Une jam i mendimit se e verteta qendron diku ne mes.
Nuk pretendoj se shof me qarte se antaret e tjere te forumit,po duke qene se kam kaluar gjysmen e jetes ne Shqiperi,dhe gjysmen tjeter jashte,dhe duke marre parasysh qe ne 4/5 vitet e fundit kam jetuar ne Shqiperi 1/3 e vitit(keshtu qe mos thoni se jam emigranti tipik qe i shef gjerat nga jashte),mendoj se mund te jem me objektiv ne ca gjera.
Tani hajde te kritikojme ate qe eshte per te kritikuar:
1.Mungese transparence ne vertet shume raste
2.Mosfunksionim sic duhet te hallkave te shtetit
Problem qe fatkeqesisht ka qene i trasheguar,sepse e kemi rrenjosur dembelizmin dhe rryshfetin aq shume sa eshte edhe e veshtire te crrenjoset(dhe ketu besoj se kane pas shume me shume faj ata para Rames)
3.jo ne pak raste,paaftesi ne hartimin e disa strategjive afatgjata(ne fusha te ndryshme)
4.mungese e theksuar guximi ne konfrontimin me biznesmenet qe kane lekun
Me pak fjale,shpesh i dorezohen deshirave te tyre
5.Gafa ne disa koncesione dhe procese te dyshimta ne disa te tjera
...ka edhe te tjera po nuk ka rendesi per mua sepse nuk kam pritur kurre perfeksionin ose nonje ndryshim 360 grade duke njofur mentalitetin shqiptar.
Nga ana tjeter,te thuash qe nuk eshte bere asgje,dhe qe ca gjera duken te medha vetem sepse propagandohen dite e nate,sikur nuk me duket shume ‘fair’
Secili i percepton gjerat ne menyren e tij,une psh nder gjerat qe kam vleresuar dhe qe me ka bere te mendoj se dicka ka levizur eshte fakti qe ne jo pak raste jane nderrmare nisma qe kane direkt nje kosto politike(ndalimi dhe prishja e ndertimeve pa leje,ndalimi vjedhjes se energjise dhe ujit dhe rreptesimi i masave ne raste mospagese etj)
Dhe nese dikush me prezantohet me kete filozofi per mua automatikisht eshte me mire se ata qe kane qene,dhe qe me pasivitetin e tyre(nga frika se do humbisnin elektorat) e kane lene kete vend te kalbej.
Nuk me pelqen te rradhis meritat sepse do tingelloja militant,po meqe shof qe shumica e kane bere,po e bej dhe une.
1.ndryshim rrenjesor ne zyrat e shtetit,modernizimi sherbimeve dhe permiresim i dukshem ne menyren e qasjes ndaj qytetarit
Deri dje jo me qe mbaje radhe si bageti per te mare nje certifikate,po kur shifje qe tkalonte radhen shoku i drejtorit haje edhe nonje dacke se pse ankoheshe.
2.Me shume llogaridhenie ne raste problematike.
Ore i harroni ju kur ndodhte nonje skandal dhe nuk lejohej as media te fuste hundet(nuk po them qe nuk ndodh ne disa raste edhe tani,po atehere ishte normalitet)
3.mua siguria(dhe ne pergjithesi niveli i policise se shtetit) me eshte dukur si nata me diten nga qeverisjet e meparshme.
4.investimet ne infrastrukture rrugore edhe pse te pakta,ne pjesen derrmuese kane qene te kompletuara(kur me perpara normaliteti ishte e anasjellta)
5.strategjia per turizmin deri diku e goditur
Me rilindjen urbane dhe nderhyrje ne infrastrukturen rrugore hyrese te qyteteve(qe ishin lene si Kabuli) ju dha nje boost te konsiderurshem turizmit.
6.nderhyrja ne kontraten e Rinasit
Pavarsisht se jo plotesisht e pa kritikueshme (duke qene se nuk u rakordua mire me hapjen e Kukesit) solli gjithsesi nje renie te cmimeve te biletave(pozitive edhe futja e Air Albania)
7.kontrolli mbi territorin
Me perpara kishte nje ndjesi abandonimi kudo qe shkelje
8.REFORMA NE DREJTESI.
Ka ngelur kjo shprehja jemi pa gjykata,po harroet qe kemi ngelur pa gjykata sepse sistemi ishte aq i kalbur,sa trecereku i gjyqtareve ka dale jashte loje(cmenduri totale e promovuar nga ata qe qeverisnin deri dje)
Nje zot e di se cfare jane bere nen hunden tone dhe ne as nuk i kemi marre vesh.
Ankohemi tani me te drejte se ka shume pislleqe qe nuk shkojne,po nuk e kuptoni qe me perpara jane bere ca gjera qe po te vinin ne drite,keto aktualet do ju dukeshin qesharake.
...etj etj se po pertoj te shkruaj.
Ne kendveshtrimin tim gjerat duhen pare edhe ne kontekstin perkates.
Tek ne jane disa gjera qe eshte e veshtire ti arrish per 1001 arsye(per te pakten edhe nja 10/15 vjet te tjera)
Por ama duhet punuar per ato cka mund te arrihen,dhe sinqerisht mua me eshte dukur sikur eshte punuar(me gabime sa te duash,por qellimi me eshte dukur i mire).
Ps:E kam degjuar shpesh kete ‘reforma ne drejtesi e imponuar nga jashte’,po akoma pyes veten si ka mundesi nuk ju imponua edhe qeverive te meparshme🙄