SkyscraperCity Forum banner
41 - 60 of 765 Posts

· Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,851 Posts
^^ Hyri Qershori dhe akoma asnjë lajm. Nuk dihet nëse është shpallur ndonjë tender, kush do e ndërtoj aeroportin, sa do zgjsin punimet, etj.
...e njejta gje vlen per "Rrugen e Arberit", "Tirane - Elbasan", dy "Bypass-et", "Lin - Pogradec", "Kardhiq - Delvine", kompanine ajrore "Air Albania", aeroportin e Kukesit, etj, etj, etj thjeshte per te permendur disa gjera per te cilat do te shihnim perditesime "se shpejti" nderkohe qe çdo informacion eshte TOP SECRET!
 

· Registered
Joined
·
20,336 Posts
Rama: Aeroporti i Vlores hapet brenda 2020, do te konkurroje Rinasin

 

· Carpe Diem
Joined
·
12,501 Posts
Aeroporti nuk ka lidhje me Narten , do ndertohet ne Akerni qe i bie minimumi nja 6-7 km larg ne vije ajrore, nderkohe autostrada e ndertuar Vlore-Fier kalon shume me afer lagunes dhe nuk ka sjelle shqetesim per lagunen.
 

· Registered
Joined
·
1,066 Posts
Ke ndonje studim qe po ben kete deklaraten qe autostrada nuk ka sjelle asnje shqetesim? Ke numrat e shpendeve para dhe pas ndertimit te autostrades? Ke ndonje studim shkencor? Apo bjeri ti biem, themi deklarata per te justifikuar ndertime vend e pa vend qe po shkaterrojne dhe te vetmen gje qe na kishte mbetur tamam: natyren.

Do vije koha qe do themi te na rrojne aeroportet dhe autostradat, po se cfare do shohin njerezit qe do udhetojne ne to, nje zot e di. Natyra eshte e pakthyeshme, duhen bere investime me studime mjedisore dhe strategjike, jo bjeri ti biem ku t'i doje qejfi investitorit.
 
  • Like
Reactions: ROADFAN

· Carpe Diem
Joined
·
12,501 Posts
Ke ndonje studim qe po ben kete deklaraten qe autostrada nuk ka sjelle asnje shqetesim? Ke numrat e shpendeve para dhe pas ndertimit te autostrades? Ke ndonje studim shkencor? Apo bjeri ti biem, themi deklarata per te justifikuar ndertime vend e pa vend qe po shkaterrojne dhe te vetmen gje qe na kishte mbetur tamam: natyren.

Do vije koha qe do themi te na rrojne aeroportet dhe autostradat, po se cfare do shohin njerezit qe do udhetojne ne to, nje zot e di. Natyra eshte e pakthyeshme, duhen bere investime me studime mjedisore dhe strategjike, jo bjeri ti biem ku t'i doje qejfi investitorit.
Une jam i pari qe flas ne lidhje me natyrem, ambjentin, ndotjen apo gjera te ngjashme, por ne rastin konkret e ke te faktuar qe laguna, per shkak te eleminimit te gjuetise se paligjshme ka marre jete vitet e fundit. Nuk eshte zhvillimi qe e pengon natyren, por zhvillimi pa plan e pa kriter, gje qe nuk me duket ne kete rast. Gjithsesi te shikojme , pasi projekti eshte ende ne fazat e para
 

· Registered
Joined
·
1,066 Posts
Aeroportet nuk mund te ndertohen kryesi ne brendesi te zonave te mbrojtura. Fakti qe laguna ka marre jete nga ndalimi i gjuetise nuk do te thote qe tani hajde ta 'vdesim' me ndertimin e aeroportit.
 
  • Like
Reactions: ROADFAN

· Registered
Joined
·
240 Posts
Aeroporti i Vlores - Gjiknuri: Do realizohet, Aeroporti i Kukesit dhe Sarandes, investim privat



Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se ky aeroport do të ndërtohet me çdolloj mënyre, edhe duke përfshirë financimin nga buxheti i shtetit. “Jemi në negociata për Aeroportin e Vlorës, të cilin nëse ne nuk e përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, shumë shpejt, ne do të tentojmë çdolloj mënyrë, përfshirë edhe skemën nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport. Janë parashikuar të gjitha hapësirat buxhetore nga ministria e Financave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partneriteteve Publik Privat të kemi mundësi ta bëjmë këtë aeroport vetë. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë. Çdo gjë tjetër është një iluzion.



Shqipëria nuk mund të ketë turizëm në 1 apo dy muaj, Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike.”Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ministri Gjiknuri u ndal edhe te dy projekte të tjera, Aeroporti i Sarandës dhe i Kukësit, të cilët do të jenë investim tërësisht privat. “Të njëjtën gjë po shikojmë për Sarandën, e cila do të jetë një projekt jo me buxhet shteti, por jemi të gatshëm me partneritet privat, me investim tërësisht privat të mundësohet edhe aty një aeroport turistik. Dikush do të thotë po si ka mundësi dy aeroporte në jug? Jo. Nga studimet e fizibilitetit mundësohet dhe një projekt turistik në Sarandë, pra një aeroport sepse Korfuzi është i mbingopur dhe sepse nga porti i Sarandës kanë hyrë mbi 600 mijë qytetarë.



Do të thotë që ka një fluks të madh njerëzish që lëvizin në drejtim të Sarandës. Saranda ka dhe kapacitete akomoduese më shumë se çdo vend tjetër i Shqipërisë, dhe kjo krijon situatën e nevojshme për të krijuar një model biznesi, i cili mund të jetë ekonomik. Gjithashtu ne kemi hapur garën për aeroportin e Kukësit, i cili edhe ky do të jetë një investim tërësisht privat. Pra koncesionohet aeroporti i Kukësit me shpresë që të ky të përdoret nga linjat me kosto të ulët dhe sipas disa studimeve paraprake të fizibilitetit ka interes qoftë nga ana e Kosovës qoftë nga pjesa veriore e Shqipërisë, sidomos për disa destinacione si Zvicra, Britania e Madhe, dhe disa shtete të tjera ku ka edhe një përqendrim me origjinë nga këto vende”./Scan
 

· Registered
Joined
·
1,066 Posts
Aeroporti eshte ndertuar, por e shohin dhe perdorin vetem ata qe kane filtrat e Rilindjes. Edvini vete fluturon nga Vlora cdo jave. Iu thafte goja atyre qe thone qe nuk eshte bere e nuk do behet. Eshte bere, por eshte ekskluziv i rilindasve. Ne te tjeret nuk e shohim dot, nuk kemi as kapacitetin mendor per ta perceptuar ekzistencen e tij.
 
  • Like
Reactions: ROADFAN

· Registered
Joined
·
240 Posts
Hahn për Aeroportin e Vlorës – “Deri tani nuk ka shkelje të MSA. Vlerësim i gjerë muajt në vijim”

Hahn për Aeroportin e Vlorës – “Deri tani nuk ka shkelje të MSA. Vlerësim i gjerë muajt në vijim”



Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, i është përgjigjur zyrtarisht, në emër të Komisionit Europian nëpërmjet një letre, euro parlamentarit Paul Rübig, i cili ka kërkuar hetim për qeverinë shqiptare për shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) me procedurën e prokurimit për aeroportin e Vlorës si dhe “Air Albania”.

“Komisioni është në dijeni të ankesave që lidhen me një shkelje të mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, sa i përket ndërtimit të Aeroportit të Vlorës dhe krijimit të linjës ajrore “Air Albania”-shkruan Hahn në letër-përgjigjen e tij ndaj europarlamentarit. Sipas Marrëveshjes së Stablizim-asociimit kontratat publike nuk duhet të jenë objekt diskriminimi dhe kjo çështje ka qenë vazhdimisht temë bisedimi me autoritet shqiptare, thuhet më tej në letër.

“Ndërkohë që nuk është konstatuar asnjë shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kontrollet e deritanishme, këto raste do të merren në konsideratë pa diskutim në vlerësimin e përgjithshëm të përmbushjes së direktivave europiane nga ana e Shqipërisë”-thuhet më tej.

“Një vlerësim më i gjerë dhe më i thellë i prokurimeve publike dhe kornizës së ndihmës shtetërore në Shqipëri dhe konkurrueshmërisë është planifikuar për në muajt në vijim, mbyllet letra e komisionerit Hahn për europarlamentarin e Partive Popullore Europiane. Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit detyron qeverinë shqiptare që të hapë procedura publike të prokurimit me rregulla të barabarta për kompanitë europiane dhe ato jo-europiane.

Roel Korkuti/SCAN
 
41 - 60 of 765 Posts
Top