SkyscraperCity Forum banner

Teatri Kombëtar | National Theatre

137550 Views 1009 Replies 86 Participants Last post by  arkitekt11
http://shqiptarja.com/home/1/rama-p...efishi-i-k-tij-q---sht--sot-472752.html?pos_2

Updated design:


Rama prezanton projektin: Teatri i ri, trefishi i këtij që është sot



Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për Teatrin Kombëtar i cili do ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues.

Përpara aktorëve Rama tha se do t'i japë vendin Teatrin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër.

"Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s'dio kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarëisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët.

Turbina do shërbejë derisa teatri të ndërtohet, por do jetë aty edhe pasi teatri të ndërtohet, sepse do kemi më shumë shfaqje teatrale. Ne do hartojmë projektligjin dhe ky projekt do bëhet me ligj të veçantë nga Parlamenti i Shqipërisë.

Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku. Sipërfaqja e teatrit të ri do jetë trefishi i asaj ekzistuese, nga 3 mijë m2 rrënoja në 9 mijë m2 hapësirë për teatër. Do ketë një sallë të re të hapur mbi teatrin me mbi 100 vende, do jenë dhe dy salla black box me nga 100 vende secila".
1 - 6 of 6 Posts
Video-prezantimi i projektit ishte vertete mbreselenes.
Wow
BIG Architects shquhet per origjinalitetin e veprave te tyre. Per nga menyra sesi projekti iu soll publikut, te jep dyshimin qe ka qene idea e Edvinit qe ia ka paraqit arkitektit projektin e operes se Busanit dhe ky i fundit thjeshte ka ndjek urdherin dhe e ka vizatu me stilin dhe metodiken e vet, pa i humb format gjeometrike. Shume zhgenjyes.
Presidenti nuk u involvu ne projektin e cambierimit te Piramides
Ky projekt do jete vlere e madhe per kryeqytetin. BIG eshte studioja me e famshme arkitektonike ne bote. Imagjino kete teater dhe projekti i restaurimit te Piramides. Tirona do kete dy ikona arkitektonike qe rralle here gjenden ne qytete te permasave qe ka Tirona.
1 - 6 of 6 Posts
Top