke përgëzuar gjetjen e mjeteve për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë, ka thënë se shumë marrëveshje të ratifikuara në kuvend të kësi lloj nuk janë zbatuar në tërësi.

Marrëveshja në fjalë do të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës, e cila do të fillojë të realizohet nga viti 2018, kohëzgjatja e marrëveshjes financiare është 15 vjet.

Ndryshe, të gjithë anëtarët e këtij Komisioni kanë votuar pro projektligjit për autostradën Kijevë-Zahaq

Burimi: Kosovapress
  • Like
Reactions: Plisat and Dardania
A dot bahet ky autostrade me standarde njejt sikur R7 edhe me tabela te gjelbert?
Në Studimin e Ndikimit në Mjedis është paraqitë kjo figurë më poshtë, megjithëse nuk besoj të jetë e saktë dhe duhet me u prit projekti final. Por, gjithsesi autostradë me 2 shirita për drejtim e 1 shirit emergjence e me tabelë jeshil.

  • Like
Reactions: JMBasquiat
Mendoj se nuk ka pasur nevoje te cpirrohet e te hapet kjo "faqe" e re "Autostrada Kijevë-Zahaq nis sivjet me kredi" pasi ishte nje me pare "Autostrada Prishtine - Peje"!
Sido qe te jete, urojme qe te jene te verteta lajmet se do te vazhdojne me seriozisht punimet (e stergjatura) per perfundimin e pjeses se mbetur te Autostrades Prishtine- Peje.
Keto dite isha edhe ne Peje dhe pashe se punimet e autostradaes nga Peja ne Zahaq nuk vazhdonin, ne hyrje te Pejes kah stacioni i Trenit rruga ishte si mos me keq, pak gje kishte mbetur nga rruga e dikushme e asfaltuar, ngahesit e makinave ankoheshin e mallkonin ata qe me shume gropojne e rrenojne se sa ndertojne, e dicka qe me tmerroje ishte ajo qe degjova se kjo cope rruge, ndoshta 300 metra e gjate, u ndalua nga ata te Hekurudhes se Beogradit, e cila gjoja na paska mos iu rrasni Hekurudhes e stacionit te trenit ne Peje?! Sipas thashethemeve, planin per nje Stacion te ri te trenit ne Zahaq dhe mbylljen e ketij te tashmit ne Peje, e paska kundershtuar Beogradi dhe keta te Hekurudhes e "parise" se Kosoves e paskan heshtur kete pune.
Thashe kjo rreth Stacionit te Trenit ne Peje mund te jete thashetheme e degjuar nga veshet e mi, por qe me brengosi shume. Valle ende duhet te pyetet Beogradi se cfare e si te ndertohet ne Kosove?!
Banka Evropiane për Investime ndan 80 milionë euro për autostradën Prishtinë – Pejë

Qeveri e Kosovës ka nënshkruar sot në Luksemburg Marrëveshjen e Huasë për financimin e projektit për Autostradën Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq në vlerë prej 80 milion euro.

Njoftimi u bë nga Ministria e Financave, ministri i së cilës, Bedri Hamza, edhe nënshkroi marrëveshjen në fjalë.

“Projekti për Autostradën Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq është një ndër prioritetet qeveritare që do t’i ndihmojë qytetarëve të Kosovës, me theks qytetarëve të Dukagjinit, por që është më e rëndësishmja përveç që do ta lidh Kosovën me shtetet tjera evropiane do të ketë edhe ndikim në zhvillim ekonomik të vendit”, u tha një komunikatën e MF-së.

Kjo është marrëveshja e dytë financiare që po nënshkruhet për këtë projekt, pas asaj me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tanimë e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.

Përveç dy kredive, për këtë projekt gjithashtu janë përfituar grante nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Hamza u shpreh i lumtur që Kosova ka arritur atë fazë të zhvillimit të përgjithshëm që të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Investime përmes kësaj marrëveshje shumë të madhe financiare, por edhe shumë domethënëse për shtetin dhe për Bankën Evropiane për Investime.

“Qeveria e Kosovës e konsideron Bankën Evropiane për Investime si një partner strategjik për zhvillim dhe integrim evropian, gjë që do të reflektohet edhe përmes investimeve tona të përbashkëta në sektorë të tjerë”, shtoi ministri Hamza.

Ndërsa, Zëvendës-Presidenti i BEI-së, Dario Scannapieco, theksoi se kjo është marrëveshja e dytë financiare që po nënshkruhet mes dy institucioneve dhe kjo më së miri dëshmon se sa jemi të përkushtuar të jemi prezentë në një Kosovë me trende shumë të mira makro fiskale.

Gjithashtu, ai theksoi se “Banka Evropiane për Investime ka ndarë për Kosovën 257 milionë euro, prej të cilave deri më tani janë nënshkruar 149 milionë euro marrëveshje financiare”.

Gjatë vizitës në Luksemburg, ministri Hamza pritet të takojë edhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë të Bankës Evropiane për Investime për të diskutuar progresin e projekteve aktuale në Kosovë dhe mundësitë e financimit të projekteve potenciale për Kosovën, me theks të veçantë për sektorin e mjedisit, shëndetësisë, dhe sektorin privat.

https://www.koha.net/arberi/96064/b...ne-euro-per-autostraden-prishtine-ndash-peje/
Lajmi i njejte prej mediave nderkombetare. Boll hiq nuk me pelqen Ministrin Lekaj, por sa po e shof eshte i vetmi qe po punon ne qeverine Hajredinaj.



EIB lending 80 mln euro for construction of a 30 km highway in Kosovo



PRISTINA (Kosovo), May 29 (SeeNews) – The European Investment Bank (EIB) said on Tuesday it is providing a loan of up to 80 million euro ($93.3 million) to co-finance the construction of a 30 km highway section in Kosovo.

“This project is part of the South-East Europe Transport Observatory (SEETO) Route 6b, linking the Kosovo capital Pristina to the border with Montenegro,” the EIB said in a statement, following the signing of the loan agreement between EIB vice-president Dario Scannapieco and Kosovo finance minister Bedri Hamza in Luxembourg.

“We are extremely pleased to sign our biggest loan to date with Kosovo. The investment will have significant impact on Kosovo’s economic growth and will further enhance its integration with the rest of the Western Balkans region, bringing it closer to Europe,” Scannapieco said.

Meanwhile, Kosovo's infrastructure ministry is seeking a consultant to undertake a road financing and institutional study related to the construction of the highway section linking the Kijeve village, near the capital Pristina, with the town of Peja, close to the border with Montenegro, the European Bank for Reconstruction and Development said last week.

The assignment, with an estimated cost of 100,000 euro, is expected to start in second half of 2018 and has an estimated overall duration of 24 months.

The EBRD has extended a sovereign loan of up to 71 million euro to Kosovo to co-finance the project.

The construction of the highway will be also financed by a 3.2 million euro grant funding from the Western Balkans Investment Framework (WBIF) for project preparation.
- See more at: https://seenews.com/news/eib-lendin...highway-in-kosovo-614322#sthash.7ZktFKsd.dpuf
^^ Vetë projekti edhe huamarrja ka nisë para shumë viteve, veç vendimmarrja ka zgatë prej bankave. Ky palaço nuk ka nisë asni projekt edhe nuk besoj që ka me pasë atë nafakë me nisë najnja. Ky bashkë me atë llungjën e madh thjeshtë i kanë ekipet e mira të PR-it edhe ta reklamojnë çdo gjysë takimi, çdo largim t'gurëve. Qeveria ma e keqe që ka mu majtë men me siguri.
  • Like
Reactions: Dardania
^^ Asht pjesë e N9, jo e autostradës. Autostrada do të shtrihet prej aty ku ka përfundu ky projekt deri në Kijevë, aty ku u nal projekti i mahershëm.
Rruga e re hyrese ne Peje kufizimin e shpejtesise e kish 50km. Rruga e vjeter e ka pas 80km, a e din dikush a eshte kjo e perkohshme per shkak t'kycjeve t'shumta te palogjikshme qe i kishin bo, apo cka ke esenca e rruges se re nese ulet kaq shume shpejtesia...
Rruga e re hyrese ne Peje kufizimin e shpejtesise e kish 50km. Rruga e vjeter e ka pas 80km, a e din dikush a eshte kjo e perkohshme per shkak t'kycjeve t'shumta te palogjikshme qe i kishin bo, apo cka ke esenca e rruges se re nese ulet kaq shume shpejtesia...
Edhe mu me ra ne sy ky sen vikendin e kalum kur kesh ne Peje. Rruga e re ishte e gjane, fenomenale, shume pak qarkullim po kufizimi vec 50km/h. Edhe ma keq, policet me radare ishin ne te dyja anet e rruges qe c'kocshin tu denu. Sipas meje, kurrfar efekti s'ka zgjerimi i rrugeve nese prap mbetet kufizimi i njejte i shpejtesise (ose ne kete rast edhe ulet).

Anyway, tema e gabume. Nashta Drenicaku na i vendos postimet atje ku duhet.
Edhe mu me ra ne sy ky sen vikendin e kalum kur kesh ne Peje. Rruga e re ishte e gjane, fenomenale, shume pak qarkullim po kufizimi vec 50km/h. Edhe ma keq, policet me radare ishin ne te dyja anet e rruges qe c'kocshin tu denu. Sipas meje, kurrfar efekti s'ka zgjerimi i rrugeve nese prap mbetet kufizimi i njejte i shpejtesise (ose ne kete rast edhe ulet).

Anyway, tema e gabume. Nashta Drenicaku na i vendos postimet atje ku duhet.
Ouu tash e pash qe e pasna huq, sorry
1 milion euro për autostradën Kijevë-Zahaq nga dhe Banka Evropiane për Investime

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Investime, kanë nënshkruar marrëveshjen grant për mbështetje të projektit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se kjo marrëveshje është në vlerë prej 1 milion euro, kontribut pa kthim nga Banka Investime, transmeton kp.

Kjo marrëveshje ka të bëjë për projektin infrastrukturor Kijevë-Zahaq.

“Jemi në fazë të avancuar për marrëveshje të reja me Banakën Investive për projektet në shëndetësi, trajtim të ujërave të zeza dhe të tjera”, tha ministri Hamza.

Ai shtoi se ndër projektet me prioritet për financim me anë të granateve siç është edhe zgjerimi i rrugës Prishtinë- Podujevë.

Matteo Rivellini ka thënë se ky grant prej 1 milion euro ka rëndësi të madhe dhe projekti do të jetë në përputhje me praktikat evropiane.

“Është paraparë edhe një grant tjetër për 3.2 milionë euro dhe kjo marrëveshje është vazhdimësi bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës”, tha Rivellini.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili shprehi mirënjohje për këtë grant.

https://www.koha.net/arberi/140105/...-zahaq-nga-dhe-banka-evropiane-per-investime/
Edhe 199 milion euro tjera edhe u kry! :lol:

Cka [email protected]! me bo me 1 milion?! Shteteve tjera jau financojne tere ndertimin e autoudhave kurse neve na paskan ndihmu me plot 1 milion! :nuts:
Financimi u siguru për këtë projekt. 38 milion janë prej qeverisë, 200 milion tjera grante edhe hua. Vet kjo bankë i ka dhanë edhe 70 milion hua kshtu që 'bereqat versum' për grantin.
Kur po pritet me fillu punimet, a ka ndonje kontrate te nenshkruar?!
Paj, me pas ngu Dr. Palin kjo ish dashtë vitin e kalum me u kan e nistë. Po, besoj që deri në verë hapet tenderi.
Projekti final për autostradën Kijevë – Zahaq është gati për implementim



Prishtinë, 28 shkurt 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten njoftoi për përfundimin e projektit final të autostradës Kijevë- Zahaq.

Me këtë rast, Lekaj tha se për këtë projekt gjigant të përmbledhur në 240 dosje që përmbajnë të dhënat e detajuara për këtë autostradë, elaboratet shpronësuese e lejen mjedisore, brenda dy ditësh do të hapet edhe tenderi për përzgjedhjen e punëkryesit e saj.

Me përfundim të procedurave tenderuese, punët në teren për realizimin e autostradës Kijevë – Zahaq, sipas kreut të MIT, pritet të fillojnë brenda dy muajsh.

Në këtë paraqitje për medie, sekretari permanent të MIT, Betim Reçica, njësitet mbikëqyrëse dhe ai i konsulencës se Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhanë edhe detajet e projektit.

Punët në autostradën rreth 32 kilometërshe do të kryhen të ndara në 3 Lote dhe ajo do të përmbajë të gjitha paramasat e sigurisë, ndriçimin dhe elementet e tjera të autostradave të niveleve evropiane.

Kosto e saj është rreth 238 milionë euro dhe mjetet për realizimin e saj janë siguruar me kredinë e BERZH-it.

Është paraparë të përfundoj për 36 muaj, por kjo varet nga plani dinamik që do të paraqes kompania për kryerjen e punimeve pas përzgjedhjes në procedurat tenderuese.
Ky po thotë që deri javën e ardhshme çelet tenderi, hajde te kqyrmi. Mrekullia asht që u nda në 3 pjesë edhe nuk ka Bechtel :).

MIT
1 - 20 of 38 Posts
Top