SkyscraperCity Forum banner
21 - 40 of 1010 Posts

· Registered
Joined
·
5,849 Posts
^^ 600/650 ulese dhe dy salla te tjera ndihmese me nga 150 ulese.
Une mendoj se duhet te jete mbi 650 vende ( rreth 700) duke qene se do jete Teater Kombetar dhe mendohet te jete afatgjate.
Po ashtu duke pare dhe interesin qe ka filluar te shfaqet per teatrin ( sa here kam shkuar dite jave mezi kam gjetur vende, ne fundjava po se po) nje salle e madhe qe ploteson kerkesat e publikut do ishte e pelqyeshme.
Mund te perdoret dhe per mbremje musical, kocerte salle apo takime publike nqs ka kapacitet te madh.
 
G

·
Godina duket bukur, dhe ajo e vjetra nuk plotesonte me asnje kusht. Si per nga permasat si per nga gjendja.

Sidoqofte me kete rast e hengri dhe nje "kulle" tjeter Tirana.





 
G

·
Ky kendveshtrimi i projektit me kujton pak Hollanden.

Nderthurje e te vjetres, te rese dhe gjelberim. Pavaresisht shkeljeve ligjore dhe pastrimit te parave qe po behen, mendoj se ne fund te fundit keto investime po i japin qendres se Tiranes nje fryme Evropiane..

Por te shohim cdo bejne deri ne fund. :)
 

· Vivere
Joined
·
7,259 Posts
Ne si bote e trete nje ndertese te projektuar per 15/20 vjete max e kemi shfrytezuar per 75 vjete. Skandali eshte perse nuk eshte prishur me perpara por tani na e nxjerrin dhe si monument kulture me nje vjetersi te caktuar qe duhet ruajtur si trashegimi.
Po pse keshtu do vazhdojme sic eshte bere historikisht ne kete vend?Dhe qahemi qe qytetet tona skane histori.



Plus qe nuk me pelqen ngutja per cdo gje e gjithcka rreth qendres duke mos i dhene hapesira e rendesi periferive.
 

· Vivere
Joined
·
7,259 Posts
Në të vërtet ky objekt esht i papërshtatshëm për qendrën , do kishte qen me mirë qe te ndërtohet tek bulevardi i ri dhe ky aktual i të restaurohet ne vend qe te prishet .
Shiko se keto jane pune qe partia i do shpejt e shpejt(nuk eshte se ju plas per qytetin ketyre),firmosen letrat te klientet e vk ndertoje kur te duash pastaj.Jane si ato leket borxh qe ja ke dikujt.Sa te mbaroje bulevardi ka ikur ky nga pushteti e digjet projekti e gjithcka.

Ku e dime ne se ça e kush fshihet mbrapa.
 

· Semi-Retired
Joined
·
7,635 Posts
Heret a vone (kushdo te ishte ne pushtet) ne ate vend, flas per pjesen private, kulle do te ndertohej. Dhe personalisht nuk shoh asnje problem te ndertimit te kullave per qellim ofrimi sherbimesh (jo-banimi) ne rastet kur nuk preken godinat me vlere si prsh. 15 Kateshi qe eshte marrezi projekti qe na ofruan. Ne rastin e xhamise isha kundra sepse u ndertua ne nje lulishte qe mund te kishte vazhduar te ishte e tille... Ndersa rastin konkret jam ne medyshje. 1) Sepse nuk besoj se 7 godinat e projektuara do jene kulla te mirfillta. Besoj se shumica nuk do ta kaloje lartesine e Toptani Center dhe mbase 1/2 mund ta kalojne me 10-20m, por nuk besoj se do kete kull te permasave te TID. 2) Sepse tek godinat egzistuese, sinqerisht nuk shof asnje vlere historike dhe 60 vjet me rradhe eshte perfol prishja per shkaqe teknike. 3) Sepse perfitohet nje teater jashtzakonisht modern dhe i kushtushem per xhepin e qytetarit ne po te njetin vend ku sot ndodhet TK.

Nese perfitohet nje teater i tille pa prekur asnje cm toke te teatrit egzistues, ne kembim te parkingut te famshem dhe lejes per te ndertuar ne prone private... sinqerisht me duket ne marrveshje win-win
 

· Registered
Joined
·
20,336 Posts
1) Sepse nuk besoj se 7 godinat e projektuara do jene kulla te mirfillta. Besoj se shumica nuk do ta kaloje lartesine e Toptani Center dhe mbase 1/2 mund ta kalojne me 10-20m, por nuk besoj se do kete kull te permasave te TID.
Kulla me e vogel pas teatrit do te jete 8 kate ndersa me e larta 22 kate, afer 80 m e larte.
 
  • Like
Reactions: helloween 1

· Registered
Joined
·
20,336 Posts
Nese perfitohet nje teater i tille pa prekur asnje cm toke te teatrit egzistues, ne kembim te parkingut te famshem dhe lejes per te ndertuar ne prone private... sinqerisht me duket ne marrveshje win-win
Pjesa jeshile eshte prone e teatrit qe kalon per ndertimin e kullave.



 
  • Like
Reactions: gjergjkastrioti

· Registered
Joined
·
236 Posts
Pa i hyre ne detaj projektit, paçka se kjo arkitektura abstrakte per nje zone si qendra e Tiranes nuk me duket shume e goditur...

[...] duhet thene se te besh nje konkurs publik me dhjetera arkitekte nderkombetar per nje shtese te godines se kuvendit, e nga ana tjeter nje projekt te tere ex-novo per nje objekt me siperfaqe "te shkelshme" rreth 9000 m² me prokurim te drejtperdrejte (une mendoj qe t'a besh ti), eshte qesharake dhe kulmi i mungeses se koherences.

Hec edhe mere vesh cfare terma reference, kerkesa, buxhet limit, etj, kane pasur arkitektet. Bohh....e di partia...
perderisa privati eshte ofruar ta ndertoje ne kembim te shrytezimit te tokes ngjitur, atehere nuk perbejne shqetesim kerkesat qe listove.
 

· Semi-Retired
Joined
·
7,635 Posts
Pjesa jeshile eshte prone e teatrit qe kalon per ndertimin e kullave.





Nuk besoj se jane te sakta kto, por gjithsesi eshte heret me fol. Nuk kam ndermen te protestoj per momentin, keshtuqe pres te shoh edhe projektin e plote te “kullave”. Pasi ta shoh mund te shpreh pozicionin tim per ket pune, duke e dit qe nuk vlen fare. Nuk kam nermend te merrem me llafe kafenesh per momentin
 

· Registered
Joined
·
701 Posts
Tani mqs jemi nje vend i varfer dhe e zbuluam Eldoradon mendoj qe edhe Banjot publike ti ndertojme me PPP.
Privati te beje nje kulle 100m dhe banjot ti lejoje publike per qytetaret. Mundesisht banjot te ndertohen te parat.
Keshtu zgjidhim dhe problemin e pshurrimit por dhe cdo pshurrues do te jete krenar gjate aktit pasi do te mendoje
qe ka investuar ne ngritjen e nje kulle per qytetin
 

· Registered
Joined
·
877 Posts
Tani mqs jemi nje vend i varfer dhe e zbuluam Eldoradon mendoj qe edhe Banjot publike ti ndertojme me PPP.
Privati te beje nje kulle 100m dhe banjot ti lejoje publike per qytetaret. Mundesisht banjot te ndertohen te parat.
Keshtu zgjidhim dhe problemin e pshurrimit por dhe cdo pshurrues do te jete krenar gjate aktit pasi do te mendoje
qe ka investuar ne ngritjen e nje kulle per qytetin
Sa kam qesh...gjigand Epidamnus...mjere ne. Asnje investim ne vende te tjera, apo tek bulevardi i ri, por kudo ne qender ose rreth saj.
 
21 - 40 of 1010 Posts
Top