Rama prezanton projektin: Teatri i ri, trefishi i këtij që është sot
![]()
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për Teatrin Kombëtar i cili do ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues.
Përpara aktorëve Rama tha se do t'i japë vendin Teatrin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër.
"Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s'dio kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarëisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët.
Turbina do shërbejë derisa teatri të ndërtohet, por do jetë aty edhe pasi teatri të ndërtohet, sepse do kemi më shumë shfaqje teatrale. Ne do hartojmë projektligjin dhe ky projekt do bëhet me ligj të veçantë nga Parlamenti i Shqipërisë.
Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku. Sipërfaqja e teatrit të ri do jetë trefishi i asaj ekzistuese, nga 3 mijë m2 rrënoja në 9 mijë m2 hapësirë për teatër. Do ketë një sallë të re të hapur mbi teatrin me mbi 100 vende, do jenë dhe dy salla black box me nga 100 vende secila".
Top channel i ka shpallur lufte qeverise Rama.. ky program eshte pjese e kesaj gjeje.
^^^ Min 19:15-26:00
Skema e vjeter: Ndertusi merr token e teatrit (5,500m2) dhe token e privatit mbrapa (1,200m2) dhe te bashkise mbrapa teatrit (2,100m2). Nderton teatrin dhe kulla mbrapa me leket e veta. Fiton max nga trualli i madh qe merr dhe investimi i vogel ne teatrin e ri, duke pakesuar truallin existuse te teatrit.
Konklusion: Nje teater i ri ne nje truall 2,500-3,000 m2 nga 5,500 qe ka qen dhe kulla mbrapa. 3,000m2 toke public humbin per gjithmone bashk me 2,100m2 truall i bashkise qe ka qen parking.
Skema e re: Min 24:25-26:00
Bashkia merr garanci sovrane nga shteti me mare borxh ne banka me ndertu teatrin mbi pjesen e "tokes se teatrit" aktual. Mbrapa teatrit midis teatrit dhe kulles infosoft ka pronar private; ku aty bashkia ka dhe nje truall tjeter "parking". Do ja japi privatit ate te ndertoji kulla. Ato metra katrore qe do marri do i shesi dhe do laji "borxhin" e mare ne banka per teatrin.
Problemi: Esht e njeta skeme vetem ne nje menyr ndryshe. Pse?: Problemi esth qe do perdoret sipas kryetarit te bashkise i njeti plan per teatrin e ri sipas dizanjit si me perpara qe shfrytzon vetem ~2500m2 nga 5,500 aktual te teatrit. Cfare do ndodhi me 3000 metra e tjere? normal Bashkia me shume gjasa do ja japi privatit dhe me ato metra katrore "do laj borxhin e "MADH te fryre" haha e kostos se ndertimin e teatrit.
Konklusion: Prap nje teater i ri ne nje truall 2,500-3,000 m2 nga 5,500 qe ka qen dhe kulla mbrapa. 3,000m2 toke public humbin per gjithmone bashk me 2,100m2 truall i bashkise qe ka qen parking.
Problemi eshte i njejt si tek bulevardi i ri, nuk iu ecin pazaret me ndertuesit sic kishin menduar Rama & shoke.
Po ndertimet e tjera qe mbijne ne Tirane si ndertohen valle!? Ndertimi eshte ne nivele te papara. Na lodhet ju qe ia thithni Rames dhe Veliajt dite e nate.
Nuk merret vesh si do te ndertohet. Transparenca ne nivele zero dhe kjo behet qellimisht.
Te ardhurat e shtetit nga TVSH (per shkak te rritjes se cmimeve) jane diku te 350+mln euro mbi planin vetem 6 muajt e pare. Pra logjika qe mbrojte ti para disa muajsh le shume po shume per te deshiruar. Po tani qe kane suficit lekesh, pse mos e ndertojne?