Joined
·
950 Posts
SIVJET 7 MILION EURO PËR INFRASTRUKTURËN E RRUGËVE TË DUKAGJINIT
Prishtinë, 19.05.2008
Në vazhdim të aktiviteteve të njëpasnjëshme të MTPT prej fillimit të këtij viti, sot në Banjë të Pejës u bë edhe përurimi i rrugës (projekt i qeverisë së mëparshme) Banjë e Pejës – Vrellë e Istogut e gjatë 6 km dhe e gjërë 6 metra, që ka kushtuar 747 mijë euro, investitore e së cilës është MTPT.
Përurimin e kësaj rruge që është një projekt shumë i mirë dhe i rëndësishëm për ekonominë e kësaj treve të Dukagjinit, e bënë kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, z. Adem Grabovci me bashkëpunëtorët e tyre, si dhe përfaqësuesit e komunës së Banjës së Pejës dhe të Istogut, e qytetarë të këtyre dy komunave fqinje.
Me këtë rast, nga deklaratat e Kryeministrit Hashim Thaçi dhe të Zëvendësministrit të MTPT –së z.Adem Graboci, doli se Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë me projekte shumë serioze në ngritjen e infrastrukturës rrugore në teritorin e Dugagjinit, ku do të investohet afro 7 (shtatë) milion Euro. Për këtë z. Zhaçi ka thënë: – Është përmbyllja e një projekti të rëndësishëm për këtë trevë të Dugagjinit. Qeverija e Kosovës vetëm në infrastrukturë rrugore ka planifikuar të investojë mbi 6 milion evro në këtë trevë në mënyrë që të modernizohet, të zhvillojet , e të krijohen vende të reja të punës, prandaj, i uroj gjithë qytetarëve të kësaj treve, natyrisht se gjithë përkushtimi do të jetë sa më afër tyre, në shërbim të tyre, dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit, dhe do të vazhdojmë me projekte tjerë të cilët do të implementohen në të ardhmen shumë të afërt.
Në pyetjen e gazetarëve se cili do të jetë programi i qeverisë për të ardhmen, z. Thaçi potencoi edhe një herë: – Thashë, do të investojmë me mbi 6 milion euro vetëm në infrastrukturën rrugore, prandaj qeveria e Kosovës do të investojë mbi çdo cep të teritorit të Kosovës e në shërbim të qytetarit të Kosovës, për një jetë më të mirë, më solide, më të avancuar dhe drejt standardeve evropiane.
Kështu u prononcua edhe Zëvendësministri Adem Grabovci duke thënë se atë çka tha Kryeministri, e mbështet edhe MTPT në projektet e veta ku ka orientime të qarta që të bëjë punë edhe më shumë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërtimin e objekteve tjera që kanë lidhmëni me infrastrukturë.. – Këtë vit, në infrastruktuën rrugore në regjionin e Dugagjinit, qeverija do të investojë rreth 7 milion euro, por, duke mos harruar edhe pjesën ku parashifen investime në ndërtimin e shkollave dhe të infrastrukturës tjetër që parashifet për regjionin e Dugagjinit. MTPT punimet dhe investimet i ka shtri në tërë teritorin e Kosovës, pa përjashtim, por edhe këtë pjesë. Po e theksoj edhe një herë se kam kënaqësi si qytetar i kësaj ane që më ipet rasti të përfundojmë një projekt të filluar nga qeverija e kaluar, e që së shpejti do të kemi rastin edhe kënaqësinë si për ne ashtu edhe për gjithë qytetarët që të marin pjesë në promovimin e shumë rrugëve të tjera në këtë regjion. – Së shpejti do të mbahet edhe Konferenca e donatorëve, cili do të jetë projekti i ministrisë juaj, ishte kjo pyetje nga gazetarët? – MTPT është duke i klasifikuar projektet me të cilët do të konkurojë në Konferencën e donatorëve. Kemi projektet kapitale me interes nacional që janë: autostrada, magjistralet, me siguri se me ato do të konkurojmë në Konferencën e donatorëve, por angazhimi i qeverisë është maksimal që të sigurojë fonde tjera shtesë për ta ndryshuar pozitivisht infrastrukturën rrugore dhe për të hapur rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit.
Në pyetjen se kur do të fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Rakosh Shushicë, z. Graboci tha posa të përfundojë projekti, menjëherë do të fillohet me u punue
Sivjet afro 7 milion për infrastrukturën e rrugëve të Dukagjinit.