SkyscraperCity Forum banner

[VIA] Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës | Vlora International Airport

166210 Views 987 Replies 101 Participants Last post by  jurimecospace
7
Main technical data :
The airport will be provided with 1 runway, 7 taxiways and 4 aprons
Airfield infrastructure category - 4E
Runaway length - 3,2km
Taxiways length - 3,9km
Aprons and junctions area - 200,000m2
Access roads 3,9km
Service roads 3,6km
Perimetral roads - 5,8km Approx .
Value of infrastructure works ( air side & land side infrastructure ) : 75 Million Euro








See less See more
  • Like
Reactions: 2
1 - 10 of 988 Posts
Aeroporti i Vlores - Gjiknuri: Do realizohet, Aeroporti i Kukesit dhe Sarandes, investim privat



Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se ky aeroport do të ndërtohet me çdolloj mënyre, edhe duke përfshirë financimin nga buxheti i shtetit. “Jemi në negociata për Aeroportin e Vlorës, të cilin nëse ne nuk e përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, shumë shpejt, ne do të tentojmë çdolloj mënyrë, përfshirë edhe skemën nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport. Janë parashikuar të gjitha hapësirat buxhetore nga ministria e Financave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partneriteteve Publik Privat të kemi mundësi ta bëjmë këtë aeroport vetë. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë. Çdo gjë tjetër është një iluzion.



Shqipëria nuk mund të ketë turizëm në 1 apo dy muaj, Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike.”Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ministri Gjiknuri u ndal edhe te dy projekte të tjera, Aeroporti i Sarandës dhe i Kukësit, të cilët do të jenë investim tërësisht privat. “Të njëjtën gjë po shikojmë për Sarandën, e cila do të jetë një projekt jo me buxhet shteti, por jemi të gatshëm me partneritet privat, me investim tërësisht privat të mundësohet edhe aty një aeroport turistik. Dikush do të thotë po si ka mundësi dy aeroporte në jug? Jo. Nga studimet e fizibilitetit mundësohet dhe një projekt turistik në Sarandë, pra një aeroport sepse Korfuzi është i mbingopur dhe sepse nga porti i Sarandës kanë hyrë mbi 600 mijë qytetarë.



Do të thotë që ka një fluks të madh njerëzish që lëvizin në drejtim të Sarandës. Saranda ka dhe kapacitete akomoduese më shumë se çdo vend tjetër i Shqipërisë, dhe kjo krijon situatën e nevojshme për të krijuar një model biznesi, i cili mund të jetë ekonomik. Gjithashtu ne kemi hapur garën për aeroportin e Kukësit, i cili edhe ky do të jetë një investim tërësisht privat. Pra koncesionohet aeroporti i Kukësit me shpresë që të ky të përdoret nga linjat me kosto të ulët dhe sipas disa studimeve paraprake të fizibilitetit ka interes qoftë nga ana e Kosovës qoftë nga pjesa veriore e Shqipërisë, sidomos për disa destinacione si Zvicra, Britania e Madhe, dhe disa shtete të tjera ku ka edhe një përqendrim me origjinë nga këto vende”./Scan
See less See more
Hahn për Aeroportin e Vlorës – “Deri tani nuk ka shkelje të MSA. Vlerësim i gjerë muajt në vijim”

Hahn për Aeroportin e Vlorës – “Deri tani nuk ka shkelje të MSA. Vlerësim i gjerë muajt në vijim”



Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, i është përgjigjur zyrtarisht, në emër të Komisionit Europian nëpërmjet një letre, euro parlamentarit Paul Rübig, i cili ka kërkuar hetim për qeverinë shqiptare për shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) me procedurën e prokurimit për aeroportin e Vlorës si dhe “Air Albania”.

“Komisioni është në dijeni të ankesave që lidhen me një shkelje të mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, sa i përket ndërtimit të Aeroportit të Vlorës dhe krijimit të linjës ajrore “Air Albania”-shkruan Hahn në letër-përgjigjen e tij ndaj europarlamentarit. Sipas Marrëveshjes së Stablizim-asociimit kontratat publike nuk duhet të jenë objekt diskriminimi dhe kjo çështje ka qenë vazhdimisht temë bisedimi me autoritet shqiptare, thuhet më tej në letër.

“Ndërkohë që nuk është konstatuar asnjë shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kontrollet e deritanishme, këto raste do të merren në konsideratë pa diskutim në vlerësimin e përgjithshëm të përmbushjes së direktivave europiane nga ana e Shqipërisë”-thuhet më tej.

“Një vlerësim më i gjerë dhe më i thellë i prokurimeve publike dhe kornizës së ndihmës shtetërore në Shqipëri dhe konkurrueshmërisë është planifikuar për në muajt në vijim, mbyllet letra e komisionerit Hahn për europarlamentarin e Partive Popullore Europiane. Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit detyron qeverinë shqiptare që të hapë procedura publike të prokurimit me rregulla të barabarta për kompanitë europiane dhe ato jo-europiane.

Roel Korkuti/SCAN
See less See more
  • Like
Reactions: 1
Ca gare nderkombetare, me siguri do e mare koncesionin Kastrati&Co qe kan mare cdo gje te mundshme ne Shqiperi.
  • Like
Reactions: 4
  • Like
Reactions: 1
Pse thot do ti kushtoj taksapaguesve a nuk eshte dhen me koncesion disa vjecar ku investimin e ben privati ?
Nuk ka takuar as edhe nje njeri ne gjermani te jet kunder. As edhe ata qe jan ambientalista
Per ate gjermanet jan aty ku jan, dhe shqiptaret jan aty ku jan. I vetmi popull ne ruzullin toksor qe del kunder zhvillimit dhe bohet vegel e gjithkujt kunder vendit te vet.
  • Like
Reactions: 2
Jane faza te ndryshme, ajo rreshti nga ana tjeter e rruges sigurisht qe do marre kohe per tu implementuar, dhe nese ka interes sepse esht hapesire komerciale

Nuk e di a do realizohet ky projekt, nqs po do jete padyshim aeroporti me i bukur ne rajon.
Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e koncesionit/partneritetit publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë ‘Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k’., si koncesionari për dhënien me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA).
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi.
Në muajin mars të këtij viti konsorciumi që ka në përbërje edhe kompaninë Mabetex te Behgjet Pacollit ka fituar garën për aeroportin e Vlorës. Kompania e ish Presidentit, ish zëvendëskryeministrit dhe biznesmenit shqiptar te njohur nga Kosova zotëron 50 % të aksioneve ne konsorcium.
Oferta e konsorciumit fitues është afro 104 milionë euro.
SCAN


LINK
  • Like
Reactions: 4
Qr e shesin si aeroport nderkombetar pa jet bridge
  • Like
Reactions: 4
1 - 10 of 988 Posts
Top