interesting topic 
http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/14275/C4/C15/Një popull, një histori, një kulturë, një gjuhë, por të shpërndarë në pesë shtete. Ideja për unifikimin e sistemit arsimor në mbarë hapësirat ku jetojnë shqiptarët është riaktualizuar sërish. Për herë të parë, kjo edhe mund të bëhet realitet. Për këtë ekziston vullnet edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë.
Nga Artan Behrami më 30.08.2009 në ora 8:24
Shumë shpejt personazhi i famshëm i Abetares, Petriti, pulat do t’i ushqejë gjithkund ku flitet shqip– Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Medvegjë dhe Bujanovc. Ideja e unifikimit të sistemit arsimor, e filluar në vitet ’90, është riaktualizuar pas 20 viteve. Ëndrra për të pasur një Abetare, një histori dhe një kulturë të përbashkët në hapësirat shqiptare mund të bëhet shumë shpejt realitet. Në të beson ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj.
Por, jo vetëm ai. Një vullnet i tillë ekziston edhe në Tiranë. Debati për këtë pritet të fillojë menjëherë pasi të konsolidohet qeveria e re në Shqipëri. Ndërsa, akademiku Mehmet Kraja thotë se kjo nismë është paksa e vonuar, por e vlerëson si të domosdoshme. Ndërsa, eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se është pak e besueshme se sistemi arsimor mund të unifikohet në të gjitha trojet shqiptare, ngase këto troje ndodhen në pesë shtete të ndryshme që kanë specifikat e veta.
Unifikimi i programeve dhe teksteve shkollore
“Kemi nevojë urgjente si popull që t’i integrojmë dy segmente të rëndësishme të jetës shoqërore dhe kombëtare, kjo është kultura dhe arsimi”, vlerëson Kraja. Sipas tij, nuk është normale që një popull kaq i vogël siç janë shqiptarët, pavarësisht që jetojnë në hapësira të ndryshme politikisht të ndara, që të kenë sisteme kaq të ndryshme të arsimit.
Kraja shton se unifikimi i programeve dhe teksteve shkollore nuk ka të bëjë fare me politikën, por me përftimin e dijes nga gjeneratat e reja.
“Ne duhet të krijojmë një sistem unik të arsimit. Në rrethana të tilla, do të kemi tekste më cilësore, kjo mundëson qarkullimin e njerëzve, studimet nga një universitet tjetër...”, thekson ai. Pikërisht ky është ndikimi që shpreson ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, të ketë pas unifikimit të një pjese të sistemit arsimor. Cilësia do të rritet ndjeshëm, pas unifikimit, për këtë ministri Hoxhaj është i bindur. Sipas tij, Kosova është shumë e interesuar që debati për unifikimin e sistemit arsimor në mbarë trojet shqiptare të fillojë sa më parë.
“Jemi shumë të interesuar që të ketë një debat të mirëfilltë sa i përket unifikimit të planprogrameve në lëndë të caktuara, qoftë lëndë që i referohen identitetit, qoftë lëndë të fushave të tjera”, thotë ai. Hoxhaj shton se shumë shpejt, ekspertë nga Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare do të ulen për debatuar lidhur me formën që duhet të ketë ky unifikim.
Ndërsa, Pupovci vlerëson se me gjithë faktin se ka dallime në mes të sistemeve arsimore të pesë shteteve ballkanike, ku mësohet në shqip, mundësia e bashkëpunimit ekziston. ”Planprogramet në disa lëndë mund të përfarohen deri në masën kur krijohet mundësia e shfrytëzimit të teksteve mësimore dhe doracakëve të përbashkët. Pastaj, nuk duhet harruar përmbajtjet elektronike në gjuhën shqipe që janë më se të pakta dhe që do të mund të zhvilloheshin ashtu që të mund të përdoren në mbarë hapësirën shqiptare”, thekson ai.
Sipas tij, metodat e mësimdhënies janë një fushë tjetër ku mund të zhvillohet bashkëpunimi, ashtu që të hartohen programe unike për trajnimin e mësimdhënësve dhe materiale trajnimi.
Qenka bere goxha ndertese..thnx for sharing.
http://koha.net/?page=1,13,74188Tiranë, 23 tetor - Nxënësit e klasave të para në Shqipëri e Kosovë do ta mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtën abetare. Vitin e ardhshëm shkollor, në të dyja shtetet do të qarkullojnë tekste të përbashkëta. Pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrave të arsimit, do të hapet konkursi për tekstin më të mirë. Gjithçka e bëjnë me dije specialistët e MASH-it në Tiranë. Sipas tyre, në nëntor nis konkursi mes shtëpive botuese. “Autorët e teksteve do të jenë të përbashkët, edhe shtëpitë botuese gjithashtu. Ky do të jetë libri i parë në marrëveshjen që do të pasohet me libra të tjerë. Këtë libër patjetër do ta fusim në muajin shtator të vitit 2012, aq më tepër që kombinon edhe me 100-vjetorin e lindjes së shtetit shqiptar në të dyja vendet”, kanë sqaruar specialistët e Ministrisë së Arsimit. Sipas tyre, i vetmi kriter në përzgjedhjen e shtëpisë botuese do të jetë që subjekti të jetë shqiptaro-kosovar, shkruan gazeta Panorama.
Pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy ministrive të arsimit, është ngritur një grup pune që po punon për unifikimin e programeve mësimore mes dy vendeve. Sipas marrëveshjes, ky proces nis me abetaren dhe do të vazhdojë më tej me të gjitha tekstet shkollore”. Unifikimi i teksteve është një proces i natyrshëm që zbatohet me lehtësi, pasi edhe vetë strukturimi edukativ publik në të dyja shtetet ka ngjashmëri. Atëherë një standardizim sipas modelit evropian do të ndihmonte të gjithë ata nxënës dhe prindër të tyre që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas”, thonë specialistët.
Në Shqipëri, krahas kësaj abetareje, sipas reformës së altertekstit, do të ketë në qarkullim edhe abetare të autorëve të tjerë, ndërkohë që në Kosovë kjo do të jetë e vetmja abetare për fëmijët e klasave të para. Çmimi i tekstit të abetares do të vendoset në bazë të rregullores së përcaktuar nga MASH. Përveç abetares, pritet që vitin që vjen të operohet njësoj edhe për 2 tekste të tjera të arsimit fillor. “Grupi i punës po merret me studimin e teksteve në të dyja vendet. Gjasat janë të shumta që dy tekstet e tjera të unifikuara të jenë gjuha shqipe dhe leximi letrar, por nuk është vendosur ende asgjë”, thonë specialistët.
Projekti për hartimin e një teksti abetareje të përbashkët që të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse, do të vijojë të zgjerohet vit pas viti. Këtë kanë premtuar krerët e arsimit për secilin nga shtetet.
Ne kohen e sotme, kur ne Kosove gjuha standarde vihet ne pyetje, nder te tjera nga menyra se si u aprovua, besoj se do jete problematike realizimi i ketij projekti.