SkyscraperCity Forum banner

[VIA] Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës | Vlora International Airport

166204 Views 987 Replies 101 Participants Last post by  jurimecospace
7
Main technical data :
The airport will be provided with 1 runway, 7 taxiways and 4 aprons
Airfield infrastructure category - 4E
Runaway length - 3,2km
Taxiways length - 3,9km
Aprons and junctions area - 200,000m2
Access roads 3,9km
Service roads 3,6km
Perimetral roads - 5,8km Approx .
Value of infrastructure works ( air side & land side infrastructure ) : 75 Million Euro








See less See more
  • Like
Reactions: 2
81 - 100 of 988 Posts
A ka dhan Rama informacione rreth asaj se kush do ta financon projektin dhe kur shpallet tenderi?
Ka then që qeveria ka dy opsione , njëra esht dhënia e aeroportit një kompanie ndërkombëtare ( Italiane me sa di unë ) që do e ndërtojë dhe tjetra esht financimi nga shteti sa për fillimin e punimeve pastaj e merr ndonjë kompani në menaxhimin. Gjithësi në buxhetin e shtetit esht parashikur një fond që mundëson nisjen e punimeve , pas pak ditësh do marrim vesht se cilin opsion do zgjidhet . Esht projekt ambicioz dhe esht i ndarë në faza .
Thuhet që do jepet per 35 vite me koncesion? Nese është e vërtet atëher ky do të jet gabim shum i rënd per qeverin dhe do ti shkaktoj vendit humbje te madhe!
Ka then që qeveria ka dy opsione , njëra esht dhënia e aeroportit një kompanie ndërkombëtare ( Italiane me sa di unë ) që do e ndërtojë dhe tjetra esht financimi nga shteti sa për fillimin e punimeve pastaj e merr ndonjë kompani në menaxhimin. Gjithësi në buxhetin e shtetit esht parashikur një fond që mundëson nisjen e punimeve , pas pak ditësh do marrim vesht se cilin opsion do zgjidhet . Esht projekt ambicioz dhe esht i ndarë në faza .
Mos! Shpresoj mos e marrin italianët, sepse ata kanë për ta lënë përgjysëm.

Thuhet që do jepet per 35 vite me koncesion? Nese është e vërtet atëher ky do të jet gabim shum i rënd per qeverin dhe do ti shkaktoj vendit humbje te madhe!
Çfarë alternativash kemi?
Çfarë alternativash kemi?
Financuar nga Shteti (ose ndonje bashkefinancim me privatin), operimi nga kompani te specializuara.


------

Nuk po shoh te permendet sa do jete kapaciteti i aeroportit?
  • Like
Reactions: 1
Financuar nga Shteti (ose ndonje bashkefinancim me privatin), operimi nga kompani te specializuara.
Shteti nuk e përballon dot vetë koston. E vetmja alternativë është bashkëfinancimi.
Italianet ofrojn 65 milion euro per ndertimin e Aeroportit, në këmbim marrin 35 vite fitimin qe do te jet min. 10 fishi ose 650 milion euro!!
Pse te mos investohet nga ne e te marrim fitimin ne, 65 milion euro nuk është shum e madhe per shtetin.
  • Like
Reactions: 2
Italianet ofrojn 65 milion euro per ndertimin e Aeroportit, në këmbim marrin 35 vite fitimin qe do te jet min. 10 fishi ose 650 milion euro!!
Pse te mos investohet nga ne e te marrim fitimin ne, 65 milion euro nuk është shum e madhe per shtetin.
Unë mendoja që ndërtimi do ketë kosto më të lartë, prandaj paragjykova që shteti nuk e përballon.
Italianet ofrojn 65 milion euro per ndertimin e Aeroportit, në këmbim marrin 35 vite fitimin qe do te jet min. 10 fishi ose 650 milion euro!!
Pse te mos investohet nga ne e te marrim fitimin ne, 65 milion euro nuk është shum e madhe per shtetin.
Nga i more ti keto shifra? Nuk jane publikuar detajet akoma vetem projekti, dhe duk pare projektin dhe sa i madh dhe kompleks eshte nuk ka shans te ket nje kosto vetem 65m, trefisho kete shifer dhe mbas do ju afrohesh kostos reale. Plus atehere jo cdo koncesion dhe marreveshje PPP eshte problematike. Behen problematike ato te tipit si Rinasi kur ju fal monopol dhe ule breket para privatit por jo nese marreveshja eshte win-win per te gjithe palet.

Edhe ne shtetet e forta te botes, kur behet fjale per projekte madhore shteti kurre nuk merr per siper barren financiare mbi vete 100% edhe pse shteti mund ta kete kapacitetin per ta bere kete gje por perdore formulen e "spread the cost" duk hyer ne marreveshje me privatin, ose duk marre borxhe, ose kushedi, ka shume alternativa.

Gjeja e rendesishme ketu eshte qe shteti te jete i afte dhe te kete njerz qe jane kompitent dhe qe njofin mire ate fushe dhe si e tille te jene te afte te negociojne nje marreveshje qe eshte fair per te gjithe palet. Kjo na ka munguar neve deri tani dhe pranadaj na kan pire gjakun koncesionet e kaluar por jo pse koncesioni eshte automatikisht gje e keqe. Per koncesionet e reja koha do tregoje nese kemi riperseritur gabimet e vjetra.
See less See more
  • Like
Reactions: 3
4
Aeroporti do kushtojë ndoshta 65 milion euro por tërë projekti do kushtojë shum her ma shum . Unë mendoj që ky projekt do kushtojë diku tek 200 milion euro , ndoshta edhe ma shum ! Zona aty duhet bonifikuar dhe ky proces ka një kosto të rëndësishme , për të kompensuar humbën e lagunës aty do bëhet një vresht e madhe me rrush . Duke parë nga fotot do jetë shum e madhe dhe vetëm kjo kushton diku tek 60 milion euro sepse përveç rrushit do ndërtohen edhe disa kantina dhe agriturizem/hotele . Në bregdet do ndërtohet qyteti turistik që edhe ky ka kosto mjaft të rëndësishme , pra i gjith kompleksi do kushtojë shum ! Ky do jetë investimi ma i rëndësishëm në Shqipëri nga 2020 deri ne përfundimin e punimeve . Qeveria po mundohet te zëvendësojë përfundimin e Tapit dhe kaskades se Devollit me ket aeroport dhe rrugët në ndërtim ( pakëta 1 miliard ) .

Aeroporti kur të përfundojë do ket nje pamje te tille , esht nje projekt i bërë nga e njëjta studio.







See less See more
  • Like
Reactions: 1
^^ Ku do ndërtojnë këtë rezort? Në parkun e Nartës?

Projekti i paraqitur pothujse nuk paraqet detaje teknike, vec fjale bombastike (per kryeministrin esht fakt i kryer tani, sikur kan filluar fluturimet aty).
Mimimalisht duhet te kete nje kapacitet 5 milion udhetar ne vit nese synon me verte te jete konkurues i TIA dhe te jete operativ ter vitin. Turizmi po shtohet cdo dite dhe infrastruktura qe po ndertohet duhet te behet duke menduar si do jete situata pas 10 vitesh.
  • Like
Reactions: 2
G

http://www.oranews.tv/article/gati-projekti-i-aeroportit-te-vlores-2-opsione-ndertimin

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit dhe menaxhimin do ta marrë përsipër një shoqëri e hua. Pak para prezantimit të projektit nga kryeministri Rama, gazeta "Corriere della Sera", zbuloi se shoqëria italiane ‘Aeroporti di Puglia’ ka paraqitur interesin. Nuk ka hollësi se si u përzgjodh firma projektuese, ndaj dhe Partia Demokratike thotë se skema e përdorur është e ngjashme me atë për Teatrin Kombëtar.

Shoqëria italiane ‘Aeroporti di Puglia’ pret miratimin e kryeministrit Edi Rama për të fituar të drejtën e menaxhimit të aeroportit të Vlorës.

Përpara prezantimit të projektit të aeroportit të ri nga kryeministri shqiptar, gazeta "Corriere della Sera", zbulon se shoqëria italiane ka paraqitur interesin dhe reagimi i parë mund të vijë gjatë panairit Fiera del Levante.

Qeveria shqiptare i ndërpreu negociatat me bashkimin e kompanive turke Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction) për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit, pasi palët nuk ranë dakord për garancitë që duhet të ofronte shteti shqiptar.

Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij, theksoi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madh se i Tiranës dhe do jetë shumë herë më shumë me standarde se ai i Rinasit, ndërsa punimet do të nisin në pranverën e vitit 2020.

Rama: Pranverën e viti 2020 fillon puna në kantier. Me kompaninë tonë ajrore që dhe ajo mori kohën ë saj për t'u vënë në vijë dhe për të filluar fluturime. Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund një herë e mirë. Duhet pak durim dhe kohë në planin afat-mesëm. Sistemi i çmimeve do të normalizohet, se me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe Vlorës, do të ketë më shumë zgjedhje dhe mundësi.

Kryeministri tha se gjatë ndërtimit të aeroportit do të hapen njëmijë vende pune, ndërsa vepra e re do t'i japë fund "makthit" të çmimeve të larta".

Sipas projektit teknik, qeveria synon të arrijë një qarkullim vjetor prej 2 deri në 3 milionë pasagjerë në vit me fokus zhvillimin e turizmit në rajonin jugor të vendit.

Ndërkohë në një reagim Partia Demokratike tha se projektimi i Aeroportit të Vlorës është një aferë korruptive e Edi Ramës.

Sekretari për burime njerëzore, Ervin Minarolli, tha se qeveria nuk ka dhënë informacione mbi mënyrën se si është përzgjedhur firma projektuese dhe e krahasoi skemën me atë të përdorur edhe me Teatrin Kombëtar.
  • Like
Reactions: 4
^^Duhet te vesh edhe adresen e artikullit si burim.

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit dhe menaxhimin do ta marrë përsipër një shoqëri e hua.
CFARE??
Shume mire qe nuk u arrit marrveshjeve me mafiozet turk. jane mesuar ne vendin e tyre tu pranohen garancite joreale e pastaj te rrjepin popullin me taksa. Edhe nese ndertohet me 100% fonde buxhetore besoj se ja vlen dhe do humben me pak lek. Pastaj po qe se shteti nuk mund ta perballoje menaxhimin mund te arrije marrevshje me privatet me vone.
Me intereson shume edhe vendi i zgjedhur. A nuk do kete ndonje ndikim edhe ne lagune e Nartes? Mos hapen edhe probleme me shpezet e te shkaktohen shume aksidente avionesh. Eshte marre valle mendimi i ekpserteve?
Rama vizitë në Itali për investimet dhe menaxhimin e aeroportit të Vlorës
Kryeministri shqiptar Edi Rama po zhvillon një vizitë në Itali. Ai ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Bari për të marrë pjesën në forumin ndërkombëtar “Ekonomia Blu e Mesdheut-Mundësi zhvillimi dhe bashkëpunimi”, i cili do të zhvillohet nesër. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Bari nga Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Presidenti i Rajonit të Pulias shkruan se temë e diskutimeve do të jetë ekonomia dhe mjedisi, ndërsa sipas medieve pritet që të jetë edhe diskutimi për bashkëpunimin për aeroportin e ri të Vlorë, projekti i të cilit u prezantua pak ditë më parë nga Rama.
https://shqiptarja.com/lajm/rama-vi...estimet-dhe-menaxhimin-e-aeroportit-te-vlores
Me intereson shume edhe vendi i zgjedhur. A nuk do kete ndonje ndikim edhe ne lagune e Nartes? Mos hapen edhe probleme me shpezet e te shkaktohen shume aksidente avionesh. Eshte marre valle mendimi i ekpserteve?
Problem qe zgjidhet lehte, si ne shume aeroporte te botes..
Vendosen 3-4 skiftere te trajnuar rreth e rrotull aeroportit, dhe nuk afrohet asnje shpend..
Problem qe zgjidhet lehte, si ne shume aeroporte te botes..
Vendosen 3-4 skiftere te trajnuar rreth e rrotull aeroportit, dhe nuk afrohet asnje shpend..
Më duket tepër interesant qasja e problemit. Po me lagunën çdo bëhet?
  • Like
Reactions: 1
81 - 100 of 988 Posts
Top