Skyscraper City Forum banner
1 - 20 of 199 Posts

·
Registered
Joined
·
10,909 Posts
Discussion Starter · #1 · (Edited)






Në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku më parë ishte vendosur godina e Muzeut të Shkencave të Natyrës do të ndërtohet një kullë 24-katëshe, në formën e një pylli vertikal. Kulla po ndërtohet nën trendin e ri të arkitektit italian, Stefano Boeri, ku ndërtesa nga fillimi në fund do të dominohet në pamjen e jashtme nga gjelbërimi. Kulla po ndërtohet nga kompania “Nova Construction 2012”.

Godina ka formën e germës L, ku pjesa më e gjatë është me 24 kate, e cila lidhet nëpërmjet një 4-katëshi me një kullë tjetër 19-katëshe. Ndërtesa është dedikuar më së shumti për qendër tregtare, teksa në katet më të larta të saj do të jenë me apartamente.

Nga pamja e jashtme, objekti do të duket si një skelet hekuri ngjyrë kafe të errët, e mbushur me lloje të ndryshme lulesh dhe pemësh deri në majë. Ndërtesa është në trendin që arkitekti i njohur italian Stefano Boeri po përhap në të gjithë botën. Në zonat shumë të urbanizuara ku dominon betoni dhe mungon gjelbërimi, Boeri ka projektuar objekte pyll, ku karabinaja duket e gjelbëruar. Kështu në sytë e publikut, fasada duhet të ketë me shumë gjelbërim se beton apo mur.
Nis të ndërtohet “Kulla Pyll” në vend të Muzeut të Shkencave të Natyrës |
 

·
Registered
Joined
·
1,933 Posts
Nuk po arrij ta kuptoj se ku eshte problemi, seriozisht? Arkeologjia e se ardhmes qenka problem per t'i angazhuar arkitektet e mire te botes sot? Kurse kjo ne Tirane nuk eshte as avangarde dhe as eksperiment, eshte realizuar diku tjeter me heret, asgje speciale...

Projekti eshte shume ne rregull dhe ky vizion per Tiranen do ta beje kete qytet interesant.
 

·
Registered
Joined
·
3,264 Posts
Boeri eshte arkitekt i mire ne nje vend ku ka rregulla dhe limite per menyren si e cfare mund te ndertoje. Te ne, emri i tij perdoret si mburoje per te justifikuar leje kriminale ndertimi si puna e kesaj ketu.

Sic e tha vete i gjati, eshte ceshtje sistemi, jo emri.
 

·
Registered
Joined
·
1,856 Posts
Endrity e kuptuam qe cdo gje qe do te ndertohet ne Tirane me kete administrate do te quhet veper kriminale. Madje ketu thuhet qe Boeri eshte arkitekt i kategorise se dyte. Ky eshte niveli i ekspertizes. Po behet laborator arkitekuror nderkombetar Tirana? Shume mire, cfare problemi ka ketu? Cfare historie e lavdishme po rrenohet? Tani ti me dukesh njeri racional edhe pse i njeanshem. Por tani te kritikosh cfardolloj gjeje vetem sepse kemi inat Lali Erin dhe te Gjatin, sme duket shume produktive. Jo per gje, por zhvlereson edhe kritikat qe qendrojne, dhe nuk jane pak. Kushtet skandaloze te infrastruktures, problemi i ujit, pensionet, korrupsioni, nepotizmi ne administrate, dreqi dhe i biri. Kane aq shume per tu akuzuar saqe i bejme vetem nje sherbim atyre duke sulmuar cdo projekt qe behet ne toka private.
 

·
Banned
Joined
·
232 Posts
Boeri arkitektë i rangut të dytë ??? Aje esht nje prej arkitektëve ma të mirë në botë ! . Para se të shkruash një budallik esht ma mirë të kishte marr ndonjë info :)
Nuk eshte me rendesi arkitekti, flas per projektin dhe dizajnin. Edhe arkitektet me te famshem mund te dizajnojn gjera gjysmake, nuk dmth qe ne duhet ti japim leje.
 

·
Prishtina Metro Area
Joined
·
336 Posts
E kemi njê arkitekt ne renome botërore VS fjala jote. Besoj dihet kush fiton.

Përndryshe, Tirana është absolutisht në drejtimin e duhur sa i përket arkitekturês. Nejse, te Teatri kanê gabuar, sepse trashëgiminê duhet ruajtur, e jo rënuar. Këtê teatrin e ri kanë mundur ta bëjnë në njërën prej atyre lagjeve të mbindërtuara në vitet 90.

Nuk eshte me rendesi arkitekti, flas per projektin dhe dizajnin. Edhe arkitektet me te famshem mund te dizajnojn gjera gjysmake, nuk dmth qe ne duhet ti japim leje.
 

·
Banned
Joined
·
19,069 Posts
Kjo kulle nuk po ndertohet ne qender. Tani do te protestojme kur ndertohen kulla dhe ne zona periferike.

 

·
Registered
Joined
·
3,264 Posts
Endrity e kuptuam qe cdo gje qe do te ndertohet ne Tirane me kete administrate do te quhet veper kriminale. Madje ketu thuhet qe Boeri eshte arkitekt i kategorise se dyte. Ky eshte niveli i ekspertizes. Po behet laborator arkitekuror nderkombetar Tirana? Shume mire, cfare problemi ka ketu? Cfare historie e lavdishme po rrenohet? Tani ti me dukesh njeri racional edhe pse i njeanshem. Por tani te kritikosh cfardolloj gjeje vetem sepse kemi inat Lali Erin dhe te Gjatin, sme duket shume produktive. Jo per gje, por zhvlereson edhe kritikat qe qendrojne, dhe nuk jane pak. Kushtet skandaloze te infrastruktures, problemi i ujit, pensionet, korrupsioni, nepotizmi ne administrate, dreqi dhe i biri. Kane aq shume per tu akuzuar saqe i bejme vetem nje sherbim atyre duke sulmuar cdo projekt qe behet ne toka private.
Nuk ka asnje argument racional qe justifikon nje kulle 20+ kateshe ne nje zone qe ka qene dhe mbetet me rrugica te dedikuara per shtepi 1-2 kateshe. As edhe nje. Zona ndermjet Rruges se Durresit dhe Rruges se Kavajes eshte nje zone e ndertuar me densitet te ulet banimi. Eshte bere katrahure qe tani me lejet qe jane dhene. Edhe vete rruga e Kavajes eshte qe tani totalisht e mbingarkuar. Ne vend qe te ndalohen nderimet ne zone, jepen leje te tjera, akoma me skandaloze.

Nuk po permend fare ketu pastaj menyren se si shteti humbet, komplet paqesisht, nje truall publik dhe e jep te disa kontraktues privat per ta zhvilluar qe me siguri eshte histori vjedhje pronash si shume te tjera ne kete vend nen justifkimin e perhershem se "i doli pronari".

Turpi i Boerit eshte qe jep emrin e tij per histori te tilla kriminale qe jane shume te rendesishme se ngjyra e pllakes apo forma e hullukut qe ka zgjedhur ai. Te merresh me keto eshte te humbasesh thelbin e debatit.

Kjo kulle nuk po ndertohet ne qender. Tani do te protestojme kur ndertohen kulla dhe ne zona periferike.
Brenda unazes, me pak se 10 min me kembe nga Sheshi dhe nje nga artertiet kryesore drejt tij, eshte zone periferike?!!!
 

·
Banned
Joined
·
19,069 Posts
Brenda unazes, me pak se 10 min me kembe nga Sheshi dhe nje nga artertiet kryesore drejt tij, eshte zone periferike?!!!
Me 20 min ne kembe i del Tiranes nga ana tjeter. Cfare pret ti qe investitori te ndertoje kulla ne fshat!.
 

·
Banned
Joined
·
19,069 Posts
Po! Te shkoje atje ku ka hapesire sepse ndryshe koston e kursyer te tij po ma ngarkon mua.
Kete kerkoja Bashkise. Ne planin rregullues percaktohet se sa me shume drejt periferise dendesia por edhe lartesia e ndertesave ulej. Kjo kulle tregon se nuk eshte ashtu.
 

·
Registered
Joined
·
3,264 Posts
Une kur them qe eshte krim, ndaj autoriteteve publike e kam.

Dhe ndertime te tilla tregojne edhe nje here qe "plani rregullues" qe kemi miratuar ne ka vetem emrin te tille po nuk ndan asgje nga karakteristikat e planeve rregulluese te botes se zhvilluar.
 
1 - 20 of 199 Posts
Top