Skyscraper City Forum banner
1 - 6 of 6 Posts

·
Registered
Joined
·
1,935 Posts
Discussion Starter · #1 ·
SHQIPTARËT E REGJIONIT TË KOSTURIT​

Nga Prof.Dr. Selman Sheme/

Gjeohapësira, vendbanimet dhe spastrimi etnik/

Në prag të shpalljes së pavarësisë gjeohapësira etnike shqiptare zinte një sipërfaqe prej 75.000 km2 dhe ishte e ndarë në katër vilajete: në vilajetin e Shkodrës të Kosovës, të Manastirit dhe Janinës. Në vitin 1912 në këta vilajete banonte një popullsi prej 2.354.200 banorë. Shumica e popullsisë së katër vilajeteve perëndimore të Truqisë Europiane ishin shqiptarë. Mbi këtë bazë lindi platforma e rilindasve që kërkonin përfshirjen e këtyre vilejteve në shtetin e ardhshëm shqiptar.

Si pasojë e kushteve historike që njohu gadishulli i Ballkanit gjatë sundimeve shekullore romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane, në periferi të trojeve shqiptare kishin depërtuar si kolonistë edhe pjestarë të kombesive të tjera.

Në brezin anësor periferik përvec shqiptarëve kishte popullsi malazeze në Veri-Perëndim (Podgoricë, Shpuzë, Zhabjak, Moraçë), boshnjak në Veri (Kolashin, Rozhaj, Novipazar), serb në Verilindje (Vranjë, Leskovc, Nish), maqedon në lindje (Shkup, Prilep, Manastir) dhe grek në jug (Arte, Prevezë, Janinë). Për rrjedhojë në vilajetin e Manastirit, ku ndodhej regjioni i Kosturit, përvec shqiptarëve që përbënin shumicën e poullsisë, banonin edhe pakica maqedonase, vllahe, turke dhe serbe.

Deri në vitin 1912 Kazaja e Kosturit ishte nën juridiksionin e Sanxhakut të Korçës (Vilajeti i Manastirit). Ky sanxhak ishte i ndarë në 7 kaza: Kazaja e Korçës, e Starovës, e Bilishtit, e Oparit, e Kolonjës, e Kosturit dhe e Hrupishtit. Këto kaza ishin të populluara me shumicë nga shqiptarët. Në Sanxhakun e Korçës nuk ka patur asnjë vendbanim me popullsi greke.

Me vendimet e padrejta të konferencës së Ambasadorëve në fundin e vitit 1913 Regjioni i Kosturit si dhe krahina e Çamërisë, regjioni i Janinës, i Konicës, i Grebenesë, i Follorinës, etjerë, u shkëputën nga trungu etnik dhe ju aneksuan Greqisë. Me këto ngjarje fillon kolonizimi grek i këtyre trevave jugshqiptare.



Ku shtrihet gjeohapësira e Kosturit ?


Në lindje të fushës së Devollit, pasi kalon kodrat e Kapshticës, Braçanjit, Vidohovës, Çetës etj., përtej kufirit të sotëm shtetëror shqiptaro-grek, shtrihet regjioni i Kosturit. Kjo gjeohapësirë nga madhësia e territorit ka afërsisht përmasat e fushës së Devollit. Në veri dhe lindje të regjionit shtrihen malet e Kosturit (Mali i Gurit, i Brezhnicës, i Polikut, i Bloçishtit, mali i Viçit etj).; ndërsa në jug sistemi malor alpin i Pindeve. Brenda këtyre kufijve natyror shtrihet fusha e Kosturit e cila është formuar nga aluvionet e lumenjve Shag, Llumbanicë, Belicë, Zhelovë e Slivanj. Këto lumenj janë afluent të lumit të Vistricës. Meqenëse pjesa më e madhe e fushës shtrihet midis lumenjve Belicë, Shag dhe Slivanj ajo quhet edhe fusha e Mesopotamit. Rajoni i Kosturit ka klimë mesatare kontinentale dhe fusha me toka pjellore të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Malet përreth janë të veshur me pyje dhe kullota të cilat janë shfrytëzuar nga popullsia tradicionalisht për zhvillimin e blegtorisë dhe ekonomisë pyjore.

Tokat, pyjet dhe kullotat deri në vitin 1912 kanë qenë pasuri në pronësi të popullsisë autoktone shqiptare. Kështu fusha e Kërçishtit ka qenë pronë e pashait të Bitinskës, Ismail Pashës, Çifliku i të cilit shtrihej deri në Bellocërkë. Banorët e fshatit Vishovicë e Trestenik (Devoll) kanë pasur në pronësi gjithë pyjet dhe kullotat e malit të Bloçishtit. Banorët e fshatit Kapshticë kanë pasur pronat e tyre në malin e Polikut.

Pas shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare qeveria greke shtetëzoi të gjitha tokat, pyjet, kullotat dhe pasuritë e tjera të pronarëve të ligjshëm shqiptar.



Cilat janë vendbanimet rurale (fshatrat) që kanë patur kryeqendër Kosturin?

Kazaja e Kosturit ka patur 42 fshatra të cilët sipas fesë dhe etnisë janë: Bellkamen-i (fshat i besimit krishter ortodoks shqiptar), Bloçisht-i (fshat mysliman shqiptar), Breshteni (mysliman shqiptar), Çernelisht-i (i krishterë shqiptar), Çerçisht-i (mysliman shqiptar), Çetirok (sot thirret Mesopotamia), Çakonj-i (shqiptaro-maqedon), Denckë-a (fshat me popullsi vllahe), Dobolisht-i (mysliman shqiptar), Draniç-i (shqiptaro-maqedon), Fushëz-a (mysliman shqiptar), Galisht-i (mysliman shqiptar), Gerlen-i (mysliman shqiptar), Gostivisht-i (mysliman shqiptar), Humocke-a (shqiptaro-maqedon), Janoven-i – sot Janohori (shqiptar i krishterë), Kapshticë-a (mysliman shqiptar), Kërçisht-i (mysliman dhe të krishterë shqiptar), Kalevisht-i (i krishterë shqiptar), Kostinec-i (i krishter shqiptar), Lehovë-a, Liçiteri (shqiptaro-vllah), Luadhe-t (ish fshat shqiptar i djegur nga grekët me gjithë banorët më 1913), Llabanic-a (i krishterë shqiptar), Prapackë-a (mysliman shqiptar), Revan-i (mysliman shqiptar), Slimicë-a (shqiptaro-maqedon), Slivanj-i (mysliman shqiptar) Sllatine-a (i krishterë shqiptar), Shag-u (mysliman shqiptar), Shëndjell-i (myslimanë e të krishterë shqiptarë), Tikvan-i (shqiptar e maqedon), Trestik-u (të krishterë e mysliman shqiptarë), Trestenik-u (mysliman shqiptarë), Toprackë-a, Tuholi (të krishterë dhe myslimanë shqiptar), Viçishe-i (mysliman shqiptar), Vidohovë-a (mysliman shqiptar), Zeberden-i, Zagar-i (sot Ajozaharia – mysliman shqiptar), Zelegozhd-i, Zelegradi – sllavisht, qyteti i jeshiltë (mysliman shqiptar), Zhelen-i (shqiptar me disa familje maqedonase).

Pas shkëputjes tragjike të rajonit të Kosturit nga trungu etnik shqiptar dhe aneksimit e kolonizimit grek, brenda kufijve të shtetit shqiptar mbetën vetëm 4 fshatra të kësaj treve: Kapshtica, Tresteniku, Vishica apo Vishovica dhe Vidohova. Jashtë kufijve politik të Shqipërisë mbetën 38 fshatra nga të cilët 30 fshatra me popullsi homogjene shqiptare, 6 fshatra të populluara nga shqiptarë dhe maqedonas, 1 fshat i populluar nga shqiptarë dhe vlleh dhe 1 fshat i populluar nga Vllehët. Deri në vitin 1913 në Kazanë e Kosturit dhe në 6 kazat e tjera të Sanxhakut të Korçës nuk ka patur asnjë vendbanim, me popullsi greke.


Spastrimi etnik dhe kolonizimi i regjionit
Me aneksimin e krahinës së Çamërisë dhe të trevave të tjerë në jug të Shqipërisë, rretheve të Janinës, Konicës, Kosturit, Grebenës, Follorinës etj, fillon një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultra nacionalistë për shkombëtarizimin e këtyre trevave dhe helenizimin e tyre.

Strategjia e kolonizimit eshte realizuar nëpërmjet zbatimit të tre rrugëve:
1) Spastrimi etnik nëpërmjet një gjenocidi të egër ndaj popullsisë shqiptare të besimit mysliman.

2) Ndryshimi i strukturës demografike të populsisë nëpërmjet kolonizimit me imigrantë grekë dhe vlleh të ardhur nga pjesë të ndryshme të Greqisë dhe nga Azia e Vogël.

3) Asimilimi i popullsisë shqiptare të fesë (besimit) ortodoks nëpërmjet mohimit të identitetit të saj kombëtar, ndalimit të përdorimit të gjuhës shqipe, mësimit të saj në shkollë, ndalimit të përdorimit të simboleve kombëtare etj. Që nga fillimi i shek. XX burimet statistikore greke për qëllime politike, të gjithë popullsinë shqiptare ortodokse e konsideronin të etnisë greke, duke identifikuar në këtë mënyrë besimin ortodoks me kombësinë greke. Me të dhëna statistikore të manipuluara për strukturen etnike te popullsise, qarqet nacionaliste greke, kriterin fetar e kanë shfrytëzuar për të justifikuar politikat e aneksimit të trojeve shqiptare të Epirit te Jugut (krahina e Çamërisë) dhe në ditët tona të Epirit të Veriut apo të Vorio Epirit. (Krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës). Këtij qëllimi i shërben edhe trysnia e sotme politike që ndiqet nga segmente nacionaliste-shoviniste greke për të imponuar një regjistrim të popullsisë ku të vetdekalrohet kombësia dhe besimi.

Popullsia shqiptare në jug që mbeti jashtë kufijve të vitit 1913 filloi të shpërngulet me dhunë nga ana e autoriteteve qeveritare greke. Në vitet 1913-1914 çeta hajdutësh dhe kriminelësh (andartet) e në vijim ushtria greke filluan të godisnin, të vrisnin dhe të dhunonin popullsinë shqiptare myslimane.

Ushtria greke duke kaluar edhe kufijtë e porsacaktuar të Shqipërisë, vranë, dogjën dhe shkatërruan mjaft vendbanime rurale dhe urbane në rrethet e Korçës, Kolonjës, përmetit, Skraparit, Tepelenës, Kurveleshit etj. Këtyre masakrave ju nënshtruan në mënyrë të veçante popullsia myslimane.

Në vitin 1913 në rajonin e Kosturit, grekët dogjën tërësisht fshatin shqiptar të Luadhit së bashku me gjithë banorët. Nga i gjithë fshati munden të shpëtojnë nga djegia vetëm 2 vetë. Në këto kushte filloi emigracioni i popullsisë shqiptare për në Shqipëri dhe Turqi.

Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe më vonë aventura ushtarake dhe disfata e plotë greke në Azinë e Vogël (Turqi) në vitet 1921-1922 sollen një periudhë të re tensioni politik në Greqi që u shoqërua me aksione agresive ushtarake kundër shqiptarëve etnikë. Pas traktatit të Lozanës (1923) dhe me shkëmbimin e popullsisë në mes të Greqisë dhe Turqisë (Andallaia), ritmi i përzënies jashtë Greqisë të shqiptarëve myslimanë, u rrit dhe mori përmasa tragjike. Masat qeveritare, ndaj shqiptarëve myslimanë që padrejtësimet ju nënshtruan shkëmbimit të popullsisë u zbatua me egërsi të madhe. Çeta andartesh dhe kriminelësh profesionistë grekë masakruan popullsinë, e grabitën dhe e shpronësuan për ta detyruar të largohej në Turqi. Shkëmbimi i paligjshëm i popullsisë myslimane shqiptare të Kosturit dhe trevave të tjera shqiptare në Greqi u bë me gjithë premtimet e dhënë nga zyrtarët e qeverisë greke se ajo qeveri: “… nuk ka as asnjë qëllim të shkëmbejë myslimanët me origjinë shqiptare”. “Shqiptarët”, deklaroi përfaqësuesi grek Kaklamanos në konferencën e Lozanës në mes Turqisë dhe Greqisë, “banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë, Epir. Në qoftë se ata janë bashkëbesimtarë me turqit, ata nuk janë aspak bashkëatdhetarët e tyre”. Kjo deklaratë greke formalisht përjashtonte nga shkëmbimi shqiptarët myslimanë që jetonin në Epir (Çamëri), por lihet i pazgjidhur problemi i shqiptarëve jashtë Epirit në Maqedoninë greke (Kosturi, Follorinë, Grebene, Konicë etj), të cilët u dëbuan tërësisht e pa mëshirë.

Më 31 gusht 1925 Mit’hat Frashëri, Ministri i Shqipërisë në Athinë njoftonte se “shqiptarët myslimanë në Greqi në vitin 1922 ishin afër 100.000. Prej tyre 35.000 frymë u përzunë nga dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinës dhe gati 20.000 nga Janina, Preveza, Parga etj., përzënie çillarzi ose tërthorazi kundër vullnetit të popullsisë, si dhe shpeshherë me pretendime, me shtrëngime të zyrtarëve grekë (gjindarmë dhe mufti), ose, më keq akoma, me dru dhe shkop të gjindarmit”.(Te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)

- See more at: http://gazetadielli.com/shqiptaret-e-regjionit-te-kosturit/#sthash.BMHak1MK.dpuf
http://gazetadielli.com/shqiptaret-e-regjionit-te-kosturit/
 

·
Registered
Joined
·
1,935 Posts
Discussion Starter · #6 ·
Fshatrat shqiptarë të prefekturës së Follorinës

…u vërejt se në Prefekturën e Follorinës dhe Aridea përveç gjuhës shtetërore,*greqishtes ende fliteshin nga banorët maqedonishtja,*vllahishtja,*shqipja,*turqishtja,*romishtja dhe dialekti i gjuhës greke,*e folura nga refugjatët të ardhur nga Deti i Zi.

Nga*Arben Llalla

Studiuesi arbëresh prof.dr. Antonio Bellushi shkruan në librin e tij: “Ricerche e studi tra gli arberori dell’Ellade”, se në Follorinë janë tetëfshatra që flitet ende gjuha shqipe nga banorë si: Bell-Kamen (Dhrosopigji), Negovan (Flamburon), (Idhrusa), Kotori Ano (Ano Ydhrusa), Lehovo (Lehovo), Negoçan (Niki), (Tripotamos), Mahalla (Tropaiohos) (në kllapa janë emrat e sotëm të fshtrave, shën. A.Ll.).
Shkrimtari dhe publicisti grek Dhimitri Lithoksus jep të dhëna për 18 fshatra të Follorinës që banoheshin nga shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë para se të vinin refugjatët në vitin 1924. Fshatrat që sjell Dhimitër Lithoksu në studimet e tij janë: Vartolom (Agjios Vartolomeos), Vineni (Pili), Vapçini (Himadhon), German (Agjios Germanos), Kleshtino Gorno (Ano Klinees), Kleshtino Dolno (Kato Klines), Kotori Gorno (Ano Ydhrusa), Kotori Dolno (Kato Ydhrusa), Elovo (Elatias), Klabuçishta (Poliplatono), Mahalla (Tropaiohos), Bell-Kamen (Dhrosopigji), Negovani (Flamburon), Negoçan (Niki), Pleshevica (Kollhiki), Popli (Lefkonas), Rambi (Lemos), Hinshko (Hinskon).

Gjeografi shqiptar prof. dr. Selman Sheme në një studimin e tij shkruan se më 1912, në Kazanë e Follorinës kishte 22 fshatra me shqiptar të krishterë. Por, në shkrimin e tij profesor Sheme nuk na jep emrat e fshatrave apo të dhëna të tjera të mjaftueshme, megjithatë ai është më afër si numër për fshatrat shqiptarë pa përcaktimin e besimit fetar nga të dhënat që do t’i paraqesim më poshtë.

Nga kërkimet që kam bërë në disa biblioteka dhe arkiva të huaja na dalin 20 fshatra të prefekturës së Follorinës që kanë qenë banuar nga shqiptarët ortodoksë dhe myslimanë, të cilët pas viteve 1912, dalëngadalë i kanë braktisur këto vendbanime ose janë asimiluar nga presionet e shtetit grek dhe në vend të tyre qeveritë greke kanë vendosur refugjat të ardhur nga Azia e Vogël dhe vllehë.
Në vitin 1993, Komisioni Evropian financoi një studim për Prefekturën e Follorinës në lidhje për përdorimin e gjuhëve të pakicave në këtë pjesë të Greqisë së Veriut. Studimi u krye në terren në shator 1993, dhe u vërejt se në Prefekturën e Follorinës dhe Aridea përveç gjuhës shtetërore, greqishtes ende fliteshin nga banorët maqedonishtja, vllahishtja, shqipja, turqishtja, romishtja dhe dialekti i gjuhës greke, e folura nga refugjatët të ardhur nga Deti i Zi.

Ky studim përfshiu 72 fshatra nga 139 që janë në këtë rajon dhe u krye nga Riki Van Boechoten, profesoreshë e Historisë, Arkeologjisë dhe Antropologjisë në Universitetin e Thesalisë në Greqi. Autore e disa punimeve shkencore dhe librave rreth historisë dhe antropologjisë. Gjithashtu në këtë studim mori pjesë Helleen van nder Minne. Studimi në fjalë ju paraqit Komisionit Evropian me titull: “Gjuhët e pakicave në Greqinë Veriore, vizitë studimore në Florina dhe Aridea, shator, 1993”. Nga ky studim doli se ende në 3 fshatra të prefekturës së Follorinës banojnë shumicë shqiptare dhe në 3 të tjerë janë pakicë.

Më poshtë, po sjellim shënime të bërë ndër vite nga studiues të huaj rreth numrit të banorëve, përkatësisë kombëtare dhe fetare. Këta studiues shpeshherë i paraqitnin banorët në bazë të interesave politike të shteteve që i financonin rreth kërkime për regjistrimin e popullsisë në prefekturën e Follorinë.
Fshatrave u janë ndërruar emrat pas vitit 1924 e deri më 1928, ku edhe përfundojë ky proces.

Së bashku me ndryshimet të emrave të fshatrave filloi procesi edhe të ndryshimi të mbiemrave të familjeve jogreke.
Shumë fshatra nga luftërat ballkanike, botërore dhe dhuna që ushtronte shteti grek janë zhdukur nga harta, pra nuk ekzistojnë më. Banorët e tyre për t’i mbijetuar këtyre ngjarjeve kanë emigruar në Evropë, Sh.B.A ose në vendet fqinje me Greqinë si në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi. Këto fshatra mund t’i gjejmë sot vetëm nëpër kujtesën e historisë, atëherë kur popujt e etnive dhe besimeve fetare të ndryshme jetonin së bashku në paqe.


https://27.al/fshatrat-shqiptare-te-prefektures-se-follorines/
 
1 - 6 of 6 Posts
Top