SkyscraperCity Forum banner

Transporti Alternativ | Alternative Urban Mobility

100K views 544 replies 81 participants last post by  Lbia666 
#1 ·
Meqenese cdo dite e me shume po krijohen rruge te reja per bicikletat ne Tirane, mendoj se eshte ide e mire te kemi nje hapeisre te vecante per bicikletat dhe korsite e dedikuara per ta.

 
#500 ·
Rr. Xhorxh Bush, pjesa e korsisë së bicikletave mar nga parkimi i taksive. Po ndërhynin dhe te trotuari përball.

Sipas PPV të Tiranës, korsitë e bicikletave ndahen në të përkohshme dhe të përhershme.
  • Të përkoshme janë ato në nivel me korsitë e makinave, pa ndarje ose me ndarje me shkopa plastik apo si ato të autobuzave (rr. e Durrësit, Myslym Shyri, rr. Dibrës etj.). Përdoren për të testuar nëse bicikleta do të ketë sukses dhe përdorim në atë zonë. Nëse nuk ka, hiqjen, nëse ka, në rikonstruksionin tjetër të rrugës do të kthehen në të përhershme.
  • Të përhershme janë ato në nivel me trotuarin, asfalt të kuq dhe vendosen aty ku dihet që ka/do të ketë përdorim bicikleta (rr. Dritan Hoxha, rr. dytësore përgjatë unazës se madhe, pjesa tjetër e rrugës se Dibrës).
Kjo poshtë si duket do të jetë e përhershme.

 
#502 ·
#510 ·
keto dite qe po shkoj ne pune me autobuz, po kuptoj kotesine e ketyre korsive te biçikletave. sa pengojne trafikun, per tre vete qe dalin xhiro me biçikleta. pengojne ekonomine ne fakt dhe nervozojne njerzit. te gjitha pengesat ne rruge, me ato si rrethe, si gunga, etj, nervozojne njerzit. prandaj ka krime te pakuptimta, del robi dhe vret milet qe si kan bo gjo, ne rruge, etj. keto karlliqet ideollogjike te ketyre te majteve e shtyjne robin te çmenet, te bej nomin, kur eshte ne hall. 5 km autobuzi e ben si me ec ne kome, njesoj. aq ngadale. autobuzi duhet te kete korsi me vete, jo biçikletat.

keto pllakat anash qekan prish qe tani. çfare niveli te ulet punimi bejne.
 
#511 ·
keto dite qe po shkoj ne pune me autobuz, po kuptoj kotesine e ketyre korsive te biçikletave. sa pengojne trafikun, per tre vete qe dalin xhiro me biçikleta. pengojne ekonomine ne fakt dhe nervozojne njerzit. te gjitha pengesat ne rruge, me ato si rrethe, si gunga, etj, nervozojne njerzit. prandaj ka krime te pakuptimta, del robi dhe vret milet qe si kan bo gjo, ne rruge, etj. keto karlliqet ideollogjike te ketyre te majteve e shtyjne robin te çmenet, te bej nomin, kur eshte ne hall. 5 km autobuzi e ben si me ec ne kome, njesoj. aq ngadale. autobuzi duhet te kete korsi me vete, jo biçikletat.

keto pllakat anash qekan prish qe tani. çfare niveli te ulet punimi bejne.
Nuk te pelqen trafiku? Hypi bicikletes lalo. Ashtu kshu TIrana eshte njhe grusht qytet. Nuk ka vend qe te ben te ecesh me shume se 25 minuta.
 
#514 ·
Duhen shtuar korsite e makinave. Kur te lind nje tjeter femije ti shton nje shtrat me shume ne shtepi dhe nje pjate me shume ne tavoline, jo vetem luget.

Kur ke tram dhe metro dhe transport urban eficent mund te behen krahasime me perendimin jo kur ke vetem dy rruge dhe ato ua zapton makinave dhe ne fund zgjidhja qenka se makinat jane te teperta. Si gjithmone Shqiptari i sheh gjerat mbrapsht ose nga prespektiva e gabuar.
 
  • Like
Reactions: riky_222000
#515 ·
Duhen shtuar korsite e makinave. Kur te lind nje tjeter femije ti shton nje shtrat me shume ne shtepi dhe nje pjate me shume ne tavoline, jo vetem luget.
Jo, ka dekada qe aboslutisht asnje urbanist serioz nuk ecen me kete parim. Vjen nje moment qe shtimi i korsive te makina jo vetem qe nuk ndihmon ne uljen e trafikut, por e rrit trafikun. Nuk mund te imagjinohet rruga si sistem i mbyllur.

Kur ke tram dhe metro dhe transport urban eficent mund te behen krahasime me perendimin jo kur ke vetem dy rruge dhe ato ua zapton makinave dhe ne fund zgjidhja qenka se makinat jane te teperta. Si gjithmone Shqiptari i sheh gjerat mbrapsht ose nga prespektiva e gabuar.
Po. Makinat jane te terperta ne cdo qytet te mundshem, aq me teper ne qytete me dendesi te larte. Sa me pak makina ne qytet, aq me mire eshte.
 
#518 ·
Me poshte po bej nje liste te korsive te bicikletave ne Tirane dhe menyra si jane krijuar (rikonceptim i rruges, zgjerim i rruges, planifikuar qe ne ndertim te rruges, mar nga parkimi, mar nga korsi makinash, mar nga trotuari).

Rruga "Xhorxh Bush" para Xhamise se Madhe - Mar nga trotuari.
Rruga "Xhorxh Bush" para Toptanit - Mar nga parkimet e taksive.
Rruga "Luigj Gurakuqi" - Mar nga parkimet e makinave.
Rruga "Hoxha Tahsim" - Mar nga parkimet/vendi ku ndalonin makinat.
Rruga "Qemal Stafa" - Mar nga ... kanali.
Rruga e Dibres deri te Farmacia 10 - Mar nga parkimet/vendi ku ndalonin makinat.
Unaza e vogel - E planifikuar qe ne ndertim / rikonceptim.
Rruga e Barrikadave - Mar nga parkimet/vendi ku ndalonin makinat.
Bulevardi Zogu I - Mar nga trotuari ne mes.
Rruga e Durresit - Rikonceptim i rruges.
Rruga e Kavajes deri te 21 Dhjetori - Mar nga trotuari ne mes.
Rruga "Myslym Shyri" - Mar nga parkimet e makinave.
Rruga "Komuna e Parisit" - Mar nga parkimet e makinave.
Rruga "Medar Shtylla" - Rikonceptim/zgjerim i rruges/planifikuar qe ne ndertim.
Bulevardet e Lanes - Mar nga trotuari / planifikuar qe ne ndertim.
Rruga "Sami Frasheri" - Mar nga parkimet e makinave.
Rruga "Abdyl Frasheri" - Mar nga parkimet/vendi ku ndalonin/korsi makinash.
Rruget ne Bllok - Mar nga parkimet/korsi makinash.
Rruga "Papa Gjon Pali II" - Mar nga parkimet e makinave.
Rruga e Elbasanit - Mar nga kanali dhe pak ngushtim korsish.
Rruga "Dervish Hima" - Mar nga parkimet e taksive dhe bufferi mes rruges dhe shtepive.
Rruga "Bardhyl", Unaza nga Stacioni i Trenit - Mar nga kanali dhe bufferi midis makinave dhe trotuarit
Rruga "Sulejman Delvina" - Mar nga trotuari dhe parkimet e makinave
Bulevardi "Deshmoret e Kombit" - Mar nga aty ku ndalonin makinat
Bulevardi "Petro Nini Luarasi" - Konceptuar qe ne ndertim (edhe pse tani zihet nga makinat se Basha e beri pa ndarese)
Zgjerimi i Unazes ne Ali Dem - Konceptuar qe ne ndertim (standarti qe do ndiqet per cdo rruge urbane kryesore)
Rruga "Muhamet Gjollesha" - Mar nga trotuari
Rruga "Dritan Hoxha" - Mar nga korsite e makinave
Bulevardi i Ri - Konceptuar qe ne ndertim
Rruga e Dibres nga Farmacia 10 - Konceptuar qe ne ndertim
Rruga "Faik Konica" - Konceptuar qe ne ndertim
Rruga e Kosovarve - Konceptuar qe ne ndertim
Rruga e re e Unazes se 4 perball kompleksit Kika - Konceptuar qe ne fillim (si zgjerimi i Unazes ne Ali Dem, ndjek standartin e rruges urbane kryesore)
Rruga e Kavajes nga 21 Dhjetori deri ne Kombinat - Konceptuar qe ne fillim, mar nga parkimet e makinave, mar nga trotuari.
Bulevardi Migjeni - Konceptuar qe ne ndertim (rruge urbane kryesore)
Rruget dytesore te Unazes se madhe - Konceptuar qe ne ndertim.
Rruga te Garda - E planifikuar qe ne ndertim.
 
#522 ·
Nga makinat duhet te meren gjithcka qe i eshte dhene gjate shekullit te kaluar. Te gjithe vendet perendimore po e kuptojne kete, prandaj po shtojne menyrat e tjera te transportit ne zona urbane. Ne, sic te thash, per fat te mire apo te keq, nuk kemi patur infrastruktur fare. Keshtuqe jemi "me fat" ne kete aspekt sepse nuk kemi nevoj te "c'bejme" shume, thjeshte duhet te mesojme nga gabimet e vendeve te tjera dhe cdo infrastrukture te re transporti ta ndertojme me menyra te tjera transporti ne mendje.

Dhe kjo po ndodh. Cdo rruge qe planifikohet te ndertohet/ndertuar vitet e fundit, mbi nje kategori te caktuar, nuk ka prioritet me vetem makinen.
nuk eshte pikepamje shqiptare kjo po e huaj qe e respektojme me hy ne europe. eshte plan me e heq gjithçka private. europa perendimore po behet bollshevike dita dites. po ju qe se keni jetu komunizmin s'keni referenca, juve ju duket si progres ekollogjik. kur eshte KONTROLL. kur e ke robin pa makine me karburant, me leke virtuale, me qera, etj, ti e ke ne dore, ai s'ka nga leviz. e ke nen kontroll te vazhdushem.

ju ne shqiperi do ja ndini eren. po s'besoj se behet, se shume shtete do ta lene europen. hungaria po flet qe tani pash. po fitoi kete luften rusia bashkimi europian merr fund dhe aq me mire.
Me duket se kerkon te tregosh qe je mbeshtetes i ideologjive te djathta, libertarian apo small-state (si une), por me keto qe po thua po del vetem si mbeshtetes i memeve ne facebook dhe teorive konspirative per Sorosin.
Si na qenka makina ideali i lirie, anti-establishmentit dhe privatsise?!

Per makine duhet karburant (kontrollohet nga shteti), patente (jepet nga shteti), te dishe sinjalistikat (e vendosura nga shteti), te ndjekesh rregullat/ligjet (te vendosura nga shteti), leje qarkullimi, siguracion, te paguash taksa etj. etj. etj.
Bicikleta nga ana tjeter eshte cdo gje pervec se kontroll (nga shteti). Nuk nevoj per licence, karburant, leje, rregulla, asgje. Nada, nul. Perkufizimi i nje mjeti transporti te pakontrollueshem.
 
#523 · (Edited)
S’kishte aq shume njerez sa sot bota pa makina. Franca vend bujqesor ishte vendi me i populluar i Europes me 30 milione banore (prandaj dhe pushtoi Europen Napoleoni, kishte ushtare me shumice apo mish per top), Rusia kishte me pak, Anglia s’kishte as 20 million banore (ne shekullin e 16 kishte rreth 4,5 milione banore dhe eshte shifra e vertete sesa mund te mbaje ky vend pa industrine qe ka sot). Dhe desha me tregu jo qe jam i djathte por qe ky rikthimi qe po behet drejt Natyres (me mbrojt planetin, etj.) eshte i qellimshem, me ç’popullu boten. Sepse njerzit s’vlejne per gje. Ekonomia kapitaliste nuk eshte Rentabel, çdo gje qe prodhohet pa perjashtim eshte Me Humbje dmth. Nejse se t’i hapesh syte dikujt qe jeton ne periferi te qyteterimit eshte e pamundur. Prandaj dhe rilindasit ishin te gjithe rob qe jetonin jashte shqiperise. Ata qe jetonin mbrenda se kishin kuptu qe ottomanet po binin. E njejta histori po perseritet sot.

dhe gomari eshte mjet levizesh pa kontroll dhe jo bicikleta,qe eshte mjet i limitum, s’shkon dot larg dhe do pra korsi me vete. Nje biçiklete te limiton me shume se nje makine e cila po ashtu te limiton se kerkon dhe ajo rruge speciale te ece. Korsia tregon LIMIT. Ti tregon qe s’ke aftesi analize.
 
#528 ·
Kush redukton numrin e mjeteve per me teper ne sezon vere i duhet hequr licensa e operimit. Tani eshte piku i levizjes se njerezve dhe nese dikush eshte ne veshtiresi financiare ne kete periudhe ku zakonisht arrihet maksimumi i te ardhurave ateher me mire te ndalojne komplet aktivitetin. Besoj se eshte e jashteligjshme edhe si levizje. Ti do te permbushesh kontraten nuk mund te merren vendime te tilla te njeanshme me impakt direkt tek qytetari/konsumatori.
 
Top