SkyscraperCity Forum banner

[VIA] Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës | Vlora International Airport

153529 Views 929 Replies 97 Participants Last post by  Kumanovari
Main technical data :
The airport will be provided with 1 runway, 7 taxiways and 4 aprons
Airfield infrastructure category - 4E
Runaway length - 3,2km
Taxiways length - 3,9km
Aprons and junctions area - 200,000m2
Access roads 3,9km
Service roads 3,6km
Perimetral roads - 5,8km Approx .
Value of infrastructure works ( air side & land side infrastructure ) : 75 Million Euro

See less See more
7
  • Like
Reactions: 2
441 - 460 of 930 Posts
Në ket rast esht problemi tek shpendët në lagunë pasi përplasjet me avionët do shtohen, dhe zhurma e madhe do i detyrojë të largohen drejt një lagunë tjetër duke prishur gjith ekosistemin e zonës. Tani sa po ishin rikthyer në lagunë, dhe me sa duket shum shpejt do largohen përsëri.

Unë jam pro ndërtimit të aeroportit por jam kundër këti krimi mjedisor vetëm sepse Pacollit i esht mbushur mendja me investu ne një lagunë, në Divjakë nuk e lejuan fatmirësisht por tani me pretekstin e ndërtimit të aeroportit do marrje edhe kompleksin turistik.
See less See more
  • Like
Reactions: 5
Logjikë komuniste!
Nuk eshte logjike.
Eshte fakt.
(Nje ndryshim i rendesishem per njerezit pa logjike)
See less See more
  • Like
Reactions: 1
Ashtu si e gjykoj unë, këtu kemi të bëjmë me një investim kryekëput politik që t'i shërbej propagandës parazgjedhore. Sepse po të ishte një investim i mirëplanifikuar, do bëhej një studim fisibiliteti, një plan biznesi, etj. Shto këtu edhe mënyrën jo-transparente të gjithë procesit deri tani. Ndaj sot investitorët nuk dinë nëse ia vlen të investojnë në këtë aeroport apo jo. Prandaj shteti, për të joshur investitorë të fuqishëm, ofron pronën shtetrore që investitori të mos jetë i detyruar të blej tokën ose shteti të dëmshpërblej pronarët. Në këtë rast prona shtetrore është një park kombëtar. Mqs. nuk u afrua asnjë investitor serioz ndërkombëtar, qeveri hodhi në lojë edhe ca prona të parkut kombëtar në vijën bregdetare. Në këtë moment u hodh në valle Pacolli, i cili ka vite që po kërkon prona falas në Shqipëri për të ndërtuar rezorte. Këtu duhet kuptuar që Mane, Kastrati & co. kanë përfituar vite më parë nga skandalet e privatizimit të pronave duke patur lidhje të ngushta me njëri dhe me tjetrin krah politik. Kurse Pacolli nuk ka qenë pjesë e kësaj loje dhe me sa duket është penduar dhe kërkon tani, si ata të tjerët që kanë marrë prona falas për investimet e tyre, që të marrë prona falas edhe ai. U mendua një aferë e tillë në parkun kombëtar në Divjakë. Por ajo dështoj falë kundërshtimit të shoqërisë civile. Tani siç duket ia kanë vënë syrin karkut kombëtar të Nartës. Unë shpresoj që të mos realizohet ky projekt. Aeroporti duhet ndërtuar por jo këtu. Unë ende kam shpresë tek shoqëria civile.
Nëse qeveria e Berishës mbahet mend për skandalet e privatizimeve të pronave shtetrore, qeveria Rama në të ardhmen do të mbahet mend për faljen e pronave publike nëpërmjet PPP-vë oligarkëve rreth tij. Mjafton të përmend këtu rrugën Rreshen-Kalimash, stadiumin kombëtar dhe teatrin kombëtar në Tiranë, projekti i parkut fotovoltaik në parkun kombëtar të Nartës si dhe përpjekjet e përmendura për të falur toka në Divjakë dhe Nartë.
See less See more
Edhe sikur te thone "varja le te shkojne shpendet dikur tjeter" prap pres te kete minimum 10 aksidente te perplasjes se ketyre shpezeve deri sa te nisin teresisht ta menjanojne ate zone.
Edhe Mentori Rames Erdogani ndertoi aeroportin gjigand ne vendin me te keq te mundur me orientimin e rrymave te eres, shtigjet ku kalojne shpezet etj. etj. Meson dicka edhe ky ne masakrim ambienti dhe PPP.
See less See more
  • Like
Reactions: 1
Aeroport i Vlores do te jet ai e jo HEATHROW ne te cilin aeroplanet i shef ne qiell njeri pas tjetrit duke pritur'' te leshohen ne pist
thuani ishalla ndertohet sa ma shpejt dhe me sa me pak vjedhje/keqperdorime
qaq.

  • Like
Reactions: 1
Nuk e di a është akoma zonë e peisazhit të mbrojtur me ligj por sipas studimit të aeroportit e gjithë zona përreth Lagunës ndryshon. Shumë pak prej peisazhit ruhet, kryesisht zona afër Vjosës (interesant studimi i miratuar 2009 parashikonte turizëm pak a shumë ngjjitur me Vjosën por ndoshta presioni ndërkombëtar për Vjosën si lum që s'duhet prekur ka bërë që të ndryshojnë planet). Vjosa është ajo në cepin lart majtas të pamjes.

Studimi Aeroportit:

1207199

1207200

1207203

E gjithë zona me të kuqe quhet zonë "Banimi dhe Agrikulture" që më duket emërtim pa kuptim se janë funksione krejt të kundërta (pamja 3D i tregon banimet në të majtë dhe asnjë në djathtë)

Interesant, peisazhi i pyllit/shkurreve në bregdet kthehet në ndërtime dhe agrikulturë... ndërkohë një zonë e quajtur "Pyll" shfaqet midis aeroportit dhe agrikulturës së bregdetit. është tokë shtetërore që do pyllëzohet?

Plani i miratuar i 2009 gjithashtu parashikonte kthimin e disa zonave të mbrojtura në ndërtesa turistike (me blu poshtë) por këtu nuk shof që pylli kthehet në agrikulturë:

1207219

Përveç këtij plani të 2009, ndoshta dikush gjen ndonjë plan urbanistik më të fundit të miratuar ku tregohet edhe aeroprti?
See less See more
4
  • Like
Reactions: 5
Ashtu si e gjykoj unë, këtu kemi të bëjmë me një investim kryekëput politik që t'i shërbej propagandës parazgjedhore. Sepse po të ishte një investim i mirëplanifikuar, do bëhej një studim fisibiliteti, një plan biznesi, etj.
Per te gjithe ata qe mendojne si ti (dmth qe projektet behen tek JOQ, ose i nxjerr qeveria nga xhepi), ky eshte studimi i fizibilitetit(eshte hit i pare qe nxjerr Google kur kerkon "studim fizibiliteti aeroporti vlore"):

Kjo tregon sesa ju pret barku per te mesuar ndonje gje. Thjesht "shaj te shajme"
See less See more
  • Like
Reactions: 1
Per te gjithe ata qe mendojne si ti (dmth qe projektet behen tek JOQ, ose i nxjerr qeveria nga xhepi), ky eshte studimi i fizibilitetit(eshte hit i pare qe nxjerr Google kur kerkon "studim fizibiliteti aeroporti vlore"):

Kjo tregon sesa ju pret barku per te mesuar ndonje gje. Thjesht "shaj te shajme"
Në rregull, nuk e paskam parë. Por pyetja është, sa i vlefshëm është një studim i tillë që vendos aeroportin në mes të rrymave lëvizëse të shpendëve migratore?! Vetë studimi në fjalë thotë që aeroporti do ketë ndikim mbi popullatat e shpendëve vendore dhe migratore dhe eksiston rreziku i përplasjes së shpendëve me avionët. Kurse konstatimet e studimit nuk merren fare në konsideratë nga vendim-marrja. Pastaj, konsulltimet me grupet e interesit, konsulltimet me banorët dhe sidomos studimi mbi ndikimin mjedsor ku janë?! Këta pika mbështesin argumentin tim që kemi të bëjmë me një vendim politik para-zgjedhor. Të gjithë e dimë se si merren vendimet në Shqipëri, s'ka nevojë të na tregosh përralla. Vendos shefi se do të rizgjidhet dhe s'ka top që e lëviz vendimin e shefit. Ky lloj vendim-marrje është trashegimi i sistemit të kaluar. Politikanët tanë as në pikëpamje të fjalorit nuk janë larguar nga sistemi i kaluar. Sidoqoftë, kjo është histori tjetër.
See less See more
Këtu është një dokumentar nga televizioni gjerman (linku eshtë ne gjuhen angleze) lidhje me Giga-fabrikën nga Tesla në Gjermani në mes të një rezervati natyror. Ku është bashkimi evropian? E gjithë Evropa po sakrifikon natyrën e saj për zhvillimin dhe Shqipëria qe ka varfëri ekstreme duhet të mbetet ende me brek të grisura.

Dhe ky është vetëm një nga shumë shembuj në të gjithë Evropën

See less See more
  • Like
Reactions: 4

Po pse kur ekziston mundesia per tu ruajtur natyra te mos ruhet?

Nuk e kuptoj kete mani per ti rene natyres dhe per ta nxjerre zhvillimin si justifikim. Per mua mund te qendrojne paralel te dyja dhe nuk ke nevoje pse sakrifikon njeren per hir te tjetres. Nxitimi per ta ndertuar aty me duket me shume justifikim qe te fitojne shpejt e shpejt 2-3 persona se sa nje popull i tere nga zhvillimi.

Pse te mos behet me tej ne fushen e Risilise dhe Llakatundit? Aty edhe natyra ruhet (nuk preket zona e mbrojtur) edhe zhvillimin e ke.
See less See more
  • Like
Reactions: 2
Këtu është një dokumentar nga televizioni gjerman (linku eshtë ne gjuhen angleze) lidhje me Giga-fabrikën nga Tesla në Gjermani në mes të një rezervati natyror. Ku është bashkimi evropian? E gjithë Evropa po sakrifikon natyrën e saj për zhvillimin dhe Shqipëria qe ka varfëri ekstreme duhet të mbetet ende me brek të grisura.

Dhe ky është vetëm një nga shumë shembuj në të gjithë Evropën

Nuk kam takuar as edhe nje njeri ne gjermani te jet kunder. As edhe ata qe jan ambientalista
See less See more
  • Like
Reactions: 1
Nuk ka takuar as edhe nje njeri ne gjermani te jet kunder. As edhe ata qe jan ambientalista
Per ate gjermanet jan aty ku jan, dhe shqiptaret jan aty ku jan. I vetmi popull ne ruzullin toksor qe del kunder zhvillimit dhe bohet vegel e gjithkujt kunder vendit te vet.
  • Like
Reactions: 2
Nuk ka takuar as edhe nje njeri ne gjermani te jet kunder. As edhe ata qe jan ambientalista
une jetoj jashte dhe lexova kur tesla nenshkroi kontraten cdo peme e prere dote zvendesohet ne vend tjeter. Pati reagime ne Gjermani per kontraten. Nuk di pse e pranoi Gjermania kompanine tesla. Gjermanet priotent ta konkurojne Teslen me makina elektrike me te mira
See less See more
  • Like
Reactions: 2
une jetoj jashte dhe lexova kur tesla nenshkroi kontraten cdo peme e prere dote zvendesohet ne vend tjeter. Pati reagime ne Gjermani per kontraten. Nuk di pse e pranoi Gjermania kompanine tesla. Gjermanet priotent ta konkurojne Teslen me makina elektrike me te mira
po sigurisht per gjera te tilla ste fallin sepse as populli ktu nuk i falle gjera te tilla. Por nje investimim kaq te madhe ne rajonet e lindjes ka impakt shume te madhe te papunesia. Jan mijera vende pune edhe kta jan populli i inxhinierave.
See less See more
  • Like
Reactions: 1
Këtu është një dokumentar nga televizioni gjerman (linku eshtë ne gjuhen angleze) lidhje me Giga-fabrikën nga Tesla në Gjermani në mes të një rezervati natyror. Ku është bashkimi evropian? E gjithë Evropa po sakrifikon natyrën e saj për zhvillimin dhe Shqipëria qe ka varfëri ekstreme duhet të mbetet ende me brek të grisura.

Dhe ky është vetëm një nga shumë shembuj në të gjithë Evropën

Me sa kam marrë unë vesh, ajo në radhë të parë nuk është zonë e mbrojtur dhe në radhë të dytë, ligji gjerman është më liberal dhe lejon në disa raste ndërtime në zonat e mbrojtura. Ligji shqiptar në këtë pikëpamje është më i rreptë.
See less See more
Per ate gjermanet jan aty ku jan, dhe shqiptaret jan aty ku jan. I vetmi popull ne ruzullin toksor qe del kunder zhvillimit dhe bohet vegel e gjithkujt kunder vendit te vet.
Kjo me siguri që NUK është arsya përse shqiptarët janë aty ku janë. Gjermania ka shoqërinë civile më aktive, ka shoqata mjedisore më të fuqishme. Kjo pasqyrohet tek kundërshtimet publike dhe ankimimet ligjore. Nëse në Gjermani dëshiron të ndërtosh diçka të madhe, duhet të jesh i sigurt që do ketë të paktën një ose disa ankimime ligjore kundër lejes së ndërtimit. Pikërisht kjo ndodhi edhe me projektin e Teslas.
Arsyet përse Shqipëria është aty ku është janë korrupsioni, mungesa e shtetit ligjor, mangësitë demokratike, etj.
See less See more
  • Like
Reactions: 3
Do shtoja dhe lidhja e mafies me shtetin, si arsye kryesore se pse jemi aty ku jemi.

Zonat e mbrojtura jane vetem 17% e vendit. Ke 83% tjeter te territorit per te zhvilluar intensivisht ekonomine. Pse dreqin i qepen asaj pjese ku natyra mund te kete njefare shprese, vetem nje zot dhe mendja e mbrapshte e Edi Rames e dine!
See less See more
  • Like
Reactions: 3
Pse te mos behet me tej ne fushen e Risilise dhe Llakatundit? Aty edhe natyra ruhet (nuk preket zona e mbrojtur) edhe zhvillimin e ke.
Jam dakord qe aty ku mundet natyra duhet mbrojtur. Fatkeqesisht Shqiperia eshte vend malor 70% te territorit dhe aty ku mund te zhvillosh bujqesine ose infrastrukturen gjithmone rastis qe cenohet natyra/trashegimia.

E vertete qe ne Llakatund ka gjithe ate hapesire por eshte e gjitha toke pjellore ndersa Akernia eshte toke shterpe e kripur ku nuk rritet asgje. Nese ndertohet aeroporti ne Llakatund do te zhvilloheshin edhe shume biznese e sherbime duke gllaberuar akoma me shume toke. Nese nuk do te ishte laguna Akernia do te konsiderohej vend ideal edhe per faktin se lidhet me lehte me infrastrukture me Vloren se sa Llakatundi.

Po pra por ka nje kufi dhe hapesire qe quhet "zone e mbrojtur" e cila mbrohet me ligj. Ajo mund ti duket shterpe njeriut, por mund te jete shume e mire per lloje te tjera si psh shpendet te cilet kane nevoje per hapesira dhe korridore fluturimi. Ndaj shpallet zona e mbrojtur, jo per tju dukur "pjellore" njeriut por per tu dukur "pjellore" natyres. Afersia me lagunen eshte e pashmangshme dhe ndaj kjo e ben kete lokacion te papershtatshem, sado shterpe te duket vendi aty. Avionet nuk do te ulen pingul, por do perdorin shume trajektore te gjera e te gjata te cilat do e shpartallojne hapesiren e zones se mbrojtur.

Po i bie ketij avazit te zones se mbrojtur, a thua se ate e ka bere zone te mbrojtur perendia.
Zone te mbrojtur e ka bere vete Rama apo ndonje paraardhes i tij.
Tani do ta çmbroje, sepse ka interes me shume.

Dhe kur flet se eshte e mbrojtur me ligj as e ke idene sesi krijohen zonat e mbrojtura.
Ato krijohen me VKM (sa per informacion ajo KM tek ky term eshte Rama tani).
Pra e thene thjesht: ka nje VKM qe e ben zone te mbrojtur, behet nje VKM tjeter qe e heq nga zone e mbrojtur.

Pastaj ta dish ti me cfare hartash dhe metodologjish jane bere zonat e mbrojtura nuk do ishe aq partizan i tyre.

Thjesht per t'u sqaruar atyre (jo ty, se nuk ke interes te sqarohesh) qe duan te dine ç'do me thene "Zone e Mbrojtur".
VKM-ja qe e ka krijuar nuk eshte as Bibel e as Kuran, ashtu sic nuk eshte KM-ja qe e ka miratuar as Zot e as Allah!
See less See more
  • Like
Reactions: 1
441 - 460 of 930 Posts
Top