SkyscraperCity Forum banner
1 - 1 of 1 Posts

· Registered
Joined
·
77 Posts
Mendoj se nuk ka pasur nevoje te cpirrohet e te hapet kjo "faqe" e re "Autostrada Kijevë-Zahaq nis sivjet me kredi" pasi ishte nje me pare "Autostrada Prishtine - Peje"!
Sido qe te jete, urojme qe te jene te verteta lajmet se do te vazhdojne me seriozisht punimet (e stergjatura) per perfundimin e pjeses se mbetur te Autostrades Prishtine- Peje.
Keto dite isha edhe ne Peje dhe pashe se punimet e autostradaes nga Peja ne Zahaq nuk vazhdonin, ne hyrje te Pejes kah stacioni i Trenit rruga ishte si mos me keq, pak gje kishte mbetur nga rruga e dikushme e asfaltuar, ngahesit e makinave ankoheshin e mallkonin ata qe me shume gropojne e rrenojne se sa ndertojne, e dicka qe me tmerroje ishte ajo qe degjova se kjo cope rruge, ndoshta 300 metra e gjate, u ndalua nga ata te Hekurudhes se Beogradit, e cila gjoja na paska mos iu rrasni Hekurudhes e stacionit te trenit ne Peje?! Sipas thashethemeve, planin per nje Stacion te ri te trenit ne Zahaq dhe mbylljen e ketij te tashmit ne Peje, e paska kundershtuar Beogradi dhe keta te Hekurudhes e "parise" se Kosoves e paskan heshtur kete pune.
Thashe kjo rreth Stacionit te Trenit ne Peje mund te jete thashetheme e degjuar nga veshet e mi, por qe me brengosi shume. Valle ende duhet te pyetet Beogradi se cfare e si te ndertohet ne Kosove?!
 
1 - 1 of 1 Posts
Top