Rama prezanton projektin: Teatri i ri, trefishi i këtij që është sot
![]()
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për Teatrin Kombëtar i cili do ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues.
Përpara aktorëve Rama tha se do t'i japë vendin Teatrin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër.
"Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s'dio kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarëisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët.
Turbina do shërbejë derisa teatri të ndërtohet, por do jetë aty edhe pasi teatri të ndërtohet, sepse do kemi më shumë shfaqje teatrale. Ne do hartojmë projektligjin dhe ky projekt do bëhet me ligj të veçantë nga Parlamenti i Shqipërisë.
Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku. Sipërfaqja e teatrit të ri do jetë trefishi i asaj ekzistuese, nga 3 mijë m2 rrënoja në 9 mijë m2 hapësirë për teatër. Do ketë një sallë të re të hapur mbi teatrin me mbi 100 vende, do jenë dhe dy salla black box me nga 100 vende secila".
Ne si bote e trete nje ndertese te projektuar per 15/20 vjete max e kemi shfrytezuar per 75 vjete. Skandali eshte perse nuk eshte prishur me perpara por tani na e nxjerrin dhe si monument kulture me nje vjetersi te caktuar qe duhet ruajtur si trashegimi.
Në të vërtet ky objekt esht i papërshtatshëm për qendrën , do kishte qen me mirë qe te ndërtohet tek bulevardi i ri dhe ky aktual i të restaurohet ne vend qe te prishet .
Tani rradhen duhet ta kete parlamenti por ate shpresojme ta spostojne tek bulevardi i ri.
Personalisht do me pelqente nje teater me shume stil klasik apo godine normale sesa nje godine kaq ekstravagante dhe moderne ne nje kompleks monumentesh si jane ministrite.
Maksimumi i orgazmit do ishte nese trualli i teatrit te sotshem do u lente hapsire boshe dhe teatrin e ri ta benin te bulevardi i ri... po nejse nuk jemi kaq perpara.
Une jam pro ndertimit te kullave sepse Tirana eshte qytet i pazhvilluar ama nga ana tjeter jam i vetedijshem se ky proces eshte komplet korruptiv dhe favorizon vetem oligarket.
Sa bukur thote kryetari i bashkise: Ai qe nderton kulle te me jape 5 milion € dhe ne rregull jam pasi ato para do te vihen ne dispozicion per investime publike. Thua ti vetem bashkia paska te drejte te kerkoje taksa nese ndertohet ne territorin qe ajo administron ndersa per qytetaret taksapagues i njejti parim nuk vlen.
Tek ne mjafton te marresh vulen e kryetarit dhe nuk pyetet me asnje grup interesi dhe qytetaret qe jane te prekurit e pare. Bashkia eshte ne rregull se i merr parate e veta por per te tjeret nuk kerkon te njejten gje nga ndertuesi, pavaresisht se banoreve ju prishet cilesia e jetes dhe zhvleresimi i prones.
Mund ta prishin nëse mendojnë që ndërtesa nuk ka asnjë vlerë historike dhe arkitektonike, për ketë do i gjykoj historia. Por mos t'ia falin privatit pronën në mes të Tiranës. Argumenti që do kushtonte shumë nëse do e bënte shteti është sa për të arsyetuar një maskarallek. Në Korçë jo vetëm që u rindërtuaj thuajse nga e para teatri me financime shtetrore, por jane madje edhe duke rindërtuar ndërtesën e muzeut Gjon Mili, të bashkisë dhe të qendrës kulturore (bibliotekës). Më parë ndërtuan Muzeun e Artit Mesjetar. Të gjitha janë me financime shtetrore.
A. Z. Çajupi ka 220 vende dhe rindërtimi i tij total kushtoj 1.5 milion Euro. Stadiumi kombëtar ka mbi 20.000 vende dhe ndërtimi i tij kushton 50 milion Euro. Tani llogaritë bëri vetë.
O njerëz, kaq të verbër jeni!? Vërtetë Tirana paska aq shumë nevojë për një teater kaq të shtrejntë, kur ke parasysh se sa njerëz shkojnë në një shfaqje? Apo duan të ndërojnë artistët? Atëherë pse nuk marrin parasysh kërkesat e aktorëve dhe regjizorëve? Pse kaq urgjentisht duan ta ndërtojnë teatrin e ri, ndërkohë që po ndërtohet teatri turbina? Pse duheshka pikërisht në ketë vend të ndërtohet, kur në bulevardin e ri ka vend të mjaftuëshëm? Dhe në fund por më kryesorja, pse nuk janë transparent se çfarë po bëjnë?
Problemi eshte qe na je bo si Lubonja apo Andi Bushati, ne cdo teme akuza, supozime, hamendsime, pergjithesime, shpifje etj , sigurisht ka dhe plot gjera te verteta ne ato qe thua. Por problemi kryeosr eshte qe per te mbrojtur mendimin tend, e ke shume kollaj te nxish apo te njollosesh gjithkend.