Rama prezanton projektin: Teatri i ri, trefishi i këtij që është sot
![]()
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për Teatrin Kombëtar i cili do ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues.
Përpara aktorëve Rama tha se do t'i japë vendin Teatrin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër.
"Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s'dio kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarëisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët.
Turbina do shërbejë derisa teatri të ndërtohet, por do jetë aty edhe pasi teatri të ndërtohet, sepse do kemi më shumë shfaqje teatrale. Ne do hartojmë projektligjin dhe ky projekt do bëhet me ligj të veçantë nga Parlamenti i Shqipërisë.
Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku. Sipërfaqja e teatrit të ri do jetë trefishi i asaj ekzistuese, nga 3 mijë m2 rrënoja në 9 mijë m2 hapësirë për teatër. Do ketë një sallë të re të hapur mbi teatrin me mbi 100 vende, do jenë dhe dy salla black box me nga 100 vende secila".
Ndersa rastin konkret jam ne medyshje. 1) Sepse nuk besoj se 7 godinat e projektuara do jene kulla te mirfillta. Besoj se shumica nuk do ta kaloje lartesine e Toptani Center dhe mbase 1/2 mund ta kalojne me 10-20m, por nuk besoj se do kete kull te permasave te TID. 2) Sepse tek godinat egzistuese, sinqerisht nuk shof asnje vlere historike dhe 60 vjet me rradhe eshte perfol prishja per shkaqe teknike. 3) Sepse perfitohet nje teater jashtzakonisht modern dhe i kushtushem per xhepin e qytetarit ne po te njetin vend ku sot ndodhet TK.
Nese perfitohet nje teater i tille pa prekur asnje cm toke te teatrit egzistues, ne kembim te parkingut te famshem dhe lejes per te ndertuar ne prone private... sinqerisht me duket ne marrveshje win-win
Eshte e qarte qe ti, une, apo bashkeforumisti me siper nuk kemi as idene me te vogel se "si" "pse" apo "sa".perderisa privati eshte ofruar ta ndertoje ne kembim te shrytezimit te tokes ngjitur, atehere nuk perbejne shqetesim kerkesat qe listove.
Per bulevardin nuk ka akoma nje plan te detajuar vendor. Pa u bere publik plani asgje nuk do te ndertohet aty.
Linku me poshte sqaron qartesisht se cfare po behet me transferimin e truallit ne rastin e Teatrit.
https://www.facebook.com/PERfACT.alb/videos/1590130001040889/
Nje hobby te njejt e paskemi si ne Shqiperi si ne Kosove, gjdo gje te vogel e bejm elefant, gjdo gje te madhe e injorojm. 40 minuta reportazh per nje ndertes si kjo, qe eshte ne qender te Tiranes, pa histori (histori nuk quhet viti 1939), pa asgje, edhe e bejn sikur ka ren bomb midis Tiranes...
Kur të jesh për një xhiro në Paris, të ftoj me kënaqësi për nji gotë dhe nji shfaqe teatrore në një nga gjirizet e këtushme. Shkëmbejmë mendimet pas shfaqjes.
Ne 2015 ka votu per Bojaxhiun .... (ate ambjentalistin e naftes) :shifty:
Po ashtu deklaroi mo vlla i dashur. Në 2015 premtoi se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi. Ndërkohë që e pam shumë mirë sesi lejet e ndërtimit në Tiranë u trefishuan. Ka premtuar shumë gjëra edhe nuk e ka mbajtur fjalën. Ka shumë rrugë në Tiranë që Veliaj i ka përmendur dhe premtuar 2 ose 3 herë dhe ato rrugë vazhdojnë të ngelen në gjendje skandaloze. Ndoshta harron dhe i thotë pa dashje sepse ai gjatë gjithë kohës vetëm monolog bën. Këto dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Ku e ke biletën elektronike nëpër linjat urbane ? Premtimi i Veliajt. Ku i ke autobusët elektrikë ? Vetëm show ka bërë me autobusët elektrikë sepse nëpër urbanet e Tiranës vetëm bloz del. Ku është stacioni i autobusëve ? Ti po thua Tirana qytet me një milion banorë normalisht ka nevojë për ndërtime të reja. Po jam shumë dakord. Unë po të them Tirana qytet me 1 milion banorë pa një stacion autobusi. A është normale kjo ? Më gjej një kryeqytet në Ballkan pa stacion autobusësh. I zhvendosi nga dogana, bëri një fushë me asfalt te mbikalimi i Kamzës dhe i vuri emrin terminal. Po çësht kjo tallje trapi. Vetëm show mediatik, vetëm show. Edhe kur vendos një llampë do t'a cilësoj si foto të ditës. Edhe kur presin shkurret punëtorët e bashkisë është përshëndetja e ditës. Ku është uji 24 orë në Tiranë ? Po parkingjet publike në Tiranë që janë kthyer në private. Sa është përmirësuar transporti publik në kryeqytet ? E njëjta situatë vazhdon akoma. Urban të stërmbushur, që nuk vijnë në orar, me kushte skandal, me pak fjalë indi. Ah se harrova, çfar ndodhi me çmimin e biletës së urbaneve ? E di që është rritur. Po me premtimin e uljes së taksave ? E di që taksat janë rritur. Aman çfarë të thuash për Velinë. Tipik politikanë Skuth. Ja kanë gjetur tamam emërtimin "Skuth". Papagall që kërkon të mbulojë mutin me shurrë.
Në fakt kur thashë Indi unë e kisha fjalën për transportin publik dhe jo për legjislacionin e ndërtimitarisë dhe mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Para pak ditesh po shihja nje dokumentar te TopStory, titullohej "Trafiku i Arabeve", keshilloj te gjithe t'a shohin pasi si gjithmone ishte investigim shume interesant.Mirësevjen Alban, gëzohem që u riktheve në forum![]()