...e njejta gje vlen per "Rrugen e Arberit", "Tirane - Elbasan", dy "Bypass-et", "Lin - Pogradec", "Kardhiq - Delvine", kompanine ajrore "Air Albania", aeroportin e Kukesit, etj, etj, etj thjeshte per te permendur disa gjera per te cilat do te shihnim perditesime "se shpejti" nderkohe qe çdo informacion eshte TOP SECRET!^^ Hyri Qershori dhe akoma asnjë lajm. Nuk dihet nëse është shpallur ndonjë tender, kush do e ndërtoj aeroportin, sa do zgjsin punimet, etj.
Une jam i pari qe flas ne lidhje me natyrem, ambjentin, ndotjen apo gjera te ngjashme, por ne rastin konkret e ke te faktuar qe laguna, per shkak te eleminimit te gjuetise se paligjshme ka marre jete vitet e fundit. Nuk eshte zhvillimi qe e pengon natyren, por zhvillimi pa plan e pa kriter, gje qe nuk me duket ne kete rast. Gjithsesi te shikojme , pasi projekti eshte ende ne fazat e paraKe ndonje studim qe po ben kete deklaraten qe autostrada nuk ka sjelle asnje shqetesim? Ke numrat e shpendeve para dhe pas ndertimit te autostrades? Ke ndonje studim shkencor? Apo bjeri ti biem, themi deklarata per te justifikuar ndertime vend e pa vend qe po shkaterrojne dhe te vetmen gje qe na kishte mbetur tamam: natyren.
Do vije koha qe do themi te na rrojne aeroportet dhe autostradat, po se cfare do shohin njerezit qe do udhetojne ne to, nje zot e di. Natyra eshte e pakthyeshme, duhen bere investime me studime mjedisore dhe strategjike, jo bjeri ti biem ku t'i doje qejfi investitorit.
Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, i është përgjigjur zyrtarisht, në emër të Komisionit Europian nëpërmjet një letre, euro parlamentarit Paul Rübig, i cili ka kërkuar hetim për qeverinë shqiptare për shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) me procedurën e prokurimit për aeroportin e Vlorës si dhe “Air Albania”.
“Komisioni është në dijeni të ankesave që lidhen me një shkelje të mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, sa i përket ndërtimit të Aeroportit të Vlorës dhe krijimit të linjës ajrore “Air Albania”-shkruan Hahn në letër-përgjigjen e tij ndaj europarlamentarit. Sipas Marrëveshjes së Stablizim-asociimit kontratat publike nuk duhet të jenë objekt diskriminimi dhe kjo çështje ka qenë vazhdimisht temë bisedimi me autoritet shqiptare, thuhet më tej në letër.
“Ndërkohë që nuk është konstatuar asnjë shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kontrollet e deritanishme, këto raste do të merren në konsideratë pa diskutim në vlerësimin e përgjithshëm të përmbushjes së direktivave europiane nga ana e Shqipërisë”-thuhet më tej.
“Një vlerësim më i gjerë dhe më i thellë i prokurimeve publike dhe kornizës së ndihmës shtetërore në Shqipëri dhe konkurrueshmërisë është planifikuar për në muajt në vijim, mbyllet letra e komisionerit Hahn për europarlamentarin e Partive Popullore Europiane. Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit detyron qeverinë shqiptare që të hapë procedura publike të prokurimit me rregulla të barabarta për kompanitë europiane dhe ato jo-europiane.
Roel Korkuti/SCAN