SkyscraperCity Forum banner

[RKS] (R6b) Autoudha Kijevë - Zahaq | Kijevë - Zahaq Motorway

12593 Views 28 Replies 12 Participants Last post by  ntom
Kostoja: 200 milion EUR
Gjatësia: 32 km
Kohëzgjatja e punimeve: 2019 -


Shtrirja e rrugës:


1 - 2 of 2 Posts
Edhe mu me ra ne sy ky sen vikendin e kalum kur kesh ne Peje. Rruga e re ishte e gjane, fenomenale, shume pak qarkullim po kufizimi vec 50km/h. Edhe ma keq, policet me radare ishin ne te dyja anet e rruges qe c'kocshin tu denu. Sipas meje, kurrfar efekti s'ka zgjerimi i rrugeve nese prap mbetet kufizimi i njejte i shpejtesise (ose ne kete rast edhe ulet).

Anyway, tema e gabume. Nashta Drenicaku na i vendos postimet atje ku duhet.
Rruga e re hyrese ne Peje kufizimin e shpejtesise e kish 50km. Rruga e vjeter e ka pas 80km, a e din dikush a eshte kjo e perkohshme per shkak t'kycjeve t'shumta te palogjikshme qe i kishin bo, apo cka ke esenca e rruges se re nese ulet kaq shume shpejtesia...
1 milion euro për autostradën Kijevë-Zahaq nga dhe Banka Evropiane për Investime

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Investime, kanë nënshkruar marrëveshjen grant për mbështetje të projektit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se kjo marrëveshje është në vlerë prej 1 milion euro, kontribut pa kthim nga Banka Investime, transmeton kp.

Kjo marrëveshje ka të bëjë për projektin infrastrukturor Kijevë-Zahaq.

“Jemi në fazë të avancuar për marrëveshje të reja me Banakën Investive për projektet në shëndetësi, trajtim të ujërave të zeza dhe të tjera”, tha ministri Hamza.

Ai shtoi se ndër projektet me prioritet për financim me anë të granateve siç është edhe zgjerimi i rrugës Prishtinë- Podujevë.

Matteo Rivellini ka thënë se ky grant prej 1 milion euro ka rëndësi të madhe dhe projekti do të jetë në përputhje me praktikat evropiane.

“Është paraparë edhe një grant tjetër për 3.2 milionë euro dhe kjo marrëveshje është vazhdimësi bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës”, tha Rivellini.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili shprehi mirënjohje për këtë grant.

https://www.koha.net/arberi/140105/...-zahaq-nga-dhe-banka-evropiane-per-investime/
1 - 2 of 2 Posts
Top